Qytetarëve të Kosovës s'ju ka mbetur gjë tjetër veçse ti japin shqelmin e fundit për vdekje kësaj kaste politike

Qytetarëve të Kosovës s'ju ka mbetur gjë tjetër veçse ti japin shqelmin e fundit për vdekje kësaj kaste politike
Qytetarëve të Kosovës s'ju ka mbetur gjë tjetër veçse ti japin shqelmin e fundit për vdekje kësaj kaste politike

Ragip Guraziu

  • 22 October 2020 - 17:52

Shkruan: Ragip Guraziu

Shembulli më konkret tani që çdo kush nga ne duhet t'ia parashtroj si çështje dhe ta zbulon qëllimin është kjo: a është arrestimi i nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova vetëm një sinjal i hershëm i përgatitjes serioze të luftës në mes të partive politike që duke ja zbuluar të palarat dhe abuzimet për dekadat e kaluara në pushtet, do të provojnë me eliminime të rivalëve politik, por që nuk do të sjellin ndryshime në qeverisje të vendit përveç ndërrimit të figurave në kapjen e re të pushtetit, nga niveli lokal deri në atë qendror. Unë mendoj se ky është qëllimi. Shembujt e tillë duhet të shërbejnë për vetëdijesimin e qytetari që të distancohet nga kjo kastë politike dhe të kërkon një alternativë krejtësisht të re, qoftë si formacion të ri politik apo subjekt të reformuar e të dekriminalizuar nga lidhjet me krimin.

Është dashur që kaherë, por siç thotë populli; '' më mirë vonë se kurrë'',secili t'i shtrojmë pyetje vetës; se a duhet të shërbejnë pikërisht shembujt e tillë, sikur ky i arrestimit të nënkryetarit të LDK-s Haki Rugova, për vetëdijesimin e qytetari që të distancohet nga kjo kastë politike dhe të kërkon një alternativë krejtësisht të re, qoftë si formacion të ri politik apo subjekt të reformuar e të dekriminalizuar nga lidhjet me krimin. Gjithë herë kur vijnë zgjedhjet çfarëdo qofshin ato,gjithnjë po rrezikon të futet politika e Kosovës në një fazë të rrezikshme të fillimit të luftës për pushtet, nëpërmes përdorimit të shantazhit si mjet të eliminimit dhe diskualifikimit të rivalëve politik, në prag të zgjedhjeve të reja lokale të vitit që vjen, pa përjashtim të mundësisë edhe për zgjedhjet e nivelit qendror në të njëjtën kohë për shkak të krizës në të cilën po futet qeveria aktuale.

Është dashur që kaherë, por siç thotë populli; '' më mirë vonë se kurrë'',secili t'i shtrojmë pyetje vetës; se a duhet të shërbejnë pikërisht shembujt e tillë për vetëdijesimin e qytetari që të distancohet nga kjo kastë politike dhe të kërkon një alternativë krejtësisht të re, qoftë si formacion të ri politik apo subjekt të reformuar e të dekriminalizuar nga lidhjet me krimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".