Kryebanditët dhe 50 ushtarët e UÇK-ës të vetvrarë,përse!?

Kryebanditët dhe 50 ushtarët e UÇK-ës të vetvrarë,përse!?
Kryebanditët dhe 50 ushtarët e UÇK-ës të vetvrarë,përse!?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 02 November 2020 - 09:06

Shkruan:Reshat Badallaj

“KRERËT” E UÇK-së SHKELËN NË GJAKUN E DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE U BËNË HAJNAT DHE KRYE *BANDITET MË TË FORTË JO VETËM NË BALLKAN, POR NË EVROPË

*Do i çoj haberet ne varresat e heronjve te kombit per te treguar se KRYE BANDITETE,KRYEVAGABONDET DHE KRYEHAJNAT,jane bere super milionere, kane siguruar pasuri per 20-30 breza, hane e pijnw me gjaksoret serbian qe nga mengjesi deri ne darke ne hotelet me te shtrenjta te botes dhe blejn toka deri ne 500 hektarw per njw euro hektarin dhe ju morret me veti vetem dy kubik dheu, por dhe te Shqiperise ETNIKE per te cilen jeni BETUAR, nderkaq, ky soj KRYE BANDITESH E KRYE KURVARESH BEJNE PAZARE DHE LUFTOJN PER PUSHTET DHE DO TE IKIN ME DAMKEN E TRADHTISE

 

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Një shekull gjakësorët e Serbosllavisë, me ndihmën e langonjve dhe zagarëve mjerisht shqipfolës, ia kishin zënë frymën shqiptarëve duke i maltretuar, burgosur dhe duke i vrarë e pastaj i humbnin pa shenjë e pa dok. OZNA, KOS-i dhe me vonë UDB-ja famëkeqe serbosllave kishte zbarkuar në Ballkan më tepër se 2200 spiunë. Mirëpo, spiunët më të rrezikshëm dhe më të tmerrshëm i kishte derdhur në çdo cep të Kosovës nga frika se Kosova do t´i bashkohej nënës Shqipëri.

Kosova ishte shkëputur padrejtësisht Shqipërisë. Në tërë globin vetëm shqiptarët janë copëtuar e prerë me gërshërë hartash në pesë shtete që askund në botë nuk ka kësi rasti. Qeni plak dhe terroristi i pestë botëror sipas ranglistës, Josip Broz Tito, kishte urdhëruar Aleksandër Rankoviqin, ministër i Brendshëm i Jugosllavisë të asaj kohe, njëkohësisht ishte edhe antishqiptari më i rrezikshëm, hapur dhe me pëlqimin i qenit plak dhe kurvarit Tito, kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare…

Terroristi antishqiptar, Josip Broz Tito, kishte urdhëruar pushkaxhinjtë serbianë që Kosovën ta mbajnë në syrin vëzhgues dhe lëshon spiunët e UDB-ës në Kosovë, tamam si rrjetin e merimangës dhe ditë e natë rrinin si shpata e Damokleut. Këta qen, zagarë dhe langonj, mjerisht shqipfolës, por, jo me gjak shqiptari derë në derë, dritare në dritare dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë për të shpëtuar nga thonjtë gjakpirës të serbianëve.

 Langonjtë e Serbisë në Kosovë

Kriminelët e Drazh Mihajlit rrinin nëpër zyra, ndërkaq ndërsenin langonjtë shqipfolës për të burgosur, vrarë shqiptarët. Pastaj këta zagarë, spiunë shqipfolës dërgonin haberet për akte të vrasjes dhe bënin dyzen ahengu për vrasje të shqiptarëve. Por, spiunët dhe langonjtë shqipfolës nuk hanin bashkë me ta, edhe pse spiunonin prapëseprapë i përbuznin si një qen, por për vrasje të shqiptarëve ata u shpërbleheshin me nga një asht që më parë kishin gërzhyer padronët e tyre dhe kishte mbetur ndonjë grimë mish aty këtu.

Atdhetarët e devotshëm shqiptarë në të gjitha trojet, edhe pse e dinin sherrin e tyre deri në vdekje nuk e ndalen vallen e lirisë për të liruar nga zgjedha e tyre që mbanin në qafë.

Serbosllavia prodhonte pandërprerë këlysh deri kur u rriteshin dhe pastaj i lironte nga zinxhiri i kopeve të staneve të tyre për t´iu turrur Kosovës dhe të gjithë atyre shqiptarëve atdhedashës për t´i bërë copë e grimë. Serbianët tashmë ishin bindur se nuk kanë nevojë t´i ndërsejnë gjakësorët e tyre, ata ishin siguruar se spiunët, udbashët, tradhtarët dhe langonjtë shqipfolës e kryenin punën me mirë se ta dhe me mrekulli. Më besoni more burra dhe gra të vendit tim, sidomos ju gjeneratat e reja, spiunët për t´i treguar shqiptarëve se janë spiunë, tradhtarë, zagarë dhe langonj antishqiptarë dhe të lidhur ngushtë me gjakësorët të Serbosllavisë, mbanin edhe fotografinë e qenit plak Titos, të varura nëpër dhomat e tyre dhe atë në gozhdën (baskinë) 16-tëshe nga frika se mos po bie në tokë dhe pastaj bëhej hataja.

