Dialogu Kosovë Serbi po futet në rrugë pa krye, nuk shkon formula e Asociacionit me kompetencat e shtetit në shtet

Dialogu Kosovë Serbi po futet në rrugë pa krye, nuk shkon formula e Asociacionit me kompetencat e shtetit në shtet
Dialogu Kosovë Serbi po futet në rrugë pa krye, nuk shkon formula e Asociacionit me kompetencat e shtetit në shtet

Blerim Burjani

  • 20 October 2020 - 07:36

Shkruan: Blerim Burjani

Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, dhe kjo është vetëm një thirrje për konflikt nga ana e z. Lajçak por jo ofertë serioze për zgjidhje. Të gjithë e dinë në BE këtë çështje dhe kjo mbetet e pa pranueshme, e rrezikshme për rajonin , kjo ndikon të hapet kutia e pandores dhe e konfliktit pastaj. BE-ja duhet ta sqaroj qëndrimin e saj rreth asaj se çfarë ka thënë Lajçak para ndonjë takimi tjetër.

Është shumë e qartë dhe gjithsesi që ideja e ndryshimit të Kushtetutës, për ta bërë asociacionin e komunave me shumicë serbë përtej provizioneve aktuale të Kushtetutës dhe planit Ahtisari, do të ketë implikime negative në procesin e vazhdimit të dialogut. Po tash për tash duhet të besojmë që ky deklarim dhe propozim I z. Lajçak nuk është qëndrim i BE-së. Lajçak ka dhënë mendim personal të tijin por jo të BE-së. këtë tash e ka të qartë edhe BE , Lajçak mundë të shpie në rrugë qorre këtë dialog dhe të ndalet plotësisht, dhe këtu përfundon BE-ja me këtë mision ndërmjetësues. Nëse ndodhë kjo kthesë serioze, radhën e merr SHBA-ja për ti prirë këtij procesi.

Lajçak ka bërë një skandal të madhe diplomatik dhe për këtë duhet të ketë edhe përgjegjësi , BE duhet ta rishikoj dhe vlerësoj për më tutje përfaqësimin e vetë në dialog nga z. Lajçak sepse ky njeri me deklarimet e tij sikur e mbylli edhe rrugën për të gjetur zgjidhje .Kosova nuk e ndryshon dot kushtetutën për të themeluar shtet brenda shtetit të vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".