Tradhtarët brez pas brezi i ranë sakicë trojeve shqiptare, mjaftë më!

Tradhtarët brez pas brezi i ranë sakicë trojeve shqiptare, mjaftë më!
Tradhtarët brez pas brezi i ranë sakicë trojeve shqiptare, mjaftë më!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 tetor 2020 - 13:47

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Pertej polemikes me djalin e Haxhi Brojes,Hashim Thaçin, me djalin e Kristaqit, Edi Ramen,me djalin e Fazli qeli,kelyshin e UDB-es serbe me libreze zyrtare, Baton Haxhiun, qe ne Serbi njihet si Bato Hadzhiq dhe me kopilin e Titos, Isa Mustafen

*Ne polemike jam shume i hapur me kete bande edhe pse nuk kam luajtur me ashik bashke. Le te dalin ne pazar t´i lidhim kijet dhe pastaj te peshoj populli se kush ka te drejt

*Pra, ka ardhur koha qe populli te ngrihet dhe t´i thuhet MJAFTE ME ! NUK GUXON TE T´KURREN EDHE ME SHUME TROJET SHQIPTARE SEPSE DO TE IKNI NGA KJO BOTE ME DAMKEN E ZEZE TE TRADHTISE,DORA E MALLKIMIT DO T´IU NDJEK KUDO QE TE SHKONI DHE VARRET TUAJA DO T´I VIZITOJN VETEM QENTE DHE DO T´IA PESHURRIN ME LEZET. ZOTIN DORETZAN!

*Te mbajm anen e trojeve qe te mos i bijn edhe me shume hanxhar e sakice dhe jo ne anen e cubave qe shesin jo vetem trojet,por, nderin,konakun,plang e shtepi po se po...

Dihet botërisht SE TROJEVE SHQIPTARE harambashepushtusit; dergutet, andaret, cardushanet, vojvodet e zhupanet i´u turren si llavë ulkonjash per te grabitur hajnisht gjymtyret e saj. Dergutet 500 vjet i´a zunë frymen,vranë pameshirshem Arberit që ishin ne trojet e veta denbabaden…
Andaret grekë çamet i vranë dhe i theren me sakicë dhe hanxhar. Theren burra, gra, femijë shtalb vetem e vetem se ishin shqiptarë. Ne kemi shkruar dhe i kemi perkujtuar disa herë per masakren Çame…
Nipat e Car Dushanit;Zhupanet e vojvodet, bene zulum të madh zinxhiror ne kombin tone. Te pangopur ishin që kerkonin edhe Durresin. Gjithmonë ishte ne tavolinë plani per “TOKËN E DJEGUR” DHE “TE LESHOHET KOSA E VDEKJES NE KOKAT SHQIPTARE…”
Pra, shqiptaret kishin dushman nga te gjitha anet. Doren në zemer yzmeti i tradhtareve u hynte ne pune pushtuesve qe nga koha e Gjergjit, Zavera ne Çameri,Esat Pashai, Ahmet Zogu, kopilat e qenit plak Titos,tradhtarit Rrahman Morina qe ne histotine tone hyri si epoka e Rrahmanzinjve dhe tani kjo banda shpirtshiturish,gjakzinj e deri te ay shkokordhani qe i thone Rambo halabaki qe per fotele e shiti me Çakorr,Zhleb,Kulle dhe jo vetem kaq por i bleu bjeshket per sa kushton nje qen i Serbise… Me ndihmen e ketyre zagareve u vranë shumë patriot qe kishin nisur vallen e lirisë,dhuruan shume toka shqiptare per interesa te tyre,pa e pyetur fare popullin…
Shqiperinë e krasiten me sakicë duke i´a prere krahet e kembet. Shqiperinë e lanë sakat vetem me pak shpirt,me fukarallek… Nderkaq, ne anen tjeter bimbashet e kapedanet e shkjaut bashkë me zagaret e pushtuesit, neper kancalarite e ndryshme boterore,benin gosti,dyzen ahengu dhe kureveri me rrospi qe prisnin te semafori per hamshor.
Kesaj kasaphane mjerisht i ndihmoi edhe Evropa rrospi,I mbyllte veshet e sytë sipas asaj:“STAMBOLLI PO DIGJET, KURVA PO KRIHET“ Duke u bere i vetmi komb ne botë qe na prenë me gersherë hartash. I vetmi komb në botë qe mbetem jetimë duke e patur nenen,na lane ne meshiren e njerkes. Pra, e gjithe kjo kasaphanë u be pa na pyetur kush fare. Te huajt u ben zot shtepie. Keshtu vendosi;Stambolli,Londra,Versaja,Parisi…
Padrejtesi te medha u ben ne kurriz te kombit tone. A eshte koha e duhur qe Shqiperia te kerkoje zyrtarisht kthimin e gjymtyreve qe ia shkurtuar pushtuesitë PRA TROJET E VETA ETNIKE SEPSE me ndihmen e Evropes kurvë;Çamerin,Ulqinin,Hotin, Gruden,Plaven, Gucinë.Shen Stefanin…
Kjo nuk do te thote te merren dhe te kerkohen me lufte,sepse u ka dalur boja barutit dhe shkurt e shqip nuk mund te besh bam pa thene izem Amerika,por „PA KAJT FEMIJA,NENA NUK I JEP GJI".
Ne fund te fundit, jane pjeset tona ku flite vetem shqip… Keti shkrimi po i´a bashkangjesim EDHE FAKTET QE KJO BANDE SHPIRTSHITURISH LE T´I NDALIN PAZARET E PISTA PER INTERESA TE TYRE PERSONALE DHE PER THASET E MBUSHURA ME PARA SEPSE TROJET SHQIPTARE NUK JANE MALL OSE PLAÇKE PER TE SHITUR