Këta qen vraponin mëhallë në mëhallë, fshat në fshat për të dënuar “Nacionalizmin, irredentizmin, shovinizmin, separatizmin shqiptar edhe në ato fshatra ku nuk jetonte asnjë shka ose minoritet tjetër. Bënin garë zagarët se cili po leh me sertë kundër shqiptarëve dhe duke e ngritur deri në kupë të qiellit vrastarët dhe xhelatët serbo-çetnik.

 Masakra nw Drenicë

Nga zullumi i dyfishtë i gjakësorëve serbianë dhe të tradhtarëve të vendit shqiptarëve u preki thika në palcë dhe nuk durohej më dhimbja që kishte prekur mish e asht. Atdhetarët nuk pushonin kurrë kundër pushtuesve dhe langonjve të tyre titist. Filluan për kryengritje të armatosur. Mirëpo, është dashur të gjendej një konak ku ka traditë të kryengritjes. Dhe, njëzëri ishte vendosur DRENICA.

Lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e udhëhequr nga familja e SHABAN JASHARIT me konak në Prekaz. Kjo ushtri e Lavdishme udhëhiqej nga burri i kësaj familje kombëtare, ADEM SHABAN JASHARI. Krismave të pushkëve dhe kushtrimit të këtij komandanti, të këtij legjendari, iu përgjigjen burrat dhe burrneshat më të fortë të kombit që nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, por deri te Amerika e largët, me pushkën e hekurt krahut dhe me mjete materiale, ashtu si kishte urdhëruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mjerisht, kjo ushtri dhe kjo kryengritje e armatosur, që kishin vendosur të vdesin për këtë tokë dhe për t´i dalë zot vendit dhe kombit që kishte ardhur në tehun e thikës TË JETË APO TË MOS JETË!

Lidhja Demokratike e Kosovës e dalë nga bishtat e ish-Jugosllavisë titiste e mbushur me plotë udbashë që kishin burgosur e vrarë, duke bërë hata dhe kasaphanë në Kosovë dhe u distancuan nga atdhetarët e dëshmuar të kombit!

Kjo parti e mbushur me derdimenë udhëhiqte një politikë pacifiste, poshtëruese dhe nënçmuese që nuk e njeh historia shqiptare nga 1100 luftëra. Jo vetëm që nuk e ndihmonte, por u rreshtua krah për krah me politikën e Sllobodan Millosheviqit duke e etiketuar si; këta janë njerëz të frustruar, dora e gjatë e Arkanit, Sheshelit, e filanit e fistekut…

Këta ish-jugosllavë që formuan LDK-në këto etiketime i bëri jo vetëm në Kosovë për t´i copëtuar shqiptarët, por i bënin edhe para faktorit ndërkombëtar dhe nëpër ambasada dhe kancelaritë të huaja dhe nuk ndaleshin nga kjo propagandë ogurzezë…

 “KRERËT” E UÇK-së SHKELËN NË GJAKUN E DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE U BËNË HAJNAT MË TË FORTË JO VETËM NË BALLKAN, POR NË EVROPË

Zërit të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, për t´i marrë pushkët kundër armikut prej 17 deri në moshën 70-vjeçare dhe të formohen komisione për të ndihmuar me mjete materiale, iu përgjigjen të gjithë pa hezitim, natyrisht jo ata të dalë nga bishtat e titizmit, për të cilën kam shkruar me fakte, faksimile dhe me procesverbale me shkrim të dorës.

Familja e Shaban Jasharit u flijuan të gjithë. U vranë e masakruan i madh e i vogël, burra e gra. Shpëtuan vetëm ata që nuk ndodheshin aty, fatmirësisht të mos shuhej ky konak me farë e me fis. Masakër dhe kasaphanë e paparë që nuk e njeh bota e qytetëruar nga barbarët dhe gjakësorët serbo-çetnikë, që nuk i bënte as Pol Poti.

