Serbia po e sfidon turpshëm delegacionin kosovarë në procesin dialogut me tema të konsumuara

Serbia po e sfidon turpshëm delegacionin kosovarë në procesin dialogut me tema të konsumuara
Serbia po e sfidon turpshëm delegacionin kosovarë në procesin dialogut me tema të konsumuara

Riza Smaka

  • 01 November 2020 - 08:44

Shkruan: Riza Smaka

Pala kosovare do të duhej të kundërvepronte fuqishëm duke kërkuar fillimisht veprimet e qëndrimet serbe të tilla të tipit kolonialist e hegjemonist. Nëse pala kosovare nuk do të vepronte në këtë mënyrë pos dështimit preliminar do të reflektohej inferiore, konformiste madje implicite pranuese me platformën politike serbe të tillë - anakronike, stereotipe me pretendimet koloniale hegjemone serbe të mirënjohura nga viti 1912-1999.

Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës me metodën e deritashme të inter-komunikimit politik me përfaqësues shtetëror serb, do të dështonte edhe më nga deri tani. Pala serbe në dialog nga fillimi e vijimisht ka mbajtur dhe mbanë qëndrim superior, përbuzës e shpërfillës ndaj palës kosovare ndër tjera duke e pasur dhe përfillë platformën kushtetutare të vetë për statusin e Republikës së Kosovës si krahinë autonome administrative në përbërje të Serbisë, duke i shpërfillur të gjitha format e krimeve të luftës të ushtruara kundër civilëve shqiptar të të gjitha gjinive e moshave etj., në një anë, ndërsa pala kosovare, ka qenë dhe është e verbër dhe e shurdhër ndaj qëndrimeve denigruese e hegjemoniste, në anën tjetër.

Tani më në këto ditë, institucionet legjislative dhe ekzekutive të Serbisë , pos normimit të Republikës së Kosovës si krahinë regjionale të shtetit serb madje duke u betuar se atë status poshtërues të Kosovës do ta mbronin me çdo kusht e në çfarëdo rrethanash. Veprimet e tilla janë irrituese e provokuese të cilat apriori e përjashtojnë çfarëdo mundësie jo për arritje të marrëveshjes politike për normalizimin e relacioneve serbo -kosovare por edhe për vijim të negociatave politike të këtyre dy entiteteve. Druaj se në saje të praktikave të deritashme të klasës politike të vendit tonë, Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës do të vijojë avazin e deritashëm të sipër thënë!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".