UIqini antik

Besohet se Ulqinin e lashtë, Qytetin e Vjetër të sotëm, e kanë themeluar në shekullin V para erës sonë grekët e Kolhidës në kohën e formimit të kolonivë greke në këtë rajon. Për ardhjen e kolhidasve flitet në poemën e Aplonit të Rodosit nga shekulli III para erës së re. Në këtë rajon, në atë kohë, jetonin ilirët të cilët, nën ndikimin e kulturës greke, kanë lënë gjurmët e vendosjes më të hershme në këtë qytet në formë të mbeturinave të mureve shumë të mëdha të ashtuquajtura >>qiklopike<<.
Bedeni prej kuaderëve qiklopikë është bedeni me i vjetër i këtij Iloji në bregdetin lindor të Adriatikut. Në kalanë e Qytetit të Vjetër gjendet edhe njëri nga mbishkrimet me të vjetra që i kushtohet perëndeshës Artimidë Elafavolës. Mbishkrimi është i skalitur në postamentin e altarit të sacrificës, dhuratë e bashkësisë së gurgdhendësve perëndeshës Artemidë. Në të shkruan TO KOINON TON LATOMON APTEI (D) I TI ELAFAVOLOI (Bashkësia e Gurgdhendësve ia ngrit Artemidë Elafavolës). Përpos këtij altari (are), me kërkimet në Qytetin e Vjetër, që kanë filluar në vitin 1953 dhe po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, janë gjetur edhe shumë objekte të kulturës materiale që tregojnë se qyteti është themeluar në shekullin V para erës së re. Këtu janë gjetur shumë fragmente të qeramikës së kuqe figurale, lekitash të bardha, si dhe gurë me figurën e perëndeshës Athina me helmetë.
Ky Colchinium i lashtë në shekullin e dytë para erës sonë bëhet Olcinium kur romakët e marrin nga fisi ilir Olciniatas (më 163 para erës sonë). Me këtë emër e gjejmë për herë të parë në burime të shkruara te Plini Plaku, në veprën >>Naturalis historiae<<, por e përmend edhe Tit Livi. Në kohën e romakëve Ulqini bëhet vendbanim i fortifikuar i qytetarëve romakë dhe e fiton statusin oppida – oppida civium Romanorum, ndërsa më vonë edhe statusin e municipiumit – qytetit që ka fituar statusin e pavarur. Nga kjo është ruajtur gjithashtu një pjesë e bedenit, i cili, për shkak të fakturës së vet më të vrazhdë të ndërtimit, ndry­ shon nga bedeni iliro-grek.


Mesjeta
Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Ulqini u gjend në provincën Prevalis të Perandorisë Lindore, kurse popullsia e përqafoi krishterimin. Në periudhën e Dioklesë (Duklja) dhe të shtetit të Nemanjiqëve merr karakterin mesjetar.
Bëhet qendër e rëndësishme tregtare dhe detare me autonominë e qytetit mbrenda shtetit të Rashës (Rashka). I rrethuar me bedene të forta, Ulqini u bëri ballë sulmeve të fuqishme të luftëtareve të perandorit maqedon Samuilit në mbarim të shekullit IX, e më vonë (1242) edhe sulmeve të hordhive mongole. Në kohën e shtetit të Rashës janë ndërtuar shumë kisha në Qytetin e Vjetër, prej të cilave sot kanë mbetur vetëm themelet (Zonja e Bekuar, 1250; Shën Jovani i Ulqinit, 1290; Shën Dominiku dhe Sigurati, 1394; Shën Mihaili nën qytet,

Muri i Qiklopit<<: pjesa e bedenit më të vjetër të Qytetit të Vjetër, Kapitell romanik me palmetë (shekulli XII – XIII)
e ndërtuar prej blloqeve shumë të mëdha të gurit në një mënyrë unike

