Këta hajna që po e vrasin shpresën e qytetarëve duhet të ndalen urgjentisht nga qeverisja kriminale me shtetin

Këta hajna që po e vrasin shpresën e qytetarëve duhet të ndalen urgjentisht nga qeverisja kriminale me shtetin
Këta hajna që po e vrasin shpresën e qytetarëve duhet të ndalen urgjentisht nga qeverisja kriminale me shtetin

Arsim Haziri

  • 01 November 2020 - 16:29

Shkruan: Arsim Haziri

Vetëm hajnia nuk braktiset dhe nuk vidhet, referuar atyre politikane që kanë qeverisur në Kosovë. Hajnia, ky fenomen më i besueshëm për të ndodhur. Ndoshta edhe asgjë s'mund të ndodhë, përveç hajnisë. Hajnia, e realizuar nga bërësit e publikes, është bërë problemi bazik dhe njeri ndër shkaktarët pse vendi ynë assesi s'mund ta prekë edhe arrin hapin me vendet e zhvilluara. Eshte befasi sikur te mos ndodhte hajnia, aq shumë është praktikuar brenda institucioneve sa është shndërruar në besim qytetare për çdo qeveri të ardhur. Hajnia si ves e dozë e de humanizmit është gjëja më e besueshme që gjendet tek liderët institucional, sa aq besueshëm praktikohet sikur të ishte vlerë e shëndetshme njerëzore.

Politika aktuale e nivelit qendror, sigurisht se me veprimet e fundit ka treguar se në çfarë mase qëndron ndaj degradimit, eliminimit të shpresës së qytetarit si dhe përfundimisht se në çfarë masë uzurpokratësh udhëhiqet aparati shtetëror. Kosova për të ikur prej kësaj situate ose mjerimit politik, qytetarët për klasën aktuale duhet të reagoj me ndëshkim e për ata që mendojnë seriozisht për ti zgjidhur problemet dhe luftuar këtë klasë politike të korruptuar, duhet të reagojnë me përafrim. Ardhja e një qeverisje të re në institucionet e larta, ndoshta mund të jetë edhe mundësia për qeverisje në interes të qytetarëve, ndoshta mund të jetë edhe mundësia për qeverisje e cila i shërben masës qytetare jo edhe individualitetit e ambicieve personale e klanore. Qeverisja e sotshme përpos elementeve negative që shkojnë në funksion të së mirës së klientëve dhe asgjë për qytetarët e gjorë nuk posedon. Kjo është e papranueshme dhe e padrejte, pasi qeverisja s'duhet të jetë për pasurime e zhvatje. Është disi absurde dhe e palogjikshme të presësh diçka pozitive dhe në funksioni të së mirës së përgjithshme, kur serish jemi nën të njëjtën mendësi e formacion politik, i cili formacion objektiv thelbësorë posedon ngarkimin e buxhetit shtetëror, aplikimin e politikave jo publik si dhe implementimin e një lloj mendësia që produktet e secilës janë vetëm klanore e familjare. Pra, me një fjalë besimi në këtë politikë e cila përndjekë ambiciet dhe parimet e individualitetit është i dëmshëm për secilin dhe në asnjë formë e mënyrë nuk prodhon interes qytetarë, pos asaj që dihet shndërrim i shtetit në pronë klanore e individuale. Kjo shprehje negative e politikës, përpos që ka stagnuar së funksionuari edhe shoqërinë, natyrisht po pamundëson edhe të ardhmen e dinjitetit qytetarë, madje ajo për më keq përmes veprimeve që ka ndjekur kohëve të fundit ka vërë në diskutim mjaft shumë edhe marrëdhëniet e shtetit tonë me shtetet më të fuqishme.

Gjithkund ajo po jetësohet, ama në çdo gjë. Skandali me vjedhjen e milionave përbën njërin ndër shumë skandalet, madje më peshues se kjo hajni është hajnia e demokracisë, që edhe rezultoi me krijimin e kësaj qeverie tërësisht të pandërgjegjshme. Dhe, çdo gjë që flitet për këtë sistem korruptues është e tepërt përveç votës e cila përbënë shkakun drejt të mirës së drejtë. Pushtetarët aktual, zhvillimin e dukurive negative i kanë parë si mundësi për paprekshmëri politike dhe ekonomike, dhe duke arritur për të mos e avancuar sistemin në përgjithësi, ata-politikanët arrijnë të qëndrojnë akoma më shumë në pushtet politike. Kjo është strategji të cilët fatkeqësisht tashmë e afro dy dekada janë duke i shtyrë për të qenë e funksionueshme. Sot aq shume është rritur masa e zhgënjimit social, sa nuk ka edhe vullnet qytetarë për të de legjitimuar këtë logjikë negative të të qeverisurit, e cila për interesa private ekonomike, janë duke e dhunuar trupin social, sa kanë imponuar edhe logjikë tjetër sociale, atë të emigrimit masiv. Fatkeqësisht, kjo politikë aktuale s'mund të jetë shpresa dhe gatishmëria politike dhe morale për avancim ekonomik e shtetëror, mase janë pikërisht këta të cilët në mënyrë sistematike kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme tek qytetari i gjorë, të cilit nuk i ka mbetur tjetër gjë pos të pajtohet më këtë qeverisje ose përndryshe të ikë drejtë perëndimit. Andaj më shumë se kurrë, është i nevojshëm reflektimi qytetarë, po ashtu siç ishte shprehur në dy palë zgjedhjet, që miti i tyre se janë të paprekshëm, po thyhet. Nëse vazhdohet kjo frymë reformuese, mund të vije dita drejtë gjykimit e ndëshkimit qytetarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"