Kosovës i duhet nje riorganizim i ri i pushtetit komunal

Kosovës i duhet nje riorganizim i ri i pushtetit komunal
Kosovës i duhet nje riorganizim i ri i pushtetit komunal

Muhamet Kelmendi

  • 27 October 2020 - 09:49

Ne kuader te riorganizimit te ri te pushtetit lokal ne Kosove dhe, natyrisht qe te kemi funksionalizim me te mire te pushtetit lokal, kerkohet domosdo te beher nje riorganizim i ri i tere vendit neper bashkesi.

Ne kete riorganizim baze duhet te jete jo ndarja ne pushtete te copetuara komunale dhe ndonje pushtet i ri sikunder po diskutohet ne Qeveri dhe me Asociacionin serb, por duhen qe te kemi nje  bashkim te komunave ne kuader te bashkesise se komunave.

Ky riorganizim eshte shume i domosdoshem kryesisht per faktin se funksionalizohet pushteti lokal dhe nuk krijojme hargjime te shumefishta te shtetit te varfer te Kosoves.
Kryesisht kishin me qene 7 bashkesi te komunave ne tere hapesiren e Kosoves. Keshtu do te reduktoheshin komunat e shumeta dhe tipike jo funksionale ne Kosove dhe natyrisht me ate do te ndalej copetimi i Kosoves qe me Asiciacion do te behet realitet.

Kendej duhet te formohen keto bashkesi te komunave:

1. Bashkesia e Prishtines duke perfshire tere Prishtinen qe do te ndahej ne disa komuna, pastaj Fushe Kosoven, Lipljanin, Obiliqin, Graqanicen dhe Podujeven, kuptohet me nje Ansamble te Bashkesise;

2. Bashkesia e Mitrovices, duke e perfshire Leposaviqin, Zubin Potokin, Zveqanin, Mitrovicen, te dyja te ndara ne disa komuna, Vushterin, te ndare ne dy a tri komuna, Drenasin  dhe Skenderjajin, me nje Ansamble te  Bashkesise.

3. Bashkesia e Pejes, duke e perfshire Pejen te ndare ne disa komuna, Istogun, Klinen dhe Deqanin, me nje Ansamble te Bashkesise;

4. Bashkesia e Gjakoves, duke e perfshire Gjakoven te ndare ne dy a tri komuna, Junikun dhe Malisheven, me nje Ansamble te Bashkesise;

5. Bashkesine e Prizerenit, duke e perfshire Prizerenin e ndare ne tri a kater komuna, sikunder edhe Dragashin, Rahovecin dhe Suhareken, me nje Ansambe te Bashkesise;

6. Bashkesia e Ferizajit, duke e perfshire Ferizajin te ndare ne disa komuna, pastaj Hanin e Elezit, Shterpcen, Shtimjen dhe Kllokotin e Vitine, me nje Ansamble te Bashkesise dhe

7. Bashkesia e Gjilanit, duke e perfshire Gjilanin te ndare ne disa komuna, pastaj Artanen, Parteshin dhe Ranillukin, me nje Ansamble te Bashkesise.
Ky riorganizim e funksionalizon shtetin dhe e redukton shume administraten e  vendit, duke ndikuar edhe ne krijimin e kushteve qe Kosova mos te  ndahet.

Ketej krijohen kushtet per nje zhvillim me proporcional midis komunave ne bashkesi dhe krijohet edhe nje lidhje me e mire e qytetareve. Bashkesia e komunave nderton nje jete demokratike, te barabarte dhe qytetate, s dhe e lufton shume me mire ndarjen nacionale dhe fetare. 

Bashkesia e komunave e ndalon copetimin e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".