Kosovës po i troket ora e fundit që drejtësia dhe politika të pastrohen me VETTING, të merren seriozisht me krimet dhe dëmet e luftës

Kosovës po i troket ora e fundit që drejtësia dhe politika të pastrohen me VETTING, të merren seriozisht me krimet dhe dëmet e  luftës
Kosovës po i troket ora e fundit që drejtësia dhe politika të pastrohen me VETTING, të merren seriozisht me krimet dhe dëmet e  luftës

Muhamet Kelmendi

  • 31 October 2020 - 16:56

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kudo kemi kriminel të punësuar, qoftë serb, qoftë shqiptar, qoftë të tjerë.Është i mbushur vendi me elemente të tillë. Kjo gjendje tregon se në Kosovë asnjë plagë nuk është shëruar. Askush ende nuk është përgjigjur për krimet e tilla. Rasti i Dervish-milicit është shumë i rëndë dhe shumë domethënës se ku e kemi sistemin tonë të drejtësisë. Kudo nëpër mekanizmat e tillë janë njerëzit e pa verifikuar për të kaluarën e tyre. Kudo në pushtet kemi njerëz me të kaluar të dyshimtë dhe shumë të rrezikshme.

Luftimi, ndjeka i krimeve të luftës dhe të paraluftës, gjatë pushtimit serbomadh, është një dukuri që fare Kosova nuk e ka futur në veprim për përgjegjësi. Nuk janë përgjigjur kriminelët për masakrimin dhe vrasjen, djegien e 13800 shqiptarëve. Nuk kemi përgjegjësi as për shkatërrimet masive. E ku ka më rëndë se të përdhunohen 20 mijë femra shqiptare dhe askush nga Serbia dhe shteti serb nuk përgjigjet. Po çka të thuhet për ndjekjen e 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit, për plaçkitjet dhe masat tjera gjenocidi ane. Dhe, sikurse mos të kishte ndodhur kjo, kemi shumë punësime të kriminelëve në polici në veri e në komunat serbe.

Kemi njerëz të UDB-së në pushtet, në administratë, nëpër borde dhe agjenci, në prokurori e në polici, nëpër gjykata etj. Pikërisht kjo gjendje tregon domosdoshmërinë e një VETTING të gjerë në shoqërinë kosovare. Me atë do të pastrohej shumë sistemi dhe do të fillonte drejtësia të aplikohej. Pa një spastrim të tillë do të kemi ende papërgjegjësi dhe mosbesim. Masat do të irritohen edhe më tej. Ndërsa, familjet që i kanë të afërmit e vrare, të masakruar e të përdhunuar, do të largohen sa më shumë nga pushteti dhe ky vend. Kosovës po i troketë ora e fundit që të merret me këtë drejtësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".