1406). Aty ka jetuar si vejushë Helena e Anzhuinëve (1282 1309), e shoqja e mbretit serb Uroshit, pastaj Jelena (1357), e shoqja e perandorit serb Dushanit, në kohën e të cilit në këtë qytet ekzistonte edhe shkritorja e monedhave.
Rëndësia politike e qytetit u rrit në kohën e Balshajve (Balsici), dinastisë së princave, e cila u forcua sidomos pas shpartallimit të shtetit të Rashës. Nga koha e pushtetit të tyre është ruajtur kulla markante e Balshajve në pjesën e epërme të Qytetit të Vjetër. në Ulqin ka vdekur dhe është varrosur Gjergj Stras Balsha (Durad Stratimirovic Balsic) ~zot i tërë Zetës dhe i Bregdetit<< (1385-1403)
Pas shpartallimit të shtetit të Zetës, Ulqinin e pushtojnë venedikasit dhe e mbajnë 150 vjet. Sundimi i ri futi elemente të reja në strukturën arkitektonike dhe urbane të qytetit. U ndërtuan dhe u rindërtuan bedenet, portat e qytetit dhe kullat. Qyteti mbante vulën e urbanizmit venedikas të tipit të Adriatikut lindor me pallate të bukura, kisha e sheshe. Nga kjo periudhë është ruajtur edhe një kishë e Renesancës nga viti 1510, kurse në murin e lartë në sheshin e mbyllur të hyrjes veriore në Qytetin e Vjetër, me tulla të kuqe është shkruar emri i princit të Venedikut dhe kapitenit të qytetit >>Johani Bolani<<.
Më 1571 qytetin e pushtojnë turqit. Në krahasim me lokalitetet fqinje dhe rajonet më të largëta, Ulqini shumë më vonë ra nën pushtetin otoman, Kishin kaluar plot 200 vjet prej se turqit e kishin kaluar lumin Marica (1371) kur kishte filluar pushtimi i shpejtë i territoreve në Ballkan, ose rreth 90 vjet pas pushtimit të Herceg-Novit (1482/1483). Kjo tregon se venedikasit i jepnin rëndësi të madhe fortifikimit të Ulqinit në aspektin strategjik, detar dhe ekonomiko-politik. Kur e pushtuan turqit, pasoi transformimi i ri. Qyteti mori pamje plotësisht orientale, Aty u ndërtuan xhami, hamame, kroje, sahat-kulla, hane dhe tyrbe. Shtë pitë iu përshtatën jetës së zotërinjve të rinj. Platonë e poshtme të qytetit e mbushën me ndërtesa banimi, kurse kishën në pjesën e epërme e shndërruan në xhami (1693). Në nënkala u krijua qyteti, në të cilin u ndërtuan disa xhami: Xhamia e Pashës (1719) Xhamia e Mezgjahut (1728), Xhamia Bregut (1783), Xhamia e Lamit (1789), Xhamia e Majë-Pazarit (1749), Xhamia Meraja (1779). Objekt veçanërisht i bukur në cytet është sahat-kulla e ndërtuar në vitin 1754. Feja islame e orientonte tërë rrjedhën e jetës.

ÇAMËRIA

Çamëria është pjesa më jugore e trungut tokësor shqiptar. Pra është Thesprotia e lashtë ilire, bukuria natyrore dhe shpirti i Epirit, një shtrirje territoriale bregdetare joniane e jugut të thellë shqiptar prej Sarandës e deri në Prevezë. Ajo është një nga krahinat etnografike më të begata që formojnë Toskërinë.
Pjesa më e madhe e saj, matanë kufirit të Konispolit, në Qafë të Botës e tej drejt jugut, më 1913 u aneksua padrejtësisht prej grekëve. Prej Çamërisë mbeti brenda trungut amë, Shqipërisë, vetëm zona e Konispolit me fshatrat e saj.
Çamërinë nga Greqia që në lashtësi e ndan Gjiri i Nartës dhe ngushtica detare e Prévezës. Në veri zgjatet rreth 100 km. e në lindje deri në kreshtën malore të Dodonës. Brenda kësaj hapësire përmblidhet një sipërfaqe mbi 4.000 km2.

Ngase Çamëria zë vendin më kyç në udhët Evropë-Azi si edhe ngaqë toka (ullinjtë, agrumet, vreshtaria, pemtaria e blektoria) dhe portet e saj (Gumenica, Preveza, Sallahora, Parga e Sajadha) janë ndër burimetmë kryesore ekonomike në Ballkanin Jugor; nga lindorët e perëndimorët ka qenë lakmuar, mësyrë herë pas here dhe shndërruar shpesh në shesh luftimesh. Grekët ishin pushtuesit që kanë sinuar vazhdimisht jo vetëm zhdukjen e shqiptarëve të këtyre trevave etnike, por edhe zhbërjen e nocionit Çamëri.
 

