Faktorizimi rrezikshëm i Hashim Thaçit pas intervistimit nga Gjykata Speciale dhe pafytyrësia e udhëheqësve të shantazhuar të dialogut

Faktorizimi rrezikshëm i Hashim Thaçit pas intervistimit nga Gjykata Speciale dhe pafytyrësia e udhëheqësve të shantazhuar të dialogut
Faktorizimi rrezikshëm i Hashim Thaçit pas intervistimit nga Gjykata Speciale dhe pafytyrësia e udhëheqësve të shantazhuar të dialogut

Dr. Hysni Aliu

  • 14 October 2020 - 13:39

Politika  që po udhëhiqet nga udhëheqësit aktual të Kosovës është e mjerueshme dhe shkatërruese për shtetin tonë, kjo pasi që kemi udhëheqës që dinë vetëm për dreq,  siç thotë populli,  dhe janë të shantazhueshem në të gjitha aspektet. Kjo qeveri që është formuar dhe mbahet gjallë nga votat e Listës  Serbe dhe Vuçiqi, nuk mundet kurrë ta përfaqëson  identitetin  dhe interesin e Kosovës dhe shqiptarëve. 

Qeveria Kurti u rrëzua pikërisht sepse nuk ishte e shantazhueshme nga Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare dhe sepse filloj të jetë e frikshme për ata që tani po udhëheqin dhe bandat e  tyre kriminale, e jo siç tha përfaqësuesi i grupit parlamentar të LDK-së  Arben Gashi,  që qeveria Kurti na paska pas filluar me qenë e frikshme për popullin.  Gashi tregoj një të vërtetë nga brendia e tij psikologjike, se ata paskan qenë të frikësuar nga qeveria Kurti, sepse kanë qenë të përlyer. Vuçiq e ka në dorë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Kosovën, e ka në dorë nëpërmes Listës  dhe udhëheqësve të shantazhuar nga Serbia, ndërsa bashkësinë ndërkombëtare nëpërmes Rusisë dhe Kinën, por edhe Listës Serbe.

Kosovën e kërcënon me rrëzimin e qeverisë, ndërsa ndërkombëtarët me bazat e Rusisë e Kinës  dhe armatimin e tyre në Serbi pore edhe me Listën Serbe që kur të donë ajo e tërheq dhe ua ndërprenë planet ndërkombëtarëve. Vuçiq, listën Serbe e ka një thesar që do ta përdor nëse dikush guxon ta mbështetë për muri me ndonjë kërkesë për njohje indirekte të Kosovës, se për njohje direkt  as që mundë  të flasim, këtë e kam thënë në momentin që u formua kjo qeveri. 

Përfaqësuesit tanë fatkeqësisht po e vërtetojnë çdo ditë që nuk janë të qëndrueshëm në veprimet dhe premtimet e tyre e si rrjedhojë nuk kanë vija të kuqe në asnjë çështje. Bashkësia ndërkombëtare e ka vërejtur që këta janë mashtrues të popullit të vetë, janë të dirigjuar nga Beogradi e të kriminalizuar, si rrjedhojë besojnë logjikshëm që qdo plan i tyre do të kalon, në mos me dëshirë atëherë me zor, ose nëpërmes presionit të Gjykatës  speciale, ose nëpërmes të presionit të Grenellit apo nëpërmes të  presionit të Brukselit dhe Beogradit ashtu siq po veprojnë  tani. 

Lëshuarja pe në Shtëpinë Bardhë ndaj kërkesave të Beogradit, ishte një test serioz se deri ku munden të shkojnë me lëshime këta shpirt zinj.  Atje Serbia mori gjithçka dhe veç e filloj edhe de jure ndarjen e Kosovës nëpërmes Ujmanit, dhe fitoj daljen në det, ndërsa Kosova fitoj  një njohje fiktive nga Izraeli, njohje e cila si e atillë është produkt i pazareve të ndyra dhe që do të bëhet kur ti plotësohen kushtet Serbisë në plotëni. Pra kjo është metodologjia patologjike që po përdoret në dialogun me Serbinë.

 Unë kam shkruar që pranimi i kushtëzimeve të Serbisë nga qeveria Hoti që të heq reciprocitetin si kusht për të vazhduar dialogun ishte një  gabim i madh, sepse i ka mundësuar Serbisë që ndër të tjera, sërish në të ardhmen, kur ndonjë çështje nuk i shkon për shtati, sërish të kushtëzon vazhdimin e dialogut me plotësimin e ndonjë kushti të tyre.  Tani Serbia atë kushtëzim po e bën indirekt  nëpërmes listës Serbe, ku ata kërcënojnë që, nëse kjo qeveri  nuk e formon asociacionin e tyre, atëherë ata do të dalin nga  qeveria dhe nga institucionet e Kosovës, institucione në të cilat kanë qenë vetëm formalisht, për ti quar përpara,  planet e Serbisë për dezintegrim të Kosovës dhe mbajtjen në pushtet të shpirt zinjve.  Shtrohet një pyetje logjike, përse Kosova, nuk e e  kushtëzon  vazhdimin e dialogut me njohjen paraprake  nga Serbia nëse ata po kushtëzojnë me formim paraprak të asociacionit?

