Këta udhëheqës të kriminalizuar nuk mundë ti sjellin kurrë diçka të mirë shtetit të Kosovës.

Këta udhëheqës të  kriminalizuar nuk mundë ti sjellin kurrë diçka të mirë shtetit të Kosovës.
Këta udhëheqës të  kriminalizuar nuk mundë ti sjellin kurrë diçka të mirë shtetit të Kosovës.

Dr. Hysni Aliu

  • 17 October 2020 - 10:38

-Vizita e Lajçak në Kosovë dhe Serbi, është edhe një hap drejt shthurjes edhe de jure të shtetit të Kosovës  nëpërmes asociacionit të komunave serbe. Deklaratat e Z. Lajçak, nuk janë befasi, përkundrazi, deklaratat e politikanëve të Kosovës dhe shtirja e tyre sikur z. Lajçak po gënjen dhe po thotë të pavërteta janë të çuditshme dhe mashtruese. 

Zyrtaret evropian të nivelit të tillë nuk guxojnë të gënjejnë, edhe po të donin. Besoj që në ato takime mbahen shënime se kush dhe çka ka thënë. Lajçak tregoi që të gjithë kanë pranuar që ky asociacion duhet të formohet dhe të njëjtat i kemi dëgjuar edhe nga  udhëheqësit tanë.  

Deklarimet e zyrtarëve të VV-së  se Lajçak me ta nuk ka guxuar as ta qel temën e asociacionit, janë të çuditshme, sepse ajo i bije që as këta nuk kanë guxuar që ta qelin të njëjtën temë dhe ti tregojnë z. Lajçak që Kosova nuk do ta pranoj një asociacion që shkelë kushtetutën e vendit. Këtë çështje kanë mundur  ta ngritin si shqetësim të vetin. Ne si Kosovë, në vend që ta kërkojmë problemin te Lajçak, e Mogherini më herët, duhet ta shikojmë veten në pasqyrë. Kemi humbur identitetin tonë si komb dhe si shtet. Kemi udhëheqësit që vetë flenë mbi dukat, ndërsa popullin e kanë robërua. Udhëheqësit e kriminalizuar, nuk mundë të sjellin kurrë diçka të mirë.

Thotë një fjalë e urtë” çka mbaron macja  han miun” , pra  Macja e Hashimit,  Ises, Ramushit e  Fatmirit kanë lindur maqorrin e quajtur Asociacion. Krimi dhe tradhtia më e madhe ndaj shtetit tonë është bërë, kure këta udhëheqës e kanë ditur mirë që po nënshkruajnë asociacion që do të kërkon ndryshime kushtetuese  për tu implementuar dhe e kanë bërë atë, veç se ja kanë shtuar ndonjë bisht ati teksti, që asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. 

 Shtrohet pyetja, përse e bënë këtë atëherë në vitin 2015? A nuk kishin atë botë ekspert që do ti konsultonin paraprakisht për tekstin e marrëveshjes, dhe ta shtynin nënshkrimin e marrëveshjes për një apo dy javë derisa ekspertët të thoshin fjalën?  A janë  qita të njëjtit,  Isa e Hashimi që bënin be që me as një germë nuk u shkel kushtetuta?  Këta njerëz duhet të sillen para drejtësisë, sepse kanë futur Kosovën në marrëveshje ndërkombëtare që është kundër kushtetuese, me vetëdije të plotë. 

Po ua tregoj qëllimin që e kanë pasur atë botë: Bisedimet me Serbin filluan gjoja si teknike, por ishin politike që nga fillimi. Ata, që atëherë e kanë ditë që do të vjen kjo kohë kur do të flitet për marrëveshje përfundimtare. Si rrjedhojë, kanë besuar që do të ketë marrëveshje më të shpejtë, ku për implementimin e asociacionit  duhet të ndërrohet Kushtetuta e Kosovës,  por ajo do bëhej me kushtin që edhe  Serbia ta ndërron kushtetutën e vetë, duke e hequr Kosovën nga kushtetuta e tyre, ku figuron  pjesë integrale e Serbisë.  

Pra, kështu do ta kishim situatën uin uin , ashtu siç ju pëlqen të thonë ndërkombëtarët dhe Thaçi e Vuçiq. Pra, kjo kurthe është bërë me qëllim nga të tri palët, nga BE, Vuçiqi e Thaçi me Isen, kurth në të cilën po bije Kosova pas 5 vitesh , sepse dialogu degjeneroj, kriminaliteti në Kosovë u shtua, Serbia e forcoj pozitën e vetë në botë, dhe Trump ndryshoj vijat e politikes së SHBA-së.

