Gjykatat e kapura nga krimo-politika refuzojnë paditë për kompensimin e dëmeve dhe krimeve të luftës

Gjykatat e kapura nga krimo-politika refuzojnë paditë për kompensimin e dëmeve dhe krimeve të luftës
Gjykatat e kapura nga krimo-politika refuzojnë paditë për kompensimin e dëmeve dhe krimeve të luftës

Riza Smaka

  • 12 October 2020 - 13:45

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

Absurdet e tilla janë irracionale, krejtësisht irrituese dhe bizare. Mbase influenca e korrupsionit e ushtruar në institucione kryesisht të sistemit të drejtësisë është një nga faktorët dominant të inaktivitetit, pasivitetit, indolencës dhe indiferencës së tyre edhe për raste drastike e tejet të rënda të krimeve të luftës të njëjtësuara me kompetentët e gjenocidit antishqiptar të ushtruar nga shteti serb dhe institucionet publike të tij.

-Z. Jahir Bejta me OJQ "Ngritja e Zërit" gjatë një periudhe të gjatë bënë një punë profesionale për admirim në funksion të kompensimeve morale, shpirtërore e materiale të qindra mia qytetarëve të Kosovës, kryesisht shqiptare, civil të të gjitha moshave e gjinive - viktimave të ushtrimit të dhunës shtetërore serbe hegjemoniste antishqiptare të kryer kryesisht gjatë periudhës 1977-9. Institucionet publike të vendit tonë, në radhë të parë ekzekutivat dhe ministritë e drejtësisë të periudhave të ndryshme, veçanërisht gjatë periudhës 2010 deri në ditët e sotme , jo që nuk e kanë mbështetur sadopak këtë OJQ të rëndësishme por as vetë nuk kanë ndërmarr masa as aktivitete ndryshe Ex Officio imperative për të njëjtat në drejtim të persekutimeve juridike të kryesve të krimeve të luftës dhe të dëmtimeve enorme morale, shpirtërore e materiale në dëmin e qindra mia qytetarëve të vendit tonë! Për të qenë ironia sarkastike e bizare edhe më e veçantë, as institucionet e sistemit të drejtësisë nuk janë vënë në funksion të realizimit të postulatit fundamental të drejtësisë në dobi kompensimeve të dëmeve morale, shpirtërore e materiale të qindra mia qytetarëve të vendit tonë.

Ndryshe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm të vendit tonë janë ekskluzivisht kompetente , të autorizuara dhe të obliguara për t'i vendosur çështjet juridike të krimeve të luftës varësisht së në juridiksionin territorial e material përkatës. Nuk mund të justifikohet me asnjë farë provizioni legal as me precedentë juridike të mirënjohura që gjykatat vendore në të cilat kanë qenë shkaktuar dëmtimet e luftës të formave të ndryshme që të arbitrarisht të shpallen jo ompetente. Aq më pak mundë të kuptohet qëndrimi i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të cilat ose eksplicite ose implicite janë vënë në pozicione jo juridike, të padrejta e irracionale për zhagitje të pakufishme, madje për përjashtim të trajtimeve prokuroriale e gjyqësore të të gjitha rasteve të dëmtimeve morale, shpirtërore e materiale të qindra mia qytetarëve civil të të gjitha moshave e gjinive të vendit tonë , viktimë në saje të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".