Qeveria nuk guxon të shantazhohet nga Lista Serbe, të krijohet Qeveri e shumicës shqiptare

Qeveria nuk guxon të shantazhohet nga Lista Serbe, të krijohet Qeveri e shumicës shqiptare
Qeveria nuk guxon të shantazhohet nga Lista Serbe, të krijohet Qeveri e shumicës shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 16 October 2020 - 07:43

Shkruan:Muhamet Kelmendi

Qeveria formohet edhe pa Listën Serbe. Madje duhet larguar nga mundësia që të kemi një qeveri e cila varet nga votat e Listës serbe. Kjo është shumë e dëmshme për vendin tonë. Në Kosovë ka parti parlamentare dhe vetëm kërkohen bisedime dhe marrëveshje për koalicion. Dhe, nëse nuk ndërtohet ndonjë koalicion, janë zgjedhjet e reja që do të krijojnë bazën e një qeverie të re. Por, nuk jemi atje. Në Parlament është edhe PDK edhe VV-ja, me njërin apo tjetrin subjekt politik mundë të krijohet koalicioni. Në fund të fundit PDK- dhe LDK kanë qenë disa herë në koalicion dhe ata e dinë dhe e njohin mirë njëri-tjetrin. Pra, nuk duhet lejuar asnjë kërcënim. S’ka nevojë për frikë. Pushteti shkon dhe vjen e shteti dhe kombi mbesin.

Çështja e Asociacionit, për të diskutuar me ndonjë subjekt, qoftë edhe me shtetin serb, si dhe qoftë se vjen deri te tërheqja nga qeveria e Listës Serbe, duhet konsideruar të mbyllur juridikisht. Është në kompetencat tash të organeve të shtetit se si dhe me ç’farë kompetencash duhet të organizohet. Kjo është një punë që ka dalë nga Marrëveshja e vitit 2013-të, e nënshkruar nga Thaçi dhe ajo e vitit 2015-të e nënshkruar nga Isa Mustafa në Bruksel. Natyrisht se Asociacioni pa pushtet juridik, ekzekutiv, ekonomik etj, si një organizatë civile nuk është kundër Kushtetues.

Por, ashtu e nënshkruar në vitin 2013 është tipike e karakterit juridiko-politik dhe e karakterit ekzekutiv. Këtë nuk duhet lejuar edhe nëse e tërë Lista Serbe shkon dhe inkuadrohet në Serbi ku edhe e kanë vendin. Qeveria nuk guxon të shantazhohet dhe për hir të pushtetit të ndërtoj ndonjë asociacion që është shkallë apo hallkë e tretë e pushtetit. Ajo nënkupton shtet të ri. Këtë kurrë nuk e falë populli i Kosovës. Ndaj duhet refuzuar. Më e madhja është formimi i ndonjë koalicioni të ri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".