Kjo garniturë e deputetëve të çoroditur e të lazdruar duhet të shpërbëhet

Kjo garniturë e deputetëve të çoroditur e të lazdruar duhet të shpërbëhet
Kjo garniturë e deputetëve të çoroditur e të lazdruar duhet të shpërbëhet

Arsim Haziri

  • 19 tetor 2020 - 17:36

Shkruan: Arsim Haziri

Duhen ndryshime për të prodhuar realitet të qëndrueshëm dhe institucione përfaqësim politik serioz. Qenësia e përveçme për dallim nga organizimi kolektiv gjithnjë jeton brenda të papërcaktueshmes. S'duhet më aktualizim më të madh të faktit se shumica e institucioneve që duket se janë funksionale, në të vërtetë janë të kapura. Nevojiten angazhime për t'i ndërprerë aktualizimet e mëtejme të veprimeve dehumanizuese, që deri më tani e kanë dërguar vendin aty ku nuk kanë dashur qytetarët por vetëm disa politikanë.

Realja e zymtë, duke qenë përlotë fenomene negative, ka edhe krijuesit e saj. Kjo kastë politike në pushtet, që ka zaptuar dhunshëm dhe pa meritë edhe Kuvendin e Kosovës, nuk pi ja arrin që të mobilizohet dhe ta siguron legjitimitetin përmes vendimmarrjes me votat që pretendon si i ka dhënë qytetari prandaj Kuvendi është shndërruar në një teatër jo funksional dhe tepër qesharak. Kjo situatë e krijuar e imponon nevojën e shkuarjes më të shpejtë në zgjedhje të reja, sikur që po e kërkon edhe partia fituese e zgjedhjeve të vitit të kaluar LVV, sepse vendimmarrja është jo funksionale dhe kjo kjo garniturë e deputetëve të çoroditur e të lazdruar duhet të shpërbëhet sepse tani edhe Qeveria edhe Kuvendi janë konstruktuar me vota të manipuluara dhe të tregtuara.

Më shumë se ajo me të cilën ndeshemi s'mund të jenë ligjërimet apo propagandat e sistemit që kryekëput janë të konstruktuar për të sjell konfuzitet social. Mirëpo asgjë nuk është e përhershme, madje as propagandat destruktive politike. Qytetari në demokraci udhëhiqet nga vota e tij, nga mandati që jua kalon përkohësisht të përzgjedhurve politik, dhe nëse ata nuk i përmbushin obligimet që i kanë marr atëherë pason korrigjimi i atyre gabimeve në zgjedhjet e radhës. Kësaj baze politike po i vije koha e të dëshmuarit të ekzistencës praktike. Njëjtësia s'mund të prodhoj ndryshim ashtu siç sistemi izolues s’mund të prodhoj stabilitet e drejtësi. Dy kohët e të bërit politikë në shoqërinë tonë duhet të gjykohen, ky është gjykimi moral që do duhej të ju prinë atyre që për pak kohë do t'i kenë në udhëheqje institucionet. Çdo gjë është e përkohshme përfshi edhe problemet apo çështjet pa karakter e angazhim njerëzor. Shoqërisë po ashtu edhe kohës po iu nevojiten disa që aktualizojnë atë që ka munguar qysh prej çlirimit, normën e pa cenueshme, normën pozitive. Deri më tani çdo gjë, pjesa dërrmuese e proceseve kanë qenë selektive, dikush i ka përdorë për qëllime fitimprurëse e disa janë dëmtuar nga kjo e metë. P.sh. disa drejtësinë si çështje apo koncept implementues e kanë shndërruar apo përfshirë në agjenda politike, me të cilën edhe kanë fituar terren qeverisës. Ndërsa veç pse ka munguar implementimi i saj, gjë që edhe e kanë dashur madje, ka qenë edhe strategji me prioritet e politikanëve në Kosovë, prandaj shoqëria është dëmtuar shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".