Për shkak të luftërave të shpeshta popullata e Çamërisë nuk mundi kurrë të ngjitej mbi 115 mijshin. Ndoshta për arsye mbijetese rreth 65 për qind e çamëve përqafuan islamin e të tjerët mbetën ortodoksë. Të mëdha ishin humbjet e çamëve në cilëndo përleshje me pushtuesit e ndryshëm, po gjëmën më të hidhur ata e pësuan nga pushtuesit grekë, pas një përfytjeje të armatosur 6-mujore. Me të shkelur në Çamëri (10-12 mars 1913), ushtria greke filloi zhdukjen e burrave më të zotë. Vetëm pranë Paramithisë griu 100 prej atyre që mundi të kapte.
Shtrëngatën tjetër masive pushtetarët grekë e shpërthyen në dimrin e viteve 1921-1922. Qindra e qindra çamër e janinas i vranë, burgosën, internuan dhe i rrahën për vdekje; qindra gra e vajza i përdhunuan e masakruan.
Një vrungullimë masive edhe më rrëmbyese sundimtarët grekë e shpërthyen në vitet 1922-1926, kur me lloj-lloj mënyrash dhe mjetesh nga më të dhunshmet përzunë nga Çamëria mbi 30.000 shqiptarë islamikë dhe 40.000 të tjerë nga Janina e Tejgramozi.
Edhe më lemeritës ishte rrufulli (tornadua) që ata shpërthyen në muajt tetor-dhjetor 1940 e janar-prill 1941. Së pari ata rrëmbyen nga vatrat e veta tërë shqiptarët islamikë nga 14-15 vjeç e lart dhe i mbyllën në çarqet e vdekjes të ngritur posaçërisht në ujdhezat egjeike. Jo pak prej tyre u vranë barbarisht gjatë zvarrisjes udhëve e shumë më shumë vdiqën nëpër çarqet në fjalë, të ngjashme me ata të Aushvicit, Dakaut, Majdanikut etj.
Zhdukjen përfundimtare të shqiptarëve islamikë pushtetarët grekë e kishin parapërgatitur për në prill 1941, kur do të mbyllnin në ato çarqe edhe tërë fëmijët dhe gratë. Po Zoti ndaj ujqve grekë ndërseu tigrat gjermanë. Kjo dha mundësi që të ndalej përbindshmëria e pritme greke dhe ata që kishin mundur të mbijetonin nëpër çarqet në fjalë, të ktheheshin në Çamëri.
Zhdukjen tërësore të shqiptarëve muslimanë nga Çamëria e robëruar prej tyre, grekët e kryen gjatë verës e vjeshtës së 1944-s dhe marsit 1945. Mijëra e mijëra prej tyre: burra, gra, fëmijë u shkuan në thikë e u grinë me plumba. Nga e tërë ajo popullatë vetëm 20-22 mijë, duke vrapuar nën breshëritë e plumbave dhe të gjyleve, arritën të futen në shtetin shqiptar.
Qytetet kryesore, qendra qarqesh, të Çamërisë janë:
Gumenica që përfshin qytet-rrethet e Filatit, Margëllëçit, Pargës e Paramithisë;
Preveza që përfshin qytet-rrethet Lurë dhe Nartë.
Çamëria ka rreth 286 fshatra që merren me bujqësi, kryesisht pemtari dhe blektori. Laget nga ujërat e detit Jon dhe është një zonë me klimë të butë e të freskët mesdhetare tejet pjellore, një natyrë e virgjër përherë e gjelbër larg ndotjeve industriale.

Dy qytetet e shenjta shqiptare Plava dhe Gucia

Çfarë rezervonte për malësorët më të famshëm shqiptarë shtypi amerikan i kohës dhe çfarë fshihnin nën dhè këto qyteza. Përse vlerësoheshin si dy destinacionet më të paeksploruara të Europës dhe përse veprimet e tyre, arrinin t´u bënin sfidë të hapur vendimeve të Fuqive më të mëdha të botës.


