Kriminaliteti nuk ka “brina”- toka publike u shitë një ari (1 euro)!!

Kriminaliteti nuk ka “brina”- toka publike u shitë një ari (1 euro)!!
Kriminaliteti nuk ka “brina”- toka publike u shitë një ari (1 euro)!!

Ismail Muçiqi

  • 16 October 2020 - 09:53

Komisioni Hetimorë i formuar nga Parlamenti i Kosovës për të hetuar procesin e Privatizimit në Kosovë po qetë në shesh  anomalitë dhe deformimet të cilat ndodhën gjatë privatizimit të pronës shoqërore pas lufte në Kosovë.

Ky proces  i cili u zhvillua me logen  e Agjencionit të Privatizimit, Agjencion ky i cili i shiti pronat dhe asetet e qytetarëve të Kosovës, është procesi më i dhimbshëm dhe ma skandalozë që i ka ndodhur Kosovës.

Kështu përmes koordinimeve të njerëzve të pushtetit dhe të atyre me fuqi politike, u shitën fabrikat, uzhinat, objektet gjigante të ndërtuara me shumë mundë dhe ndjerës  nga punëtorët e profileve të ndryshme të këtij vendi.

Kështu këto kapacitete ekzistuese të cilat ishin në shërbim  të ekonomisë dhe industrisë së Kosovës u privatizuan me çmime qesharake, më mirë të themi u përvetësuan nga individët, grupet e interesit dhe nga të afërmit e liderëve të partive politike dhe të institucioneve të shtetit.

Kështu pa asnjë turp , dhe përgjegjësi fabrikat e Kosovës u shndërruan në depo dhe strehimore të mallrave tregtare duke jau ndërrua destinimin e prodhimit të më hershëm të cilin e përcakton  edhe ligji për privatizimin e pronave shoqërore, në bazë të standardeve euro-perëndimorë të sistemit prodhues të ekonomisë së tregut.

Këto deformime të cilat u bënë përmes Agjencionit të Privatizimit, përkatësisht të anëtarëve të bordeve me ngjyra politike ndikuan që qindra mija punëtorë të largohen nga puna dhe të bredhin rrugëve duke u shndërrua në raste sociale për mbijetesë.

Mjerisht ligji i privatizimit të pronës shoqërore nuk u respektua po thuajse 90% nga shitblerja e kësaj pasurie e cila kishte karakter  shoqërorë në të cilinë ishin të punësuar mbi 100 mijë punëtorë të prodhimit.

Dikur  Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë ishte gjigantë i prodhimit të amortizatorëve të cilët eksportoheshin në shumë Shtete të Botës.

Po ashtu Kombinati Bujqësorë Industrialë “Agro Kosova” i cili kishte të punësuar mbi 18 mijë punëtorë gjithandej Kosovës.

Fabrika me renome ishin edhe shumë të tjera si ajo fabrika e tubave në Ferizaj, Ballkani i Suharekës, Famipa në Prizren, Emin Duraku dhe disa fabrika tjera në Gjakovë, Fabrika e Birrës në Pejë, Kombinati - Xeherorja në Mitrovicë, Fabrika e llamarinës në Vushtrri, ajo e Armaturës në Podujevë, Fabrika e Duhanit në Gjilan, Kombinati Bujqësorë Ereniku në Gjakovë e shumë të tjera ishin bazament  i zhvillimit të gjithmbarshëm të ekonomisë tonë.

Këto objekte të karakterit industrialë u privatizuan me çmime qesharake, duke u bërë pronë e individëve të caktuar të cilët janë të njohur  publikisht për opinionin.

Të shitën 50 hektarë tokë bujqësore në shumë nga 1 euro këtë e dëshmoj sot Shkelzen Lluka ish-Kryetar i Bordit të Agjencionit të Privatizimit para Komisionit Hetimorë të Parlamentit të Kosovës.

Këto krime dhe deformime u bënë në kohën kur populli i Kosovës pati shpresë dhe iluzione të mëdha se pas Çlirimit dhe Pavarësisë, Republika e Kosovës do të zhvillohet me hapa të shpejtuar dhe do të bëhet shtet i të drejtës ku do të sundojë ligji dhe ku do të mbizotëronin vlerat njerëzore, intelektuale, profesionale përmes të cilave do të çmohet dhe vlerësohet konkurrenca e dijës, duke zhvilluar dhe përsosur  sistemin e vlerave të ekonomisë së tregut.

Kjo çka ka ndodhë me privatizimin në Kosovë është turp dhe njollë e zezë për të gjithë ata të cilët përmes mekanizmave institucionale të shtetit kanë mundësuar një dëm  të këtillë.

Prandaj në fund  ky Komision Hetimorë Parlamentarë ka përgjegjësi, morale, njerëzore dhe kombëtare që ti shkojë deri në fund  analizës hetimore të privatizimit të aseteve ekonomike të Shtetit të Kosovës.

Kjo mundë të arrihet vetëm nëse ekziston vullneti dhe përkushtimi i sinqertë për të zbardhur  të vërtetën duke i hetuar dhe analizuar punën e të gjitha bordeve të privatizimit që nga pas lufta e posaçërisht individët e caktuar të cilët ishin  kryetarë të bordeve e të cilët tani janë strukur duke u larguar nga opinioni publikë... Këto padrejtësi të cilat u bënë duke keqpërdorur mundin dhe djersën e qindra mija punëtoreve të Kosovës jam i bindur se keqpërdoruesit dhe mashtruesit do ti do ti dënojë Zoti jo vetëm këta por mjerisht pasojat e tyre do ti bartin pasardhësit e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".