Lidhja e krimit politik LDK-PDK-AAK-NISMA e ka privatizuar edhe sistemin e drejtësisë në Kosovë

Lidhja e krimit politik LDK-PDK-AAK-NISMA e ka privatizuar edhe sistemin e drejtësisë në Kosovë
Lidhja e krimit politik LDK-PDK-AAK-NISMA e ka privatizuar edhe sistemin e drejtësisë në Kosovë

Arsim Haziri

  • 22 October 2020 - 07:33

Shkruan: Arsim Haziri

Kjo politikë, referuar dy dekadashës, reflekton rritjet e klientelizmit dhe ndikimit nëpër të gjithë aparatin shtetëror, dhe pritja se bordet e ndërmarrjeve do të jenë të pa ndikuara politikisht, është sikur paprekshmëria tiu besohet politikës së Beogradit. LDK, PDK, AAK dhe NISMA, përbëjnë pamundësinë e zhvillimit të shtetit, mendimi im nuk përbën diçka të qëllimtë sa orientohet në të dhënat praktike e të dukshme për çdokënd. Uroj, gjithnjë duke shpresuar për të mirën e vendit tim që zgjedhjet nacionale të jenë sa më të afërta kohësisht, në mënyrë që ndëshkimi të jetë shkak e qeverisja pozitive pasojë.

-Është disi dhe krejt paradoksale që të kërkohet rivënia apo kthimi në binarë të sistemit të drejtësisë prej atyre që tashmë e dy dekada e kanë minimizuar atë. Vendi s'mund të gëzoj praktika progresiste apo konsolidim strukturorë të sistemit juridik, mbase aktorët kryesorë aktualë mbajnë arsyen pse shteti ynë gjendet në këtë situatë. Në gjykimin tim, kapja e shtetit apo instalimi i logjikës nepotiste e klanore veçse sa është maksimalizuar, jo edhe të jetë materializuar në veprime logjika shtet formuese. Vendi gjithnjë është zvogëluar në kapacitete shtetërore, konkretisht në pamundësinë implementimit të ligjit, dhe një teori e tillë përveç që dëshmohet nga opinioni publik, madje theksueshëm, një vlerësim të ngjashëm sapo e paraqiti edhe BE-ja. Prandaj them se besimi se mungesa e ligjit do të merr kthesë pozitive dhe produktet e tij do jenë nacionale duke qenë paradoksale është edhe disi befasuese për gjithsecilin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".