“Qytetet e ndaluara të Plavës dhe Gucisë, të cilat nuk mund t´i shkelë dot askush përveç shqiptarëve të klanit të Guciajve (gusinjotët) apo vëllezërve të tyre të gjakut, akoma mund të ndajnë të njëjtin fat thuajse si i Lhasës (kryeqyteti i Tibetit) dhe misteret e tyre përbëjnë material të denjë për t´u përfshirë në guidat turistike si destinacione të paeksploruara. Kjo do të përbënte njëkohësisht edhe përfundimin e zënkave territoriale mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, një çështje e ndjeshme në rajonin e Europës Juglindore, me të cilën diplomatët po merren prej vitesh”. Kështu niste një artikull në një gazetë amerikane në vitin e largët 1907, i cili i kushtohej në mënyrë ekskluzive historisë, zakoneve dhe traditave të njërës prej zonave më të bukura, më atdhetare e më të famshme të Shqipërisë së Veriut, e cila sot, pas më shumë se 100 vjetëve, ndodhet nën autoritetin shtetëror të Malit të Zi, plotësisht e shndërruar, e nëpërkëmbur e thuajse në prag asimilimi, jo thjesht gjuhësor. Për më tepër, e harruar edhe nga vetë shqiptarët. Por dikur ishte ndryshe.
Në shumë pasazhe nga ky artikull mëson shumëçka mbi Plavën e Gucinë, të cilat, duket se në mediat e huaja asokohe kishin marrë namin e dy qyteteve “të ndaluara” të Europës, apo “njollat e pashkelura” të saj, ku sipas tyre zor se gjeje një njeri të vetëm që të mund të depërtonte atje për të rrëfyer më pas bëmat e tij. Por jo vetëm kaq. Sigurisht se rezistenca e famshme e kësaj popullsie ndaj tentativave të Malit të Zi për ta pushtuar dhe këmbëngulja e tyre për të mos iu bindur madje as autoritetit e vendimeve të gjashtë Fuqive të Mëdha europiane, duket se kishin tërhequr vëmendjen e shtypit edhe përtej detit, duke bërë që t´u kushtonin atyre një vëmendje të veçantë.
Sjelljet e banorëve të kësaj zone krenare kundrejt të huajve e sidomos kundrejt fqinjëve sllavë, hasen në përshkrimet e tyre me frekuencë të habitshme, madje qysh në fillim të viteve 1900, duke vënë në dukje nga njëra anë brutalitetin e fatin fatal që u rezervohej këtyre të fundit, e nga ana tjetër, arsyet e kësaj sjelljeje e mosbesimi të thellë. Por mësojmë se këto dy qytete, njëkohësisht mbartnin edhe statusin e qyteteve të shenjta për shqiptarët, duke na sjellë fakte interesante e ngritur lart virtytet e atyre banorëve, të cilët për kohën, duket se po shkruanin historinë. Sigurisht, aty gjejnë vend edhe histori që ilustrojnë sjelljen kolektive e individuale ndaj fenomeneve të kohës, si ai i gjakmarrjes, izolimit, mungesës së civilizimit etj. Sidoqoftë, thelbi dhe mesazhi i artikullit mbetet plotësisht i qartë e pozitiv, pasi në fund mbyllet me fjalët:
“Por megjithatë, çfarëdoqofshin sherret e brendshme që duhet të kalojnë, Guciajt janë të bashkuar në një pikë të vetme: qytetet e tyre të shenjta duhet të mbeten të paprekura dhe banorët e tyre të lirë nga çdo pushtetar i huaj, përveçse fiseve të tyre. Këto të drejta ata thonë se do t´i mbrojnë madje edhe sikur t´u duhet t´i kundërvihen edhe vullnetit të të gjitha fuqive europiane”.
Për këtë arsye, ia vlen të zhvendosemi larg në kohë e të fokusohemi tek artikulli i marrë nga arkiva e të përditshmes amerikane “The Sun”, i datës 28 korrik 1907, sjellë në mënyrë të përmbledhur për lexuesin në shqip, shoqëruar nga dy pasazhe të tjera të shkëputura po nga mediat amerikane, në vitet 1903-1904, duke lënë jashtë vetëm fragmente e detaje të cilësuara paraprakisht si të parëndësishme.

