Prokuroria të mos heshtë para krimit të organizuar, si e pse behet privatizimi i tokës dhe aseteve të tjera me interes strategjik për shtetin

Prokuroria të mos heshtë para krimit të organizuar, si e pse behet privatizimi i tokës dhe aseteve të tjera me interes strategjik për shtetin
Prokuroria të mos heshtë para krimit të organizuar, si e pse behet privatizimi i tokës dhe aseteve të tjera me interes strategjik për shtetin

Muhamet Kelmendi

  • 22 October 2020 - 07:46

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Edhe mjetet e grumbulluara nga privatizimi janë mënjanuar nga ideja e zhvillimit të vendit. Ato gjenden nëpër banka të ndryshme jashtë vendit dhe e presin kohën për të diskutuar me shtetin serb. Mendohet se shumë mjete të tilla do ti kalojnë Serbisë gjoja në emër të pronësisë mbi objektet. Ka shumë kohë që ka fakte për hetime. Vetëvritet ish-drejtori apo vritet. Epen objekte dhe ato shkatërrohen. Toka pjellore dëmtohet etj. Këto janë fakte për hetime dhe përgjegjësi penale. Janë mjaftë fakte të forta për ta rikthyer pasurinë e privatizuar përsëri në AKP. Nuk ka ku shkon më veprimtaria shkatërrimtare në fushat e tilla. Të shpresojmë se hetimet do të fillojnë dhe përgjegjësit do të përgjigjen.

Privatizimi në bujqësi bëhet për ti dhënë impulse zhvillimit bujqësor dhe kështu edhe të krijimit të vendeve të reja të punës. Në këtë anë, shitja përveç që bëhet për qëllime të sistemi, bëhet edhe per tu zhvilluar vendi. Ndodhë shpesh që shitjet të jenë vetëm formale, jashtë çmimeve të tregut etj. Kështu është bërë edhe me shitjet e banesave në Kosovë, banueseve me çmime prej 50 Euro etj. Po e lëmë këtë. Tokat në Kosove janë shitur dhe privatizuar në bazë të disa kritereve që kryesisht kanë për qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin e bujqësisë. Por, përkundër kësaj, janë caktuar edhe disa kushte tjera. E pikërisht: 1. Është dashur domosdo të kultivohet ndonjë kulturë bujqësore, 2. Të hapen dhe të punësohen njerëzit e papunë, 3. Të investohen mjetet e kërkuara dhe të zotuara nga blerësi, 5. Të i jepen Impulse bujqësisë dhe bujqve për të krijuar parcela pa vija ndarëse dhe 6. Në fund është caktuar edhe koha e veprimeve të tilla. Nëse këto kritere nuk janë plotësuar është dashur të merret toka dhe të vihet në shitje. Kështu ka qenë e paraqitur me konkurs çështja. Por kështu nuk është vepruar.

Toka iu ka dhënë njerëzve të politikës dhe tregtarëve të ndryshëm të lidhur me politikë. Shikoni Kosovën tash! Kudo ka ndërtesa dhe parcela në tokat e blera. Askush nuk kultivon gjë nëpër këto parcela të privatizuara. Vetë vreshtaria në Zahaq tregon matrapazllëkun e AKP-së. Jo vetëm kjo fushë, por të gjitha segmentet e ndërtuara në Kosovë, në fusha të ndryshme, kërkohet të hetohen për keqpërdorime. Mirëpo, korrupsioni, krimi dhe veprimtaria më e rëndë antiligjore është bërë në AKP-në e Kosovës. AKP ju ka ndarë fabrika, pyje dhe parcela tokësore, firma të ndryshme etj. njerëzve më të ndyrë të shoqërisë, atyre që fare nuk kanë për qellim zhvillimin e vendit dhe të prodhimit në të gjitha fushat. Fabrikat e privatizuar janë bërë shitore, dyqane dhe byro të ndryshme. Pyjet janë shkatërruar të gjitha. Toka bujqësore e privatizuar në fushën e bujqësisë është grimcuar dhe ndarë nëpër parcela për ndërtim.

Firmat e ndryshme janë shkatërruar. Kështu u shkatërrua fabrika e Amortizatorëve në Prishtine, fabrika baterive në Mitrovicë dhe në Pejë, fabrika e duhanit në Gjilan, fabrika e auto pjesëve në Pejë e shumë e shumë fabrika tjera. E tërë toka bujqësore ju nda elementëve që fare nuk kanë lidhje me bujqësi. Ajo u dëmtua, u nda dhe u shkatërrua në përgjithësi. Ndërtime janë bërë kudo. Shumë vepra penale u kryen dhe shumë vëlla-vrasje u bënë për tokën, dyqanet dhe për fabrikat e objektet tjera të privatizuara. AKP u ndau pasurinë e tillë jo njerëzve që janë profesionalistë në fushat përkatëse, por njerëzve mafioz, që kishin para dhe i blenë kompetentët në këtë subjekt. Tash jemi para një gjendje të rëndë. Askush nuk iu ka përmbajtur kontratës. AKP heshtë dhe i toleron këto veprime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".