Pra, kështu të del, kur nuk i bënë llogaritë mirë, kur nuk e llogaritë ndryshimin e mundshëm në Botë dhe kur në vend të shtetit e qet individin dhe interesin e tij.  Se udhëheqësit tanë, kanë besuar verbërisht se Serbia do të dyshoj kushtetutën e vetë për Asociacionin, e vërteton edhe deklarata e Edita Tahirit atë botë për fusnotën, ku thoshte. ”kjo fusnotë do largohet shpejtë sikurse flluska e borës”. Në momentin që z. Thaçi e vërejti që situata  ka ndryshuar, dhe Serbia nuk po ua mban premtimin, aj së bashku me Vuqiqin dolën  me propozimin për ndarjen e Kosovës, pra shkëmbimin e veriut me Preshevën, gjë të cilën natyrisht e refuzoj Evropa, dhe Serbia kurrë nuk e tha me zë para opinionit.  Kjo ishte kurthe e dytë, në të cilën ra Thaçi.

Tani Vuçiq, as nuk ja pranon ndërrimin e Kushtetutës, as nuk e pranon Kosovën si shtet, por e kërkon asociacionin sepse ajo gjë është nënshkruar. Atij e as Lajqakut, nuk i intereson se a është në përputhje me kushtetutën e Kosovës, por i intereson të shkoj procesi i integrimit të Kosovës brenda Serbisë ashtu siç e duan  ata një shengen ballkanik, si zëvendësim për federatën Jugosllave. A është çudi kjo? Natyrisht që jo, kur dihet që këta po e shkelin vet kushtetutën e këtij vendi çdo ditë.

A janë vet qita Isa, Hashimi, Ramushi e Limaj, që e bënë lëmsh vendin nëpërmes po kësaj Gjykate Kushtetuese, duke nxjerrë vendime që humbësve ua siguron  qeverisjen. Mos pritni që Lajqak apo Vuçiq ta donë vendin tonë më tepër se ne. 

Ndërsa, dua ti them edhe z. Mirosllav Lajçak, që në realitet, bibla ka ndryshuar  me kalimin e kohës, sepse bota ka ndryshuar,  dhe për atë nuk ka pasur nevojë të vdes askush sepse ka qenë në interes të shoqërisë, ndërsa, ndërrimet e kushtetutave zakonisht kanë sjell luftëra, ashtu siç ishte ndërrimi i kushtetutës së Serbisë nga Millosheviq dhe ndërrimi i kushtetutës së Kosovës nga Rrahman Morina me shokë.

Po kushtetuta ndërrohet, por, ajo ndërrohet vetëm për të mirën e të gjithëve, e jo vetëm të një komuniteti pakicë apo shumicë. Përse z. Lajçak, nuk thoshit ndërroni kushtetutën atëherë kur Lista Serbe  më së paku përfaqëson serbët e Kosovës, bllokonte çdo mundësi për formimin e ushtrisë së Kosovës, apo  çështja e  vendeve të rezervuara në kuvend apo bllokimet tjera që i bënë shumicës shqiptare në çdo gjë që shkon në interes të Kosovës.

A do të thoshit që Kushtetuta nuk është Bibel, nëse Kosova do të anulonte pjesë nga paketa e Ahtisarit që e kanë sakatuar Kosovën. Përse çdo vend i BE-së ju nënshtrua referendumit për të hy në BE, përse nuk përdorni kallëpin e njëjtë edhe për shqiptarët e Kosovës sikurse për vendet nga të cilat vini. Përse nuk kërkove z. Lajçak nga Serbia që ta ndërron kushtetutën dhe ta heq Kosovën nga preambula e saj.  Këtë popull e keni mbështetur për muri ju dhe udhëheqësit tanë. Po ju jeni të forte dhe shqiptarët janë të ligë, sepse ju po i ndihmoni kriminelët të na udhëheqin, pore nuk bën ta nënçmoni një  popull të butë dhe liridashës, ashtu siç nuk nënçmohet xixa pran benzinit. Çdo gjë e vogël bëhet e madhe dhe e kundërta. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".