Prokuroria Speciale, avokaturë për mbrojtjen e krimit të organizuar të lidhur me mafio-politikën

Prokuroria Speciale, avokaturë për mbrojtjen e krimit të organizuar të lidhur me mafio-politikën
Prokuroria Speciale, avokaturë për mbrojtjen e krimit të organizuar të lidhur me mafio-politikën

Hasan Preteni

  • 20 October 2020 - 18:11

Shkruan: Hasan Preteni

Në kuptimin organizativ,duhet të shuhet Prokuroria Speciale. Kjo prokurori është krejtësisht politike dhe e pa vlerë, është krijuar vetëm për të krijuar mjegull se kinse e kemi një organ të veçantë të ndjekjes-hetimit. Prokurori koti, asnjë rast nuk e ka përfunduar deri më tani, problem në veti është edhe ajo se kjo prokurori rastet, aktakuzat i dërgon në Gjykatat themelore, çfarë loje. Prokuroritë Themelore i dërgojnë rastet në gjykatat themelore edhe Prokuroria Speciale në të njëjtën adresë. Prokuroria Speciale duhet ti dërgoj rastet në Gjykatat Speciale, të cilat nuk ekzistojnë. Po të ishte ky angazhim serioz, ishte formuar edhe Gjykata Speciale. Lojë politike me qëllim të krijimit të opinionit se po bëhet nami në hetimin e krimit.

Sistemi i Drejtësisë është shtet në veti. Vetëm lekët i marrin nga buxheti i shtetit dhe për shtetin nuk bëjnë asgjë. Politika e ka kapur këtë "pushtet", heshtazi nëpër restorane e ndeja të ndryshme, jashtë orarit të punës i emërojnë prokurorët dhe gjyqtarët ( rasti Pronto është dëshmia). Anarki totale, diferencën në mes shtetit demokratik dhe anarkisë e bënë prokurori, aty ku vepron prokurori në mënyrë profesionale dhe të pa varur ka demokraci,e kundërta anarki-lexo Kosovë.

Si veprojnë këto këshilla, na treguan miqtë ndërkombëtar. Amerika dhe BE-ja, anëtarët e këtyre këshillave janë njerëzit pa dinjitet, pa etikë, moral dhe integritet. Karrierën e kanë në rend të parë, ju intereson vetëm karriera personale dhe shuma e mjeteve financiare që e sigurojnë pa djersë. Shumë vende pune, nepotizëm i skajshëm. Familjarët e gjyqtarëve punësohen në prokurori dhe e kundërta. Asnjë gjyqtar dhe as prokuror nuk është i njohur për publikun, të njohur janë ata që bëjnë raste të mëdha. Asnjë prokuror nuk e ka fituar asnjë rast në gjykatore, i ngrisin disa aktakuza të cilat veniten me kalimin e kohës. Asnjë kryeprokuror nuk është ftuar asnjëherë të raporton në Kuvend. Në Kosovë drejtësia ndahet me metoda mesjetare,me Kanun dhe Pleqnar. Anëtarët e KPK-së e dekonspiruan veten edhe me veprimin e fundit, u tërhoqën nga Këshilli për tu bërë kryeprokuror. Tmerrësisht e pa sinqertë dhe jo profesionale. Kinse në këshill vepruan vetëm për të siguruar bazën-përkrahjen e kolegëve për tu bërë kryeprokuror. Asnjë vendim i këtyre këshillave nuk ka zgjuar interesim për publikun. Një kohë i mbanin edhe disa konferenca për media e tani as konferenca, as tryeza, e as pjesëmarrje në debate televizive. Totalisht në ilegalitet. Këshillat janë të kapur, politika po ju krijon kushte të mira, lokale të reja-pallati i Drejtësisë, paga të majme, mundësinë për shumë vende pune, punësimin e anëtarëve të familjes ( deklarata e ish Drejtorit të ATK-së) kurse zyrtarët e këtij pushteti po ju sigurojnë politikanëve veprim të lirshëm antiligjor dhe liberalizim të krimit. Me urgjencë: sigurimi i bazës juridike për fillimin me Vetting. Vettingu duhet të fillon me seleksionimin e në bazë të meritokracisë, secilit gjyqtarë dhe prokurorë ti vlerësohet performansa ( sa raste i kanë fituar në gjykatore) pastaj verifikimi i prejardhjes së pasurisë dhe në fund lidhja e tyre farefisnore dhe biznesore me krimin. Me këtë verifikim, me siguri 90% të personelit aktual do të shkonte në shtëpi. Sistemi i Drejtësisë të zgjidhet nga të rinjtë dhe profesionistët që nuk i mungojnë Kosovës por që tani janë pamundësuar që të punojnë, nuk i lejon mafia. Urgjentisht duhet të anulohen të gjitha vendimet që ju sigurojnë privilegje jetësore ish kryeprokurorëve dhe ish kryetarëve të gjykatave supreme. Edhe në policinë e Kosovës duhet një reformë me themel. Të gjithë zyrtarët e njësiteve hetuese në strukturën e policisë duhet të reformohen,të shkarkohen titullarët dhe të ndërpriten mandatet e gjata. Transparencë dhe llogaridhënie në çdo nivel. Për të gjitha këto na duhet një strukturë politike e pa njollosur,e pa korruptuar,e guximshme dhe me patriotizëm funksional. Këto të deritanishmet drejtë e në ferr!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".