Asociacioni i logjikës së Mirosllav Lajçakut bombë e kurdisur për një luftë të re në Ballkan

Asociacioni i logjikës së Mirosllav Lajçakut bombë e kurdisur për një luftë të re në Ballkan
Asociacioni i logjikës së Mirosllav Lajçakut bombë e kurdisur për një luftë të re në Ballkan

Nexhat Haziri

  • 21 October 2020 - 07:52

Shkruan: Nexhat Haziri

Nuk ka pse të formohet ky asociacion jashtë marrëveshjes finale me Serbinë apo para se të arrihet kjo, dhe ky trup duhet të jetë konformë kornizës së përcaktuar me opinionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Dhe në këtë pikë pala kosovare nuk duhet të bëjë kompromis pasi refuzimi i këtij Asociacioni me kompetenca ekzekutive do të gjejë mbështetje edhe nga shtete e fuqishme evropiane si Gjermani Austria, Italia dhe të tjera, por edhe nga vetë SHBA, ku pala kosovare duhet ta argumentoj fuqishëm rrezikun që paraqet një AKS me kompetenca ekzekutive që do të qonte në destabilitet jo vetëm të Kosovës por paraqet rrezik edhe për destabilitet rajonal në aspektin politik dhe të sigurisë.

Për mendimin tim procesi i dialogut Kosovë-Serbi tashmë ka hyrë në një krizë e cila shumë vështirë se do te zhbllokohet, dhe kësaj krize i ka kontribuar në një masë të madhe deklaratë e Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçak e bërë në Beograd për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për t’i hapur rrugë formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, me çka ai tashmë hapur ka marrë anën e palës serbe, dhe kjo gjë duhet bërë e qartë Brukselit nga ana e palës kosovare. Dhe kjo ishte një lloj “penalltie” për Beogradin zyrtar i cili siç shihet nga veprimet dhe deklarimet e tyre nuk janë të interesuar për të arritur marrëveshje me Kosovën, dhe për ta vështirësuar sa më shumë procesin e dialogut, po kërkojnë që çështje e kaluar dhe të biseduar më parë, ti ri aktualizojnë dhe ti sjellin në tavolinën e bisedimeve duke ri dizajnuar me kërkesa të reja, siç është kërkesa e tyre që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të rikthehet si çështje për tu diskutuar në Bruksel dhe formimi i saj të jetë i shpejtë me kompetenca ekzekutive.

Dhe pas kësaj Serbia serish do të nxjerrë kërkesa të reja vetëm e vetëm për ta penguar vazhdimin e dialogut dhe marrëveshjen finale. Dhe krejt në fund sa përket deklaratës së Lajçakut cili ka kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, gjoja se kjo nuk është Bibël, mendoj se z. Lajçak ta ketë tepruar pak me shlivovicë gjatë vizitës së tij atje në Beograd, dhe këtu Brukseli duhet të jetë më i kujdesëm sa i përket emisarëve të vet që t’iu bëj me dije se konsumimi i tepërt i alkoolit, përveç se është i dëmshëm për shëndetin, i po ashtu i bënë të tingëllojnë të përqartë dhe të paarsyeshëm

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".