Përse këta mjeranë kurrë nuk e përmendin mos implementimin e marrëveshjeve të mëhershme nga Serbia, siç është ajo për strukturat paralele që në tërësi funksionojnë në Kosovë, për pikat kufitare, për diplomat, për Urën e Mitrovicës? Përse këta shpirt zinj nuk ia kujtojnë  Brukselit që Serbia i merr të mirat sikurse bëri me planin e Ahtisarit dhe në fund tërhiqet në momentin  që nuk i përshtatet diçka.  

Përse nuk ju thoni, që Kryeministri i Kosovës, nuk mundë ta kalon urën e Ibrit dhe të vizitoj ato institucione në të cilat po merkan pjesë serbët. Përse Kosova nuk kërkon që nëse duhet të flitet për Asociacionin serb, atëherë  duhet të hapet edhe çështja e vetos serbe në parlamentin e Kosovës, e vendeve të rezervuara, dhe kushtëzimeve kushtetuese që duhet ti bëhen ati asociacioni në mënyrë që mos të jetë mundësi pas një kohe të shpallë veten si republikë apo ndarjen nga Kosova!! Këto e shumë të tjera për ju shpitë zinj që pafytyrësish po na përfaqësoni. 

Kushtëzimet e Listës Serbe dhe Serbisë  që u bënë sot, për ata që dinë të analizojnë prapaskenat e politikës nuk janë të sotmet, por ato kanë ndodhur atëherë kur u anulua takimi i fundit në Bruksel , sipas gënjeshtrave të Lajqak për shkak të koronës, por edhe më herët, atëherë kur u formua kjo qeveri nga votat e tyre. 

Pafytyrësia e udhëheqësve të dialogut nuk përfundon këtu. Kjo skemë e parapërgatitur filloj kur  presidenti Hashim Thaçi, para disa javësh,  ja ndalon shërbëtorit të vetë z. Avdullah Hoti, që të dialogon, për Asociacionin e komunave serbe, me qëllimin që sërish të faktorizohet.

Çuditërisht, qëndrimi i evropianëve ndaj Thaçit ndryshon, dhe nga një njeri të cilin e kthejnë  mbrapsht nga rruga për në Shtëpinë e Bardhë dhe nga një njeri që gjoja është duke shantazhuar gjykatën speciale dhe duke e dërguar drejtë zhbërjes, dhe të cilin njeri rrjedhimisht të pastërtitë e botës nuk munden ta takojnë sepse do akuzohej për krime monstruoze, shndërrohet në një shpëtimtar të dialogut, dhe njeri që tani po bëka me e takua edhe në Bruksel edhe në Uashington.  

Bile bile Lajqak, thotë që Thaçi  ka përvojë në dialog dhe si rrjedhojë është i dobishëm në të.  Ndërsa Thaçi thurë lëvdata për Lajqakun, duke harruar atë që tha , kur Lajqak u emërua për përfaqësues të  BE së për dialog. A do të thotë kjo që së pari, z. Hoti  nuk paska përvojë dhe si rrjedhojë nuk din asgjë për dialogun, dhe së dyti, a do të thotë kjo që pasi që ja ngrehën veshin Thaçit, dhe e intervistuan për 4 ditë në Hagë për krime,  ai që po akuzohet për krime, tani nuk qenka më i dyshuar për krime.

A e tërhoqi Serbia dhe Haga aktakuzën ndaj tij, apo shndërrimi i Thaçit nga një kriminel  për evropianët e amerikanët, në një demokrat dhe negociator i mire si rrjedhojë marrëveshjes së Uashingtonit, ajo mbetet të shihet.  Kjo nuk të ngjanë ty Evropa ime!! Kjo sjellje pa kritere dhe pa principe etike e morale, nuk të ngjanë ty Evropa ime! 
Një gjë e di, që politika e mbrapshtë e Trumpit dhe disave në Evropë në lidhje me Kosovën dhe ndarjen e saj është kthyer sërish në tryezë.

Si rrjedhojë pritet edhe reagimi i Gjermanisë dhe përkrahësve të politikës së saj njerëzore dhe largpamëse në lidhje me Ballkanin dhe Evropën. Nëse ndërhyrja Gjermane nuk ka sukses, atëherë nuk është larg mendjes që këta shpirtzinjtë tanë të thirren sërish në Shtëpinë e Bardhë  apo Bruksel  për të nënshkruar tani marrëveshjen politike ku do të përfshihej edhe asociacioni i komunave serbe dhe ndarja de jure e Kosovës. 

Të huajt nuk do të na mbrojnë, e as nuk po na mbrojnë, andaj ne duhet të ngritim zërin për vendin tonë.  Nëse dikush mendon që duhet të priten akuzat ndaj Thaçit nga Gjykata Speciale apo humbja e zgjedhjeve nga Tramp, para se të protestojnë, unë besoj që po gabojnë shumë. Problemi është në Kosovë, dhe nëse populli nuk reagon, këta njerëz do ta dirigjojnë politikën e vendit  edhe nga Haga e as Amerika pas Tramp nuk do të na ndihmon sepse ne nuk po i ndihmojmë veti. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".