Pas Formimit të qeverisë se re në Serbi, Kosova nuk ka nevojë të nënshkruaj më asgjë ?!

Pas Formimit të qeverisë se re në Serbi, Kosova nuk ka nevojë të nënshkruaj më asgjë ?!
Pas Formimit të qeverisë se re në Serbi, Kosova nuk ka nevojë të nënshkruaj më asgjë ?!

Ragip Guraziu

  • 31 October 2020 - 09:46

Hapatas tha; ''Kryeministrja Brnabiq ku theksoi se përparësitë e qeverisë së re janë luftimi i pandemisë, çështja e Kosovës, luftimi i krimit të organizuar, sundimi i ligjit, përshpejtimi i procesit të reformës dhe forcimi i ekonomisë . Ish-kryeministri serb: Nuk mund të fle, s’është dashur të vrasim civil në Kosovë.

Ky zyrtar që ishte njëri prej njerëzve kyç për atë që bënte Serbia në Kosovë, përfshirë aksionet policore ushtarake, ka mbajtur pozita të larta shtetërore në qeverinë e Serbisë përfshirë edhe postin e kryeministrit të Republikës së Serbisë në periudhën 1993 -94, ndërkohë që ka shërbyer edhe si Zëvendëskryeministër i Republikës Federative të Jugosllavisë nga viti 1994 -2000.

Shainoviq tani është shpesh pjesë e emisioneve televizive në Serbi ku tregon për periudhën e luftës duke pranuar krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe vrasjen e civilëve. Ai tani duke bërë një ‘mea culpa” e pranon se Serbia ka vrarë civilë të pafajshëm dhe se për këtë nuk mund as të fle.

QEVERIA E SERBISË BETOHET “TA RUAJË KOSOVËN BRENDA SERBISË”!

Kuvend i Serbisë e votoi Qeverinë e re të kontinuitetit nacional-shovinist, antishqiptare dhe antikosovare.

Në përbërjen e Qeverisë, qe ka 24 pozita ministrash (22 resore dhe 2 pa portfel), nuk është asnjë nga pjesëtarët e 25 minoriteteve që jetojnë në atë “shtet demokratik”!

Anëtarët e Qeverisë u betuan solemnisht se do ta ruajnë "Kosovën e Metohinë" në përbërje të Serbisë!

Ja tekti i plotë e betimit solemn të anëtarëve të Qeverisë së Serbisë:

“Solemnisht betohem në besnikërinë ndaj Republikës së Serbisë dhe në nderin tim, se do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin dhe se detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me ndërgjegje, me përgjegjësi e me përkushtim dhe do të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Tani nuk ka pse të formohet ky asociacion i komunave serbe jashtë marrëveshjes finale me Serbinë apo para se të arrihet kjo, dhe ky trup duhet të jetë konformë kornizës së përcaktuar me opinionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Dhe në këtë pikë pala kosovare nuk duhet të bëjë kompromis pasi refuzimi i këtij Asociacioni me kompetenca ekzekutive do të gjejë mbështetje edhe nga shtete e fuqishme evropiane si Gjermani Austria, Italia dhe të tjera, por edhe nga vetë SHBA, ku pala kosovare duhet ta argumentoj fuqishëm rrezikun që paraqet një AKS me kompetenca ekzekutive që do të qonte në destabilitet jo vetëm të Kosovës por paraqet rrezik edhe për destabilitet rajonal në aspektin politik dhe të sigurisë.

Eksperti i sigurisë: Hapja e Zyrës së Mbrojtjes ruse në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja hapjen e Zyrës të Mbrojtjes së Rusisë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë e sheh si një hap të paramenduar të Beogradit zyrtar për zbatimin e një lufte speciale për t’iu kanosur shteteve fqinje, në veçanti shtetit të Kosovës.

Ai një veprim të tillë e konsideron si të rrezikshëm dhe një sfidë para se gjithash për vetë NATO-n kur dihet se Serbia tashmë ka krijuar një partneritet të afërt bashkëpunues me Rusinë dhe Kinën, vende këto të cilat kanë ambicie për zgjerimin e ndikimit të tyre në Ballkan.

“Rritja e armatimit të Serbisë ngërthen një kërcënim direkt për stabilitetin e rajonit dhe është në mospërputhje me pretendimet gjoja bashkëpunuese të lidershipit aktual në Serbi për kinse arritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon. Zyrtarizimi i tillë i prezencës ushtarake ruse në Serbi duhet të shërbejë si kambanë e fundit për institucionet tona që të ngritin gatishmërinë institucionale e në veçanti të atyre të sigurisë dhe të monitorojnë zhvillimet e fundit të cilat gjithsesi se kanë për qëllim nxitjen e destabilizimit në Kosovë e rajon”, shkruan Qehaja në Faecbook.

Ai kërkon nga diplomacia e Kosovës të veprojë në drejtim të një ri-bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për t’i informuar lidhur me lëvizjet e fundit në Serbi, të cilat janë kundër interesave të partnerëve bilateralë kryesorë dhe NATO-s.

'' Nuk ka kompromis me ata që vënë në dyshim pavrësinë dhe sovranitetin e Kosovës''. Kosova është deklaruar e pavarur dhe sovrane,nga përfaqësuesit e popullit të vet,qysh më 2 Korrik 1990. Populli i Kosovës ka vepruar si i pavarur që nga ajo kohë,edhe atëherë kur pushtetuesit serb e plaçkitën,e dhunuan, e gjakosën,por edhe kur e bënë shkrumb e hi. Të tjerët kuptuan vendosmërinë e popullit të Kosovës për pavarësinë dhe e pranuan Pavarësinë e Kosovës pas 17 shkurtit 2008.. Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe gjyqet e Kosovës,me qendrime dhe sjelljet e tyre,edhe sot po e vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës.

Ish-kryeministri serb: Nuk mund të fle, s’është dashur të vrasim civilë në Kosovë

Ky zyrtar që ishte njëri prej njerëzve kyç për atë që bënte Serbia në Kosovë, përfshirë aksionet policore ushtarake, ka mbajtur pozita të larta shtetërore në qeverinë e Serbisë përfshirë edhe postin e kryeministrit të Republikës së Serbisë në periudhën 1993 -94, ndërkohë që ka shërbyer edhe si Zëvendëskryeministër i Republikës Federative të Jugosllavisë nga viti 1994 -2000.

Shainoviq tani është shpesh pjesë e emisioneve televizive në Serbi ku tregon për periudhën e luftës duke pranuar krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe vrasjen e civilëve. Ai tani duke bërë një ‘mea culpa” e pranon se Serbia ka vrarë civilë të pafajshëm dhe se për këtë nuk mund as të fle.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".