Kosova si askund tjetër në demokraci po udhëhiqet nga shteti pushtues, nga partitë që humbën zgjedhjet dhe nga njerëzit e krimit

Kosova si askund tjetër në demokraci po udhëhiqet nga shteti pushtues, nga partitë që humbën zgjedhjet dhe nga njerëzit e krimit
Kosova si askund tjetër në demokraci po udhëhiqet nga shteti pushtues, nga partitë që humbën zgjedhjet dhe nga njerëzit e krimit

Dr. Hysni Aliu

  • 02 November 2020 - 10:15

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 Teksti i betimit të qeverisë së Serbisë, është vetëm edhe një vulosje tjetër e faktit që Serbia, nuk është duke dialoguar për njohjen e Kosovës si shtet, por e kundërta, është duke dialoguar që Kosova ta njeh Serbinë si një shtet  të vetin, pra Kosova të pranoj që është pjesë integrale e Serbisë. Z. Hoti, po thotë që ne shkojmë të bisedojmë me Serbinë vetëm për njohje  të ndërsjellët,  por ai po harron, që nuk është e rëndësishme se për çka ëndërron ti apo për çka shkon të bisedosh në Bruksel ose Uashington, por është e rëndësishme se për çka flitet atje. 

Pra atje, kurrë nuk u fol e as nuk do të flitet për njohje në mes dy shteteve, përderisa Vuçiq është përballë një Vuçiqi të vogël nga Prishtina.  Z. Hoti, nëse është e domosdoshme të gënjen, atëherë le të gënjen për toke e jo për hava. Çdo marrëveshje që është bërë deri më tani, ka shkuar në atë drejtim, pra në dezintegrimin  e shtetit të Kosovës, dhe integrimin e kësaj pjese në Serbi.

Marrëveshja e fundit në Shtëpinë e Bardhë shkon në atë drejtim. Mos reagimi i qeverisë së Kosovës, që në fakt është praktikisht qeveria e dytë e Vuçiqit, me një dallim që kjo nuk është në Beograd por në Kosovë, nuk është aspak befasuese, sepse fëmija rrallë del kundër prindit. Këta në Kosovë janë fëmijë të Vuçiqit e Daçiqit, si rrjedhojë i nënshtrohen urdhrave të tyre. 

Gjersa Serbia formon qeverinë me një shumicë absolute, pothuajse pa opozitë, përveç  pakicave shqiptare e boshnjake, Kosova ka qeverinë e pakicës, ku përcaktuese është pikërisht pakica serbe.  Pra në Kosovë si askund tjetër në demokraci, udhëhiqet nga shteti pushtues, nga partitë që humbën zgjedhjet dhe nga njerëzit e krimit.  A mundeni të paramendoni një situatë sikur qeveria e Serbisë të varej nga votat e shqiptarëve, hungarezëve apo boshnjakëve, çfarë do të ndodhte atje.

 Ne si shqiptar, nuk e meritojmë një qeveri të tillë, të cilën na imponoj Grenell dhe Trump. Populli e tha fjalën e vetë në zgjedhjet e fundit, por ndërkombëtarët së bashku me kriminelët e përmbysen vullnetin tonë si asnjëherë më parë. Kot tani ambasadori i SHBA se në Prishtinë e kritikon Hotin për shuarjen e task-forcës kundër korrupsionit, sepse pikërisht ata ja dhanë mundësinë këtyre njerëzve  që të dhunojnë demokracinë, së pari duke dhunuar kushtetutën e vendit tonë nëpërmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 E ëndërroj një ditë, kur do të zgjohem në mëngjes, dhe kurë,  në media nuk  do të dëgjoj më   emrat e këtyre njerëzve që po e robërojnë Kosovën, duke filluar nga presidenti Thaqi, te Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli,  Avdullah Hoti e të gjithë vartësit e tyre.

Pa ta , Kosova do të frymonte lirshëm, Kosova do lulëzonte e gjallërohej, pa ta vdekjet nëpër spitale do të ishin në minimum, pa ta, të papunët do të punësoheshin, të varfrit  do pasuroheshin, kriminaliteti do binte dhe shteti i Kosovës do flinte e zgjohej si shtet. Pa ta, krimet e luftës që bëri Serbia do dënoheshin, kriminelët do silleshin para gjyqit, Kosovës, në arenën ndërkombëtare, do i kthehej roli që e ka, pra si viktimë e luftës, e jo si agresor ashtu siç po trajtohet tani nëpërmes Gjykatës Speciale. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".