Politika kosovare të bashkohet në një zë kundër Asociacionit kundër kushtetues të Komunave me shumicë serbe

Politika kosovare  të bashkohet në një  zë kundër Asociacionit kundër kushtetues të Komunave me shumicë serbe
Politika kosovare  të bashkohet në një  zë kundër Asociacionit kundër kushtetues të Komunave me shumicë serbe

Ali Hertica

  • 24 October 2020 - 09:12

Shkruan: Ali Hertica

Serbia duhet të kushtëzohet fillimisht me njohjen e pa kusht të Republikës së Kosovës, të kërkohet falje për krimet që janë bërë nga ish regjimi i Millosheviqit, trashëgimtar dhe vazhdues politik i të cilit është edhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiqi, dhe vetëm pastaj të hapen letrat dhe temat për rregullimin e të drejtave të pakicave etnike në të dyja vendet, Kosovë dhe Serbi, duke vendosur kushte të barabarta, si për serbët lokal në Kosovë edhe për shqiptarët që jetojnë në serbi, në Kosovën Lindore.

Kosova ka bërë mjaft kompromise të dhimbshme ndaj Serbisë bazuar në kërkesat e BE-se edhe pse Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet që janë nënshkruar me ndërmjetësim nga ana e “ndërmjetësve “lehtësues” të BE-së. Pas qëndrimit tre ditor në Kosovë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Z. Miroslav Lajçak, top temë në nivel të opinionit publik, media dhe në skenën politike është bërë insistimi i tij për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke ndërhyrë në Kushtetutë dhe duke i dhënë kompetencat ekzekutive që sigurojnë një lloj atributi të autonomisë funksionale territoriale e kulturore, gjë që paraqet rrezik serioz për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Duke e ditur që Serbia dhe serbët lokal të Kosovës të instrumentalizuar, vazhdimisht kanë bëre obstruksione politike kundër shtetit të Kosovës, spektri politik Kosovar në këto momente të zhvillimeve kritike dhe dramatike, para arritjes së marrëveshjes me Serbinë, duhet të jetë shumë unik në veprime dhe ti thuhet jo tendencës për defunksionalizim të shtetit nëpërmes krijimit të një subjekti të tillë kushtetues, mini shtet në shtetin e Kosovës, një Republika Srpska në Republikën e Kosovës. Kosova ka bërë mjaft kompromise të dhimbshme ndaj Serbisë bazuar në kërkesat e BE-se edhe pse Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet që janë nënshkruar me ndërmjetësim nga ana e “ndërmjetësve “lehtësues” të BE-së. Për më tepër shteti serb me zyrtarë aktual akoma vazhdon ti shkelë të gjitha ato marrëveshje, e ndër më të rëndësishmet është edhe ajo për shuarjen strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, strukturave të MUP-it të Serbisë. Ato edhe sot e kësaj dite veprojnë vetëm sa e kanë ndërruar mënyrën e veprimit.

Qeveria e Kosovës por edhe Kuvendi si organ përfaqësues i gjithë spektrit politik pozitë dhe opozitë, duhet të koordinohen në vazhdim të dialogut me Serbinë për ta kushtëzuar shtetin serb edhe me krimet dhe dëmet e luftës. Kjo temë së fundi u aktualizua edhe nga përfaqësuesit e shtetit të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara prandaj është momenti i duhur që Kosova të bëjë hapin përpara sepse dihet mirëfilli se si Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq shkon deri atje sa që e mohon krimin mbi shqiptarët të kryer nga shteti institucional serb, edhe pse Vuçiq ishte ministër për informim ne qeverinë e Millosheviqit. Është koha që të lihen anash inatet politike dhe interesat parciale e personale të liderëve politik. Shteti duhet të shikohet si tërësi kurse në dialog të shkohet me platformë konkrete dhe me strategji të cilës i dihet filli dhe fundi, që nuk mundë të ketë pajtim pa kërkim falje, pa ndëshkim të krimit nga pala serbe dhe pa zotim e garantim të kompensimit të dëmeve të luftës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".