A po dëshmohet pjekuria e demokracisë amerikane!?

A  po dëshmohet pjekuria e demokracisë amerikane!?
A  po dëshmohet pjekuria e demokracisë amerikane!?

Ismail Muçiqi

  • 05 November 2020 - 07:11

Zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përcillen me interesim të jashtëzakonshëm në gjithë planetin tonë.

Rendi dhe sistemi demokratikë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gati që një shekull u bë modelë dhe joshës i vlerave demokratike dhe i të drejtave humanitare dhe njerëzore pavarësisht racës dhe ngjyrës se popullsisë.

Mjerisht gjatë mandatit të fundit të udhëheqjes së Presidentit Trump në disa periudha të caktuara të politikës dhe të administratës pati polarizime dhe ndarje të Shoqërisë Amerikane.

Presidenti Trump i cili më shumë vjenë nga biznesi dhe pasuria e krijuar ekonomike gjatë udhëheqjes me dashje apo pa te bëri gabime në hapa duke marrë vendime kontroverse të cilat i lënduan dhe i sfiduan kohë pas kohe vlerat e demokracisë Amerikane.

Ky President Republikan me veprimet e tija të një anshme bëri që në shumë shtete Amerikane të cenohen dhe shkelën të drejtat elementare të njeriut e sidomos më të goditurit gjatë mandatit ishin popullata afro Amerikane me ngjyrë.

Ekuilibri i sistemit demokratikë gjatë mandatit të Trumpit u luhatë disa herë duke u shndërrua në afera kundër Dhomës së Përfaqësuesve e cila udhëhiqet nga Demokratët.

Trumpi pati fërkime dhe polarizime dhe ftohje të marrëdhënieve me aleatët e Bashkimit Evropian duke i kërcënua edhe me shpërbërjen e aleancës së NATO-së.

Të gjitha këto turbulenca që u manifestuan në Shtëpinë e Bardhë dhe në Administratën Amerikane shkaktuan shqetësime dhe pasiguri te pjesa dërmuese e Popullit Amerikanë i cili tani u mobilizua për të votuar për një Presidentë i cili e bashkon popullin Amerikën dhe krijon stabilitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duhet përmendur se Presidenti Trump dështoje në menaxhimin e Koronavirusit i cili bëri dhe po shkakton dëme katastrofale tek popullata e Amerikës.

Statistikat e fundit tregojnë se mbi 200 mijë njerëz humbën jetën nga kjo epidemi vrastare.

Të gjitha këto janë argumente të mjaftueshme të cilat do ta dëmtojnë edhe rezultatin për President të SHBA-ve.

Në momentin e pikërishëm Amerika Evropa dhe gjithë njerëzimi po e pret me kureshtje se kush do te hyjë ne Shtëpinë e Bardhë. Pa dyshim se populli Amerikanë dhe njerzimi në përgjithësi gjithëmon dëshiron një President me botëkuptime i cili punon për për paqe dhe demokraci si vlera kulminante të sistemit më të avancuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andaj fitorja eventuale e Joe Biden është e pritshme. Presidenti demokrat Joe Biden personalitet me përvojë të gjatë të karrierës politike i cili pritët të bashkojë popullin Amerikanë.

Shqiptaret në përgjithësi ku do që jetojnë janë të lidhur ngushtë në mënyrë emocionale me politikën e Presidenteve demokrat të cilët më shumë se një shekull e përkrahën Popullin Shqiptarë duke krijuar raporte miqësore të pa kontestueshme.

Për Shtetin e Kosovës fitorja e kandidatit demokrat Joe Biden do të ishte një lajmë i gëzueshëm, dhe garancë për të ardhmen e zhvillimit konsolidimit dhe të sigurisë së Kosovës dhe Rajonit.

Pa dyshimë se në këtë kohë kur Bota po përballet me sfida të ndryshme për të ardhmen e njerizimit Shqipëtarët gjithë andej janë të lidhur ngushtë me politikën strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkatësisht të Presidentit i cili për fatinë e mirë të Kosovës do të ishte Joe Biden.

Ky personalitet e ndihmojë Kosovën në ditët më të vështira duke përkrahur Presidentin Bill Clinton dhe politikën e tij gjatë luftës në Kosovë kundër Milloshoviqit dhe agresionit të forcave ushtarake të Serbisë.

Presidenti Biden është i lidhur shpirtërisht me Kosovën edhe për shkak të djalit të ndjerë i cili ishte në misionë me forcat e KFORI-të në Kosovë për të cilin institucionet e Kosovës me emrin e tij e pagëzuan edhe një rrugë afër Vitisë.

Në fund dëshirojmë që vota e popullit Amerikanë të jetë shprehje e vullnetit demokratikë për të ardhmen e Amerikës dhe për paqe në Botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".