Në përkujtim të 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës - “Vatra”

Në përkujtim të 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës  - “Vatra”
Në përkujtim të 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës  - “Vatra”

Ismail Muçiqi

  • 02 November 2020 - 09:02

U benë 107 vite kur në Shtetin e Masaquests me 1912 u arrite  marrëveshja që të gjitha shoqatat të cilat në atë kohë vepronin në Amerikë të bashkohen në Federatën Pan Shqiptare me emrin “Vatra’.

Patriotët dhe veprimtarët të kombit të cilët në atë kohë jetonin dhe vepronin në Amerikë e të cilët kanë mbeture gjithmonë në faqen e bardhë të historisë kombëtare si këta emra të njohur ishin Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Kostadin Qekrezi, Paskal Aleksi u bashkuan rreth një kauze historike për ti ndihmuar atdheut në ekzistencën e tije. Shoqëria “Vatra” u bë strumbullari i mërgatës Shqiptarë në Amerikë e cila i shërbeu jo vetëm asaj mërgate por edhe atdheut dhe Kombit Shqiptare.

Në krye të “Vatrës” e të organit të sajë "Dielli" prin e vepruan shumë atëdhetare dhe intelektualë të shquar.

Gazeta ‘Dielli’ bashkë me Shoqatën ‘Vatra’ dhanë kontributë të jashtëzakonshëm për qështjen kombëtare dhe për shpëtimin e Shqipërisë nga zhdukja totale që i kanosej nga monarkitë dhe pazarllëqet e që bënin diplomacitë ndërkombëtare që nga Paslufta e Par Botërore.

Duhet përmendur simbolikën historike të fushatës së ‘Vatrës’ e cila u hapë në Qershor të vitit 1917 me moton e vargjeve të Nolit..

"Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë n Amerikë".

Këto vargje ishin refreni i poezisë së Nolit.

Falë atyre "djemve", qështja Shqiptare fitojë përkrahjen dhe mbrojtjen nga administrata Amerikane.

Vet Fan Noli në vitin 1917 u taku me Presidentit e SHBA-ve Wilson nga i cili kërkojë mbrojtje dhe mori garancione se Presidenti Amerikanë do ta mbrojë Pavarësinë e Shqipërisë, e ky premtimë u realizue në konferencën e paqes në Parisë në vitin [1919-1920] përmes programit të Paqes Botërore.’ 14 pikat e Wilsonit.

Kështu në pikën e 14 parashihej "themelimi i një asociacionit të kombeve me qëllime të sigurohen garancione për politikën, Pavarësinë dhe integritetin territorial njësoj si për shtetet e mëdha ashtu edhe për shtetet e vogla".

Në bazë të kësaj pike u themelu Lidhja e Kombeve, anëtare e së cilës u bë edhe Shqipëria me 17 Dhjetor 1920 dhe kjo në sajet e përkrahjes Amerikane dhe angazhimit të "Vatrës".

Në konferencën e paqes Presidenti Wilson u distancua nga Memorandumi i 28 Qershorit 1919, sipas të cilit Anglia dhe Franca hezitonin njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadoreve në Londër [1913]. Në këtë drejtimë me rastin e largimit nga konferenca dhe kthimi në Uashington, Presidenti Wilson e kishte udhëzuar delegacionin e tije se si të pozicionohej për qeshtjet e pa zgjedhura. Keshtu nga anija me të cilën po kthehej për në Uashington me 13 Qershor i kishte dërguar telegram sekretarit Amerikanë për punë të jashtme, Robert Lan Sing më ketë përmbajtje.. "Para se të largohesha, kisha ndermen tju shprehja ju dhe kolegeve të mi interesimin timë të thellë për të ardhmen e Shqipërisë. Ju lutem të jeni shumë të vëmendshëm në lidhje me këto porosi shkruan Presidenti Wilson.

Kjo pa dyshimë ishte kontributë edhe i Shoqatës ‘Vatra’ që Presidenti Amerikanë ta shpëtojë Shqipërinë.

Kjo plejadë e diplomateve, patrioteve i vuri në lëvizje të gjitha forcat intelektuale në dobi të shtetit. Kontributi ishte vendimtarë dhe mbrojti Shqipërinë nga copëtimi dhe zhdukja.

Kryeministri Grekë Elefterios Venizellos pas konferencës së paqes kishte deklaruar " Vatra " ma mori nga dora Vero Epirin !.

E përmendem këtë periudhë të historisë 107 vjeçare të themelimit të Federatës Pan Shqipëtare në Amerikë 'Vatra" për ti kujtuar të gjithë veprimtarët dhe patriotët të cilët u angazhuan  me shpirtë dhe dhanë gjithëqka për shpëtimin e Shqipërisë.

Populli Shqipëtarë është dhe duhet të jetë gjithmonë mirënjohës e falënderues ndaj miqve të cilët u angazhuan për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime, nga Presidenti Wilson e deri tek Presidenti Bush  Klinton si dhe ndaj personaliteteve tjera që i ndihmuan dhe shpëtuan Popullin e Kosovës në ditët më të vështira.

Shoqata Vatra në Amerikë ishte simbolë dhe bazamentë i ruajtjes të identitetit dhe gjenezës së Kombit Shqiptarë, po ashtu këta patriotë të cilët krijuan miqësi më shumë personalitete politike të asaj kohe qështjen Shqipëtare e vendosën në Binarët e sigurtë të periudhave të ardhshme dhe të demokracisë. Kjo u pa dhe u vërtetue gjatë periudhës tranzitore kur Populli i Kosovës ishte në situatën më të vështirë drejtë q/farosjes nga Serbia.

Duhet theksuar se edhe pas gjithë kësaj periudhe të veprimtarisë së ndritshme të patrioteve Shqiptarë në Amerikë një pjesë e elitave politike si në Shqipëri dhe në Kosovë ende janë largë misionit kombëtarë për ti quar përpara proceset dhe amanetet e patriotve te Shoqates ‘Vatra ‘në zhvillimin dhe forcimin e gjithëmbarshëm të Trojeve Shqipëtare.

Situata aktuale, e përqarjeve dhe tensioneve të skenës politike në të dy shtetet është e pa pranueshme dhe mjaftë shqetësuese për të ardhmen e Kombit Shqipëtarë.

Këto gjenerata të cilat me decenie qëndrojnë në krye të institucioneve të shtetit u kanë sjellë dëme të pa riparueshme perspektives dhe të ardhëmes të gjeneratave që vijnë pas nesh.

Andaj është koha që popullit Shqiptarë të vedisohet duke shtuar vigjilencën se ka ardhurë momenti që në politikën Shqiptare të bëhen reforma rrënjësore, duke i kandiduar dhe votuar elitat e reja të pa korruptuar të cilat janë të gatshme që përmesë dijes, vlerave dhe konkurrencës të marinë fatinë në duar për ti nxjerrur nga ky kaos institucionet e Shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ky është treni i fundit për të lëvizur para!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".