Ndërkombëtarët po e izolojnë Sistemin e Drejtësisë të kapur nga mafio politika dhe strukturat e shërbimeve sekrete serbe

Xhevat Meha

  • 14 October 2020 - 07:21

Shkruan: Xhevat Meha

Përcaktimi i disa kryeprokuroreve në Prokuroritë Regjionale është vetëm një nga shumë hallkat e funksionimit të dërzhavës së Kosovës e cila është ndërtuar nga rrjeti strukturave të fshehta serbe si mashtrim në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ndërkombëtarët janë tërhequr me që kanë pa se ndikimi i tyre në fillimin e çmontimit të dërzhavës së Kosovës është i papërfillshëm.

Tërheqja e ndërkombëtareve nga monitorimi ne Këshillin Prokurorial mendoj se ka ardhur si domosdoshmëri. Me të drejtë qytetarët i shohin ndërkombëtaret edhe si bashkëfajtorë të gjendjes së tanishme që kemi në Kosovë, për faktin se përmes ofrimit të ndihmës në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës bëhen edhe bashkëpërgjegjës për këtë nivel të funksionimit të tyre. Nuk duhet harruar se qeveria e tanishme është krijuar nga bosët e krimit që të sigurohen se Vetingu nuk do të ndodh, të paktën Vetingu siç ishte në programin qeverisës të bashkëqeverisjes se dal nga zgjedhjet e 6 tetorit te vitit te kaluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".