Letërsia shqiptare e Realizmit Socialist-fosile letrare

Letërsia shqiptare e Realizmit Socialist-fosile letrare
Letërsia shqiptare e Realizmit Socialist-fosile letrare

Skender Kapiti

  • 16 tetor 2020 - 10:06

Veprat e Realizmit socialist ishin helmi dhe prangat ideologjike në shtet-burgun komunist

Veprat letrare të Realizmit Socialist janë tashmë fosile të së shkuarës, të cilat në kohën kur ato “shkëlqyen”, ku antivlera e tyre, partishmëria,  bëri  shërbimin më të madh për  shpërfytyrimin e njeriut, zhveshjen e tij nga traditat e vyera kombëtare në shërbim të revolucionit të ateizimit dhe të kominstifikimit të cdo hapësire e qelize të jetës.

Prej asaj letërsie u ngrit në mit diktatura dhe komunizmi; markzizëm-leninizmi  u mitizua gati si fe e re e pagabushme dhe e përjetshme; Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini , Enveri por edhe Ma Ce Duni si shënjtorë.

Dhe këto mite ishin ideologjia e tyre që u kthye në tmerr, terr e terror, por që i justifikoi, legjitimoi,  lartësoi, himnizoi  dhe i mitizoi  Letërsia e Realizmit socialist, letërsi e cila ishte helmi dhe prangat ideologjike të shtetit-burg në Shqipëri.

Dëmin më të madh shqiptarëve në diktaturë nuk ia kanë bërë strukturat e rrepta policore dhe Sigurimi i Shtetit, por dëmin më të madh shoqërisë shqiptare në diktaturë ia ka bërë intelektualizmi dhe intelektualët e atij regjimi: shkrimtarët, poetët, letrarët, filmi, profesorët, akademikët, televizioni, gazetat etj., sepse ato ishin superstruktura,  fryma dhe oksigjeni shpirtëror i atij regjimi , të cilët nuk bënin vetëm propagandë helmuese për popullin por edhe edukonin ideologjikisht edhe vetë strukturat e larta të shtetit komunist: komunistët, shtetarët e pushtetarët politikë e administrativ, ushtarakët e policorët, spiunët dhe deri komitetarët e KQPPSH-së e madje edhe byroistët.

Intelektualët, kryesisht shkrimtarët e letraret e Realizmit Socialist    injektonin edhe frikën, edhe terrorin, edhe helmin edukativ, bindës e nënshtrues karshi diktaturës; mbështesnin, përkrahnin dhe himnizonin revolucionin e pandërprerë të luftës së egër të klasave në shërbim të formimit të njeriut me botëkuptimin e ri komunist. Këta intelektualë dhe letërsia e tyre ishin prangat ideologjike në shtetin-burg në Shqipëri.

Por në Shqipëri mediat, televizionet e gazetat e Tiranës mundohen në mënyrë direkte por edhe me finesë djallëzore që t’i mbajnë gjallë fosilet letrare te komunizmit, dhe jo vetëm ato, por edhe nostalgjikët e komunizmit dhe shërbëtorët e servilëet e tij si  ishët, por edhe pasuesit e pinjollët e atij sistemi që janë akoma në politikë e pushtet, në akademi, universitet, drejtësi, në media e diplomaci.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".