Juve që i thoni vetes deputet, Zoti ju marroftë e shkelët premtimin dhe votën e qytetarëve

Juve që i thoni vetes deputet, Zoti ju marroftë e shkelët premtimin dhe votën e qytetarëve
Juve që i thoni vetes deputet, Zoti ju marroftë e shkelët premtimin dhe votën e qytetarëve

Ragip Guraziu

  • 13 October 2020 - 17:28

Shkruan: Ragip Guraziu

Tani të gjithë po e shohim, jo veç ne por edhe e gjithë bota, si është shndërruar Kuvendi i Kosovës tërësisht, nga një vend ku përfaqësohet interesi madhor i shtetit, në një vend ku të ashtuquajturit deputet, bëjnë gjithçka për të mbrojtur vetëm interesat e grupeve të nëntokës kriminale, duke harruar në tërësi misionin fisnik që ju ka dhënë populli duke premtuar adresim të zgjidhjen e problemeve të popullit e të shtetit, një mashtrim i madh dhe zhgënjim që po ndodhë tash për këta 9 muaj të funksionimit të pa organizuar e të dëshmuar vetëm për interesat e ngushta puro kriminale dhe politike.

Cilët deputetë janë këta dhe çfarë po bëjnë, me të drejtë edhe qytetarët kanë filluar ti shohin deputetët si mashtrues ordiner dhe Kuvendin si një vend ku mblidhen grupet kriminale dhe të nëntokës së krimit të organizuar, jo ata deputet të cilëve ju kishin besuar votën. As armiku ynë Serbia nuk kish ditë me na sjellë këtë gjendje si na kanë sjell kjo strukturë deputetësh, që po sillën në Kuvend si pula pa kokë, që kërcen herë andej e herë këndej. Me të gjitha këto veprime destruktive, parlamenti i Kosovës, nga një organ përfaqësues i vullnetit të popullit, po shndërrohet në një pseudo institucion, që në fakt po e rrezikon edhe shkatërrimin e shtetit, pa një plan veprimi strategjinë dhe pa qëndrim unik politik, për çka me të drejtë edhe qytetarët kanë filluar ta shohin si një vend ku mblidhen grupet kriminale dhe të nëntokës së krimit të organizuar, jo ata deputet të cilëve ju kishin besuar votën. Secili qytetar tani me të drejtë e shtron pyetjen se a kanë pak moral dhe a janë të vetëdijshëm se çka po flasin dhe çka po votojnë dhe sa po e dëmtojnë Kuvendin dhe Kosovën. Ata që sot luftuan dhe dhanë jetën e tyre, disa lanë mbrapa edhe familjen e disa shkuan me tërë familjen, çka kishin për të thënë, po që u epet mundësia, kur e kishin parë Kosovën këtë gjendje?! Unë si autorë i këtij shkrimi po e marr përsipër dhe po përgjigjem në vend të tyre, dhe nuk kamë përgjigje më të mirë pos të jua përcjellim atyre një mesazh, jo tjetër shprehje sepse nuk kanë çka na thonë as nuk kemi çka ju themi pos të jua përplasim duke ju thënë: juve që i thoni vetes deputet, Zoti ju marroftë e shkelët premtimin dhe votën e qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"