Fluturimi i fundit i korbit 'shëtitës' Hashim Thaçi në mision të shuarjes së Gjykatës Speciale

Fluturimi i fundit i korbit 'shëtitës' Hashim Thaçi në mision të shuarjes së Gjykatës Speciale
Fluturimi i fundit i korbit 'shëtitës' Hashim Thaçi në mision të shuarjes së Gjykatës Speciale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 tetor 2020 - 08:40

Shkruan: Reshat Badallaj Zhurjani

Tani më thoni cili është Hashimi i Haxhi Brojës? Ai që me dajak në krah u shkonte edhe në shtëpi për të votuar Gjykatën Speciale, apo ky Hashim zeza që tani u shkon me hu gardhi njerëzve që ta shuajnë këtë Gjykatë. Urdhëroni e bjeri në fije se cili është ky pazarexhi dhe në cilën kohë? Hashim zeza kohëve të fundit jo vetëm në Kosovë por nuk la vend për të bredhur si korb shëtitës, vetëm e vetëm të mos vdes politikisht dhe të qëndroj në kapjen e shtetit sepse është i sëmurë për këtë drejtim dhe i lindur për dredhi.

Hashim Thaçi me lojërat e tija të pista dhe aspak serioze tregon se është në siklet të madh dhe shumë hileqar. I shkreti tashme mundohet të shuaj mandatin e Gjykatës Speciale por këtu kemi të bëjmë shumë me një hile dhe pafytyrësi. Përse? Si mund të kuptohet kur ky Hashim Thaçi, djali i Haxhi Brojes është më meritori që solli Gjykatën Speciale dhe jo vetëm kaq, por, ky dilinxhi a ju kujtohet se ka bërë trysni te deputetët për të pranuar dhe votuar Gjykatën Speciale dhe hilja dhe paftyrësia tregohet kështu: Përse ky dilinxhi atëherë nuk la gur e dru për të votuar Gjykatën Speciale, që nënkupton edhe njollosjen e UÇK-së dhe dihet botërisht se ka shumë dëshmi nga gjakësorët serbian dhe hilja qëndron sy ky edepzës ka dashur të ja fus dikujt tjetër dhe ky të del i pa lagur. Tani më thoni cili është Hashimi i Haxhi Brojës? Ai që me dajak në krah u shkonte edhe në shtëpi për të votuar Gjykatën Speciale, apo ky Hashim zeza që tani u shkon me hu gardhi njerëzve që ta shuajnë këtë Gjykatë. Urdhëroni e bjeri në fije se cili është ky pazarexhi dhe në cilën kohë?

Hashim zeza kohëve të fundit jo vetëm në Kosovë por nuk la vend për të bredhur si korb shëtitës, vetëm e vetëm të mos vdes politikisht dhe të qëndroj në kapjen e shtetit sepse është i sëmurë për këtë drejtim dhe i lindur për dredhi. Dhe, nuk e di se përse e zë si shpëtim UÇK-në? UÇK-ja nuk është vetëm e Hashim Brojes, UÇK-në nuk ka kush mundë ta njollos sepse trimat e kësaj toke kanë luftuar në trojet e tyre për të mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë se nuk ka bërë kurrfarë krimesh dhe nuk ka luftuar në Serbi por në trojet e veta.

Dhe, në fund të fundit, Hashim Thaçi pretendon të jetë i pafajshëm që po të dëshironte çdo kush për të vetmen arsye se njolloset Kosova se deshëm apo nuk deshëm ai merre "POZIV" (ftesë), si kryetar shteti, dhe atëherë përse mundohet ta shuaj këtë Gjykatë, ose është i sëmur mental që akoma nuk i ka marr ilaçet. Përse jo vetëm që e votove por me dajak e hu biki i kërcënojë ata langonj të mezlishtit që të votojnë këtë Gjykatë që është ngritur vetëm kundër shqiptarëve? Pra, të tregoj arsyen edhe pse arsyeja dihet, se ka menduar që është bajraktar i shtetit dhe lëre që nuk e ha kali por; të dergjet dikush tjetër nëpër burgje e ky të vazhdoj dyzen ahengun me buxhetin e shtetit me kumbarën e tij Aleksandër Vuçiqin dhe langoin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun. Një gjë duhet pasur shume kujdes se ky për të shpëtuar lëkuren dhe bishtin e tij është në gjendje të bëjë çdo gjë në kurriz të Kosovës, sepse deri më tani të gjitha pazaret e pista që ka bërë me serbianët i ka bërë pa ditur gjë populli, nëpër kanalet e tija të nëntokës kriminale, sepse dihet që ka vënë imza në vitin 2013, për formimin e Asociacionit dhe ndoshta do t´i mbetet besnik këtij pazari të pistë dhe mendja e tij është që të mashtroj me dredhitë e ti që i ka në gjak edhe Gjykatën Speciale duke harruar se i ka ditët e numëruara. Kur jemi këtu dua të ripërsëris atë që e kam thënë se kjo gjykatë për mua personalisht është e pa pranueshme sepse është vetëm kundër shqiptarëve dhe nuk akuzohet askush nga kasapët gjaksor serbo-çetnik që kanë bërë krime dhe terrorizëm në Kosovë qe nuk e njeh bota e qytetëruar dhe do të ishte mirë që kjo gjykatë të jetë për hajni dhe ky dhe kryebanditët tjerë pa fjalën dyshohet do të mbanin burg të përjetshëm sepse janë krye hajnat më të mëdhenj në tërë Ballkanin dhe jo vetëm në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".