Thuhet se pushka nuk zgjedh. Plumbi i saj mund të merr këdo, në lule të ballit dhe pas shpine. Lumi ai që vdes për atdhe dhe nuk vdes me kokë në jastëk në kohën e luftës. Natyrisht se plumbi i armikut nuk i mori matrapazët e hoteleve të “ROGNERIT” DHE TË “GRANDIT” që hanin e pinin duke bërë dyzen ahengu bile shumë sosh kemi informacione që me para të popullit kanë bredhur nëpër bordele…

Pasurimi në emër të luftës

Këta maskarenjtë që kanë folur në emër të UÇK-së, përpos që shkelën në gjakun e DËSHMORËVE TË KOMBIT, u pasuruan dhe u bënë miliarderë si sheikët e Dubait, duke uzurpuar prona shtetërore. Siguruan dhe u pasuruan për dhjetë breza më së paku, kam thënë dhe po e përsëris dhe ripërsëris se këta hajna i blenë njerëzve të tyre limuzina pis që të mos shihen, celular me mijëra euro, çizme all të kuqe të bordeleve, pallto me lesh leopardi…

Dhe në anën tjetër gratë dhe fëmijët e dëshmorëve kërkojnë lëmoshë publikisht që të mos i vdesin fëmijët nga uria, kërkonin ndihmë për ilaçe. Si familja e komandant “Telit” LEFTER GOXHAJ, 32 vjeç. Ndërkaq, këta që flasin në emër të UÇK-së bënin pushime në Dubai..

Se vërtet është kështu, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI do t´ia japë disa shembuj për këta qen, zagarë, hajna, banditë, që shkelën dhe tradhtuan gjakun e shokëve të tyre që familjet e tyre i lanë në mjerim dha këta qen, po e përsëris këta qen se si u pasuruan: Dëgjojeni linkunyoutube.com/watch?v=lLr9dL3qHOs , pastaj familja e komandant “Telit”, që luftoi në Kosovë e Maqedoni apel për ndihmë, dëgjojeni:youtube.com/watch?v=-S41q4y5d24. Komandant ‘Teli’ tradhtohet dhe shitet te trupat e Njësisë Speciale të Maqedonisë dhe vritet tradhtisht nga një dorë tradhtare shqipfolës…
Varret e Jashar Salihut dhe Xheladin Gashit-Plakut, ndërtohen nga një ushtar i tyre, por, i cili mbeti anonim, por banditët dhe zagarët që flasin në emrin e tyre, nuk kishin kohë, por ishin të zënë me hajni. Këta maskarenj i harruan këta burra të kombit dhe vraponin pas hajnisë si zagarët pas kockave. Maskarenj paskam qenë dhe do vdesin si maskarenjtë, hajna, banditë duke uzurpuar hajnisht prona shtetërore, kazino, pompa benzine, bordello…!!!

PËRSE U VETËVRANË 50 USHTARË TË UÇK-së?

Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë.

Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira jetese, pasi kishte mbetur pa punë që para 10 vjetësh, i dha fund jetës në një gjendje të rënduar psikologjike.

 

“Si me prezencën time, ashtu edhe pa të, ti vetë po i rrit fëmijët. Unë moti veç po ju shpenzoj se nuk po ju ndihmoj me asgjë”, i ka përsëritur bashkëshortja e tij fjalët e fundit që ua kishte lënë në letër.

Dikur ushtar i UÇK-së, 47-vjeçari A. H., nga komuna e Pejës, në mars të vitit të kaluar kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke kryer vetëvrasje. Rrugën e tij që pas luftës e ndoqën edhe 44 ish-ushtarë të tjerë.

A thua a do i vret ndërgjegjja e kësaj gruaje, e këtyre familjeve jetime, maskarenjtë që flasin në emër të UÇK-së, që janë bërë milionerë dhe i lënë të vetëvriten ish-ushtarët e luftës. Kanë vjedhur popullin deri në palcë këta qen që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur. A e dini ju se këta që thirren komandantë bile disa dezertorë para lufte kanë ecur me çizme gume deri në gjunjë, kanë pasur vetëm një dhi ose një lopë. Kanë shitur karakera, kazuza se nuk e dinin fjalën lëngje. Këta zagarë deri dje kanë fjetur me një dhomë deri në dhjetë persona, nuk kishin dyshek për të shtruar flinin në shpuzë, si i thoshin ata në sunxher…

Heu, 45 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje nga fukarallëku! As varre nuk i ndërtuan gjeneralëve Jashar Salihut e Xheladin Gashit-Plakut dhe qentë flasin pa turp për këta kur vjen dita e përkujtimit. Eh, qentë para popullit dhe kamerave televizive, të lyer me akllëk, lehin sertë fjalë miradije për ta…! Mosni, mos lehni sertë se tashmë populli ju njeh se çfarë hajna jeni. Ju ka dalë boja more edepsëz. Do të ikni nga kjo botë me marre të zezë dhe me damkë tradhtie…

Turp i mbuloftë Qeverinë kuislinge, shoqatat e dala nga lufta, kryetarët e partive politike të pozitës e opozitës, që shpeshherë në gazetën me të lexuar në rajon “KOSOVA SOT”, kam shkruar që populli mos t´u besojë këtyre zagarëve dhe langonjve se hanë me një çanak prapa kurrizit të popullit, ndonëse lehin sertë para kamerave televizive kinse për interesa të popullit. Po këta langonj kanë ka tre-katër deri në pesë vende pune.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".