Isa Mustafa kundër shtetit të së drejtës, pozicionohet në mbrojtje të shkelësve të ligjit dhe të krimit

Isa Mustafa kundër shtetit të së drejtës, pozicionohet në mbrojtje të shkelësve të ligjit dhe të krimit
Isa Mustafa kundër shtetit të së drejtës, pozicionohet në mbrojtje të shkelësve të ligjit dhe të krimit

Skender Kapiti

  • 15 October 2020 - 17:36

Shkruan: Skënder Kapiti

Në demokraci fjalën e ka ligji, dhe kur flet ligji, politika duhet të heshtë. Isa Mustafa tashmë është i dëshmuar si i korruptuar, aventurier , mashtrues dhe i pabesueshëm deri në neveri për aventurizmin politik e korruptiv të tij, si trafikant pushteti. Askujt në demokraci nuk I lejohet që të urdhërojë drejtësinë si, qysh dhe çfarë të veprojë për të akuzuarit dhe të proceduarit nga organet e saj . Këtë e bën mendësia komuniste e Isa Mustafës.

Deklarimi prej kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, kundër fillimit të hetimeve ndaj kryetarit të Istogut Haku Rugova, është rasti më i freskët i asaj për të cilën flitet dhe konstatohet nga opinioni i gjerë publik shqiptar dhe nga ai ndërkombëtar, se drejtësia në Kosovë është e kapur, është pronë dhe është në shërbim të politikës dhe të oligarkisë politiko-korruptive. Kjo ndërhyrje e tij është përpjekje për t’i bërë mbrojtjen dhe avokatinë Rugovës si dhe presion politik mbi drejtësinë për shkak se Kryetari Rugova i Komunës së Istogut i përket politikisht LDK-së që drejton Mustafa. Nëse p.sh. Rugova do t’i përkiste AAK-së apo edhe PDK-së me siguri që atij avokatinë do t’ia kishte bërë AAK-ja , kryetari i saj , apo në rastin tjetër PDK-ja dhe kryetari i saj. Në vend që Mustafa të paktën sipërfaqësisht do të duhej që të heshtëte apo të paktën të thoshte se tashmë fjalën e ka drejtësia dhe ligji, ai mbron të akuzuarin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".