Politika e lidhur me krimin e ka kapur shtetin e Kosovës po e kundërshton VETING-un

Politika e lidhur me krimin e ka kapur shtetin e Kosovës po e kundërshton VETING-un
Politika e lidhur me krimin e ka kapur shtetin e Kosovës po e kundërshton VETING-un

Skender Kapiti

  • 12 October 2020 - 17:33

Shkruan: Skënder Kapiti

Pra në Kosovë ka një demokraci dhe shtet të kapur nga drejtësia politike, që do të thotë se drejtësia kosovare është mjet shërbimi ,mbrojtjeje dhe avokatie në shërbim të politikës ,hajnisë dhe pushtetit e korrupsionit të saj. Prandaj edhe është po kjo politikë armikja më e madhe e VETING-ut të sistemit të drejtësisë ,VETING cili do ta dëbonte nga politika dhe do ta pastronte edhe politikën nga halabakët, mashtruesit, injorantët, dhe nga ata me rekorde krimi e hajnie.

Kur dështon sistemi i drejtësisë , aty ka dështuar edhe demokracia sepse demokraci do të thotë sundim i ligjit. Kjo ka ndodhur dhe është realitet në Kosovë. Armiku kryesor në demokraci është politika, e cila si gjithmonë ia ka me hile popullit dhe sillet pandershmërisht, kriminalisht, pabesisht dhe tradhtisht me Demokracinë. Por në Demokraci është ligji ai që e mbron dhe e ruan atë. Por kur ligjin dhe demokracinë i kap dhe I pronëson politika dhe mafia politike e krimi e korrupsioni politik aty nuk bëhet fjalë më për shtet ligjor, por për një shtet të kapur nga korrupsioni dhe antishteti e anti ligji i oligarko-mafisë politike. Dhe përderisa Kosova nuk ka ndërtuar akoma shtetin ligjor, atëherë nuk ka as liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës dhe as integrim të mëtutjeshëm për në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".