Thyerja e malazezëve dhe çështja e kufinjve

Përfaqësuesit e Ballkanit në Konferencën e Paqes në Hagë, deklaruan se kjo është kërkuar në interes të paqes së rajonit, ndërsa ministrat e jashtëm të Austro-Hungarisë dhe Italisë, të cilët sapo mbajtën së fundmi një takim në Desio, Itali, e kërkuan zgjidhjen e saj në interes të tregtisë, të cilën bota e civilizuar po përpiqet t´a zhvillojë edhe me Shqipërinë. Kur u nënshkrua Marrëveshja e Berlinit, e cila i dha Bosje-Hercegovinën Austrisë, duke rudhur kësisoj Perandorinë Turke, u ra dakord që të shpërblehej Mali i Zi, duke i dhuruar dy qytetet: Plavën dhe Gucinë. Malazezët, me një forcë prej 10.000 vetësh nën udhëheqjen e Marko Drekaloviçit, të flakëruar pas fitoreve me turqit e fuqishëm, marshuan drejt Gucisë për të marrë frutat e para të suksesit të tyre. Ata po i hidhnin një sy qytetit, kur ia mbërritën aty shqiptarët që zbritën nga majat e maleve me trupat e tyre, më të vogla në numër, duke i mundur e detyruar të merrnin rrugën mbrapsht për në shtëpi. Qysh prej asaj kohe, përpjekje të shumta janë bërë për të mbikqyrur territorin, por kur Guciajt nisën të lëviznin rreth maleve e shkëmbinjve, duke qëlluar mbi gjeometra e të dërguar të qeverisë, askujt nuk ia mbajti të vazhdonte më punën. Përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, më në fund ia dolën të siguronin një takim me krerët e fiseve luftuese. I pari nuk shkoi më larg se portat e qytetit të Gucisë, ku u pritën nga një delegacion shqiptarësh, të cilët u thanë që të vraponin sa më parë për të shpëtuar kokat dhe se nëse ndonjëri prej tyre do të shihej në atë zonë brenda 24 orëve në vazhdim, kokat e tyre do të zbukuronin majat e kangjellave të mureve të qytetit. Fuqitë pastaj u detyruan t´u japin malazezëve qytetin port të Ulqinit. Linja e kufirit mbeti kësisoj akoma e papërcaktuar dhe luftëtarët e këtyre dy qyteteve malore, duke shpërfillur fuqitë më të mëdha europiane, mbajtën pozicionin që kishin zgjedhur vetë.

Kalorës fisnikë që dinë ta duan vendin e vet

Njerëzit janë të njohur për besnikërinë dhe virtytet e tyre, e madje edhe në momentet më të ethshme të urrejtjes, u përmbahen veprimeve e mjeteve më kalorsiake për të kryer vdekjen e një armiku me të cilin janë në gjak… Ata janë vazhdimisht vigjilentë dhe dyshues për të huajt. E dinë vlerën që ka vendi i tyre për Fuqitë e Mëdha dhe përpiqen vazhdimisht ta mbrojnë atë nga të huajt. Kjo është edhe arsyeja se pse të huajt shihen si armiq potencialë. Të mbash një aparat fotografik me vete, apo të përpiqesh të shkruash ose të bësh ndonjë skenë në brendësi të vendit, do të thoshte dënim me vdekje për të huajt. Disa nga zakonet janë vërtet interesante dhe janë përcjellë brez pas brezi si ligje të shenjta, të pashkruara. Nëse ndonjë burrë kryen një vrasje dhe vrapon për të shpëtuar kokën e në këtë moment shkel në shtëpinë e një tjetri, mik apo armik qoftë, madje edhe në atë të vëllait të viktimës që sapo ka vrarë, ai është i sigurtë të paktën për tri ditë. Një armik gëzon amnisti (ruajtje) kur është nën shoqërinë e një gruaje, ndërsa një kompliment për këtë të fundit, nëse ajo është vajzë e pamartuar, mjafton për t´u trajtuar si një provokim që lahet vetëm me vdekje.

Guciajt, më krenarët ndër shqiptarë

Nga të gjithë fiset shqiptare, Guciajt konsiderohen se janë më krenarët dhe më luftarakët. Malësorët e Plavës e Gucisë, mbahen si më të pashmit e më besnikët mes tyre për çdo premtim që bëjnë. Shtëpia e tyre është rrafshi i madh në qoshen lindore të Malit të Zi, e rrethuar nga të gjitha anët nga male krenarë. Praktikisht i vetmi akses arrihet përmes një lugine të ngushtë, e cila përcjell ujët që buron nga liqenet e përrenjtë malorë.

Nuk e durojnë dot zgjedhën e huaj

Megjithëse Shqipëria nominalisht është pjesë e Perandorisë Turke, Guciajt nuk e njohin bindjen ndaj Sulltanit, apo ndaj ndonjë fuqie tjetër. “Guciajt nuk pranojnë zgjedhë të huaj dhe asnjë pushtetar s´mund të dërgojë atje njerëzit e vet”, thuhet se është mënyra se si kreu i Guciajve e shpreh atë. Përsa i përket religjionit, ata kryesisht janë muhamedanë, megjithëse shumë prej tyre janë anëtarë shumë të devotshëm të Kishës Katolike romake e pak syresh edhe anëtarë të ritit bizantin. Arsyeja se pse shumica e tyre janë muhamedanë është fakti se anëtarët e këtij grupimi religjioz, kanë më shumë privilegje në mbajtjen e armëve, apo kur shërbejnë si ushtarë. Rangu dhe ofiqi ushtarak vlejnë më shumë se sa feja në zemrat e shqiptarëve. Anëtarë të gardës personale të Sulltanit janë zgjedhur nga kjo racë për shkak të vlerave të tyre të pakundërshtueshme dhe besnikërisë së plotë që ofrojnë… Por ata kanë shkaktuar ndërkohë shumë dhimbje koke për vetë turqit, duke i paralajmëruar se autoriteti i tyre po merr fund. Ata kanë vrarë kajmekamë apo guvernatorë, të cilët janë përpjekur t´i nënshtrojnë. Në vitet e fundit, Porta e Lartë s´ka guxuar të dërgojë asnjë përfaqësues të vetin, as sa për formë mes tyre. I fundit që u dërgua nga Porta për t´i bindur ata t‘ua dorëzonin qytetet e tyre të shenjta malazezëve, u vra dhe koka e tij iu dërgua guvernatorit më të afërt turk, si shenjë paralajmërimi se njeriu tjetër që do të vinte pas tij me të njëjtin mision, do të gjente të njëjtin fat.

