Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti në pritje të sinjalit nga Hashim Thaçi për pajtim në mes të LVV-s dhe PDK-së

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti në pritje të sinjalit nga Hashim Thaçi për pajtim në mes të LVV-s dhe PDK-së
Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti në pritje të sinjalit nga Hashim Thaçi për pajtim në mes të LVV-s dhe PDK-së

Dr. Hysni Aliu

  • 10 October 2020 - 10:28

-Oferta e fundit e deputetit Bekim Haxhiu për VV në lidhje me votat për rrëzimin e qeverisë Hoti na qenka paksa me e akceptueshme, megjithëse oferta është ende  mashtruese, si  rrjedhojë edhe fyese për njerëzit që e dëgjojnë.  

Shtrohet pyetja, përse PDK nuk po i siguron 30 vota dhe ta teston gatishmërinë e VV-së se dhe në të njëjtën kohë të tregon se është e sinqertë me ofertën e vetë për rrëzimin e qeverisë Hoti?  Nëse VV nuk do ta përkrahte mocionin e ngritur nga  PDK  atëherë në sy të popullit  VV do ishte mashtruesja.

 Unë nuk po e kuptoj se si qenka e mundur që PDK ja të ketë respekt kaq të madh për VV-në  dhe z. Kurtin  dhe "ja len rendin ma të madhit me pri VV-së ", ashtu siç e kemi traditë ne shqiptarët. Pra, shtrohet pyetja e thjeshtë, përse PDK-ja nuk po e inicion vet  mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti,  por po e thërret VV-vë që ta bëj atë,  kurse  në anën tjetër thotë që kjo qeveri duhet të bije! 

 A ka nevojë PDK për dritën e gjelbër nga Albin Kurti dhe VV, unë nuk besoj  apo e pret dritën e gjelbër nga presidenti Thaçi. Si është e mundshme që për tu formuar kjo qeveri , presidenti Thaçi i shkonte në shtëpi deputetit të NISMES  për të ja marr votën, ndërsa tash nuk paska mundësi  me i sigurua vetë  votat për ta rrëzuar këtë qeveri duke ditur që tani më një deputet që votoi qeverinë Hoti është në burg. 

Në shkrimet e mia ju kam paralajmëruar që kjo qeveri do të mbahet në mend për arrestimin e individit  të parë në Kosovë për llogari të gjykatës speciale dhe dërgimin e tij në Hagë , dhe ashtu ju doli. Po dua të ju them sërish që kjo qeveri është e rrezikshme në raport me luftën e UQK-së po aq sa është e rrezikshme Serbia, andaj veproni sa nuk është tepër vonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".