Taksat e Shpend Ahmetit dhe të zëvendësit Selim Pacollit janë shkelje e të drejtave elementare të njeriut

Taksat e Shpend Ahmetit dhe të zëvendësit Selim Pacollit janë shkelje e të drejtave elementare të njeriut
Taksat e Shpend Ahmetit dhe të zëvendësit Selim Pacollit janë shkelje e të drejtave elementare të njeriut

Ismail Muçiqi

  • 21 tetor 2020 - 09:20

Dështimet në udhëheqjen dhe menaxhimin e Komunës së Prishtinës të cilat ndodhën që nga ardhja e Shpend Ahmetit në krye të Komunës këto ditë po manifestohen edhe me një ide administrative dhe burokratike.

Aplikimi i taksës ndaj qytetareve të cilët janë të lidhure me punën e përditshme në Prishtinë dhe me nevojat jetike të ruajtjes së shëndetit dhe të shkollimit në Kryeqendrën e Kosovës është një mendim apo propozimë i pa pranueshëm dhe shumë iritues për qytetarët e Kosovës.

Në këto ditë të vështira në pragë të stinës së Dimirit kur njerzit po ballafaqohen me Pandeminë e Koronavirusit, kur ekonomia e Kosovës është në krizën më të thellë, kur me mija punëtorë janë largua nga puna njerëzit kanë halle dhe preokupime se si ta kalojnë stinën e Dimrit për shkak të mungesës së parasë.

Kryetari i Prishtinës me vetëdije apo me mungesë të logjikës përmesë taksës paradoksale donë ti (gobit) qytetarët pa mar miratimin e Shoqërisë Civile dhe pa patur baz ligjore për një veprimë të tillë.

Kryetari i Prishtinës që nga mandati i parë kur mori postin kishte premtue qytetarëve se një ndër prioritetet e tije do të jetë ndërtimi i parkingjeve nëntokësorë në disa pjesë të Prishtinës.

Mirëpo ky ishte vetëm premtimë i tije i cili për 7 vjet me radhë nuk u realizue asnjëherë.

Dështimet në qeverisje ndikuan në menaxhimin e dobët në zhvillimin e shumë projekteve të premtuara para qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Andaj qytetarët e Komunave të Kosovës janë të lidhurë ngushtë me Kryeqytetin e Republikës së Kosovës- me Prishtinën në të gjitha aspektet duke filluar nga Arsimi, Shëndetësia, Administrata Qendrore dhe me mekanizmat përkatëse të institucioneve të shtetit.

Shpend Ahmeti duhet ti kërkojë falje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve për gjendjen në infraskurturën e Komunës së Prishtinës e cila infraskurtur po e dëmton në mënyrë permanente buxhetin jo vetëm të shofereve të automjeteve por po i detyrojnë edhe banorët e rëndomtë të paguajnë taksa komunale pa i shfrytëzue parkingjet, gjelbërimet, trotuaret dhe hapësirat e nevojshme të cilat u takojnë banorëve të kësaj komune e cila ka mbeture e ngulfatur nga mafia e ndërtimit të egër që nga pas lufta.

Këto janë problemet dhe detyrat me të cilat duhet të mirët Shpend Ahmeti dhe stafi i tije Komunal e jo taksa për ti penguar njerëzit ti kryejnë punët dhe obligimet e ndryshme në Prishtinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".