Plava dhe Gucia: Qytete të shenjta

Nga të dy qytetet në fjalë, Gucia është më e populluara dhe ushtron një lloj ndikimi mbi Plavën. Kjo e fundit, megjithatë thuhet se është më e bukur për shkak të pozicionit gjeografik që ka në brigjet e një liqeni me të njëjtin emër, nën këmbët e një mali veshur me pisha e bredha. Gucia ka një xhami që është ndër më të bukurat e Shqipërisë, dhe kjo e fundit, ashtu sikurse edhe kulla e kreut të fisit, është një mrekulli e përcjellë nga epoka e ornamenteve antike bizantine. Në Plavë janë varret e burrave të shenjtë që mirëmbahen me përkushtim nga Guciajt. Një kutizë që përmban mbetjet e një shenjtori dhe njëra me krahun e djathtë të Skënderbeut, heroit shqiptar, thuhet se ruhen në një dhomë të nëndheshme në Guci. Janë këto relike që i kanë bërë këto dy qytete të cilësohen si “qytete të shenjta”.

Prijës i fisit, lideri më i suksesshëm

Ai që drejton Guciajt ndryshon në varësi të suksesit apo dështimit që korr në drejtimin e familjeve. Kryetari i fisit më gjakësor mbahet se ka qenë Vlok Vath Varushi, i cili thuhet se e arriti objektivin e tij si prijës fisi, duke vrarë 100 burra dhe shmangur nga rruga për pushtet të gjithë anëtarët meshkuj të familjes apo fisit të tij, të cilët mund ta kundërshtonin atë në këtë “të drejtë”. Gjithsesi, ai në mënyrë bujare kujdesej për të gjitha familjet e fisit dhe duke bërë këtë, thuhet se përfitoi edhe 10 hareme. Por megjithatë, çfarëdoqofshin sherret e brendshme, Guciajt janë të bashkuar në një pikë të vetme: qytetet e tyre të shenjta duhet të mbeten të paprekura dhe banorët e tyre të lirë nga çdo pushtetar i huaj, përveçse i fiseve të tyre. Këto të drejta, ata thonë se do t´i mbrojnë edhe sikur t’u duhet të kundërshtojnë vullnetin e të gjitha fuqive europiane.

Plava dhe Gucia: Nga Dedë Shala tek Mali i Zi

Gucia sot s´është veçse një qytezë e vogël në Juglindje të Malit të Zi. Para se osmanët të merrnin kontrollin e rajonit të njohur si Plava dhe Gucia nga fundi i shekullit 14-të, ai kontrollohej nga fise të ndryshme katolike shqiptare. Themeluesi në terma modernë i saj ishte Dedë Shala, një lider katolik shqiptar. Në vitin 1455, Shala u konvertua në Islam dhe u bë i njohur si Omer Aga Shala. Shala, i shpërblyer me toka u trashëgua nga i biri Hasan Aga Omeragaj, i cili ndërtoi shtëpinë e parë në Guci mbi lumin Lim, duke themeluar edhe degëzimin e fisit të Omeragajve në Guci. Djali tjetër i tij, Tahir Aga, hodhi rrënjët e të njëjtit fis në Plavë. Omeragajt (të sllavizuar më vonë nën emrin Omeragiç) udhëhoqën Gucinë nga 1461-1590, duke u pasuar më vonë nga liderë të tjerë vendas ose kajmekamë osmanë. Gjatë gjithë kohës së administrimit osman, turqit ia dolën të konvertonin – ashtu si dhe në rajone të tjera shqiptare – shumicën e popullsisë shqiptare atje nga katolikë (megjithëse një pjesë e vogël, vijoi të ndiqte madje edhe ritet e Kishës Orthodokse të Lindjes) në muhamedanë. Kështu, sipas regjistrave osmanë, qysh në vitet 1700, rreth 75% e tyre ishin islamizuar. Por momenti kur banorët e Plavës dhe Gucisë do të shkruanin historinë, ishte periudha pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, në 1878. Vendimet e tij u pritën me indinjatë nga popullsia dhe liderët shqiptarë, të cilët të organizuar në Lidhjen e Prizrenit, arritën t´u bënin ballë me sukses përplasjeve të shpeshta e të pabarabarta me ushtrinë malazeze, duke bërë që praktikisht në vitet 1878-1912, të gëzonin de facto statusin e një republike të pavarur vetëqeverisëse, duke mos lejuar madje as guvernatorët osmanë të ushtronin funksionet e tyre administrative e duke sfiduar nga ana tjetër hapur edhe vendimet e Fuqive të Mëdha. Pas Konferencës së Londrës më 1913, këto rajone përfundimisht shkuan në favor të Principatës së Malit të Zi.

