Koalicioni LDK-AAK-NISMA në kolaps, çelësi i zgjidhjes vetëm përmes zgjedhjeve

Koalicioni LDK-AAK-NISMA në kolaps, çelësi i zgjidhjes vetëm përmes zgjedhjeve
Koalicioni LDK-AAK-NISMA në kolaps, çelësi i zgjidhjes vetëm përmes zgjedhjeve

Ragip Guraziu

  • 28 October 2020 - 18:40

Shkruan: Ragip Guraziu

Tani në këtë situatë, do duhet të jetë marrëveshja politike për miratimin e Ligjit të Buxhetit për vitin që vjen, çelësi e marrëveshjes edhe për zgjedhje të reja në 2021-tën vit zgjedhor që duhet ta sjell mandatin e ri të Presidentit të vendit. Derisa edhe vetë kreu u LDK-së, pas takimit të së premtes me përfaqësuesit e partive politike. AAK-NISMA dhe PDK, ka deklaruar se të gjitha janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse vjen situate dhe nuk pajtohen me koncensus për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ka shumë arsyeje që spektri politik, apo subjektet politike dhe liderët tanë,sipas meje duhet të shkohet në zgjedhje, të marrim frymë pak më thellë, të kthjellin trurin dhe duhet qenë në dijeni se çka po i pret,dhe ndërkohë duhet patjetër një unitet se ndryshe nuk shkon.

Kriza politike në të cilët është zhytur vendi pas prishjes së koalicionit LDK-LVV dhe krijimit të qeverisë së re tëkoalicionit të brishtë dhe aspak funksional LDKL-AAK-NISMA, duket që nuk mundë të zgjidhet pa zgjedhje tëreja, nëse PDK nuk pranon të futet nëQeveri me riformatim të kabinetit tëtashëm qeveritar. Pra, në këtë situatë, vendi është shumë më afër zgjedhjeve të reja se sa zgjidhjes së mundshme për ta zhbllokuar funksionimin e Kuvendit dhe krijimin e kushteve për vendim marrje normale e të pa penguar. Edhe ashtu ,AAK-NISMA dhe PDK, kanë deklaruar se të gjitha janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse vjen situate dhe nuk pajtohen me koncensus për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Ky duhet të mbetet opsioni izgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, mundësia e vetme e krijimit të stabilitetit politik dhe institucional në vend, pasi që koalicioni aktual LDK-AAK-NISMA nuk e ka as numrin minimal të votove, për të funksionuar si qeveri e pakicës, dhe nuk mundë ti kalon as ligjet për të cilat kërkohet shumica e thjeshtë e votave të deputetëve, kurse PDK dhe LVV nuk po tregohen aspak të gatshme për bashkëpunim, për ta zbutur krizën.

Fatbardhësisht edhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiqin kanë nisur të lëshojnë nervat, nga frika e unifikimit të klasës politike kosovare, dhe po i duket vetja si harambash i gjithë kësaj kauze kundër Kosovës, dhe për këtë morri dënimin e merituar dhe u kritikua me rastin e diskutimeve të fundit për Kosovën në KS të OKB-së, duke u kërkuar nga Serbia që të përgjigjet edhe për krimet e luftës. E jo të ta dirigjon Kryeministrin e Kosovës, ta mëson atë se si duhet ai të deklaron para tij gjatë takimeve kur të flasin për temat e dialogut!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".