Guciajt, trima e të pathyeshëm

Nëse s´i përmend ata, s´ke thënë asgjë për Shqipërinë

Gjithsesi, është akoma një fis tjetër pa emrin e të cilit asnjë gazetë apo material që flet për Shqipërinë Veriore, nuk do të ishte i plotë. Është fisi i Guciajve, më i frikshmi e më trimi i të gjithë malësorëve. Ata popullojnë një luginë të rrethuar nga male krenare në qoshen lindore të Malit të Zi. Kongresi i Berlinit ia dha këtë rajon Malit të Zi, në vend të qytetit port të banuar po me shqiptarë, Ulqinit. Disa dhjetra-mijëra malazezë, nën udhëheqjen e Vojvodës Marko Drekaloviç, të mbarsur me shpirtin e triumfit që ia kishin dhënë fitoret me turqit e fuqishëm, të cilëve u kishin rimarrë sërish territoret që më parë i kishin pasur nën zotërim, marshuan drejt Plavës e Gucisë për ta marrë nën kontroll këtë “frut të fundit të suksesit të tyre”. Pak orë më vonë, malazezët e hutuar e gjetën fatin e tyre e shkuan përtej tij në një mënyrë që s´e kishin parashikuar. Dhëmbët e tyre u thyen ndërsa përpiqeshin të përtypnin këtë kafshatë të fundmit nga arra që u kishte mbetur për të ngrënë dhe ushtria e tyre u shkërmoq. Pavarësia e Plavës e Gucisë ndërkohë shkon aq larg, saqë nuk pranojnë madje të quhen as thjesht “shqiptarë”. Ata janë burrat e Gucisë dhe nuk njohin asnjë autoritet tjetër, veç fisit të tyre.

Shkëputur nga Neë York Daily Tribune 20 prill 1903

Malazezët: Plava dhe Gucia, kafshatë që s´kapërdihet

Sipas termave të përcaktuara në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, Gucia dhe rajoni që e rrethon, iu dha Malit të Zi, por kur malësorët trupgjatë të Principatës së vogël, të cilët në shumë raste kishin mundur turqit me ushtri superiore mbi ta, pritej të merrnin kontrollin e saj, ata ndeshën një rezistencë aq krenare nga banorët e saj, saqë shumë shpejt u detyruan ta braktisnin tërësisht idenë e tyre për pushtimin e atij territori. Atyre iu dha më pas qyteti-port i Ulqinit si kompensim dhe Gucia mbeti edhe sot e kësaj dite, le të themi “de jure” nën autoritetin e Portës së Lartë. Guciajt janë jashtëzakonisht krenarë dhe një fis muhamedan shqiptarësh që i përket degëzimit të gegëve. Muhamedanizmi i tyre nuk është i një karakteri shumë religjioz dhe ashtu sikurse të gjithë shqiptarët, ata nuk janë fanatikë në fakt. Porse urrejnë të gjithë të huajt, e sidomos ata të prerjes sllave. Ndërkohë, ata nuk janë aspak të njëanshëm në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe vetë turqit. Në më shumë se një rast, ata kanë vrarë apo kanë përzënë me forcë kajmekamët, të cilët përfaqësojnë autoritetin perandorak turk në krahinë. I gjithë distrikti në fjalë është jashtëzakonisht i egër e i rrezikshëm e megjithëse thuhet se ka një bukuri të papërshkrueshme, sidomos në pjesën rreth liqenit të Plavës, rrallë gjen një të huaj që ta ketë vizituar atë e të ketë jetuar atje, për të treguar më pas atë çka ka parë.

Pra, ka ardhur koha qe populli te ngrihet dhe t´i thuhet MJAFTE ME ! NUK GUXON TE T´KURREN EDHE ME SHUME TROJET SHQIPTARE SEPSE DO TE IKNI NGA KJO BOTE ME DAMKEN E ZEZE TE TRADHTISE,DORA E MALLKIMIT DO T´IU NDJEK KUDO QE TE SHKONI DHE VARRET TUAJA DO T´I VIZITOJN VETEM QENTE DHE DO T´IA PESHURRIN ME LEZET. ZOTIN DORETZAN!

Kaq kesaj radhe nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shqiperise

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".