Populli nuk duhet të ja falë kurrë këtë tradhti të madhe Hashim Thaçit, duhet ta ndëshkojë

Populli nuk duhet të ja falë kurrë këtë tradhti të madhe Hashim Thaçit, duhet ta ndëshkojë
Populli nuk duhet të ja falë kurrë këtë tradhti të madhe Hashim Thaçit, duhet ta ndëshkojë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 November 2020 - 17:28

Shkruan: Reshat Badallaj

Çdo gjë e ka fundin, por, ky dilinxhi e nisi me dallavere, me të dredhuara dhe me hajni dhe mu për këtë fundi po i vjen shumë i turpshëm, sepse e vërteta sillet e sillet dhe në fund e gjen vendin ku e ka. Ky kurrë nuk e ka menduar se do t´i vjen fundi kaq turpshëm prandaj edhe turpshëm ka vepruar. Pra, askujt mos t´i vjen çudi përse ky dilinxhi po ikë me turp, me marre të zezë dhe me damkën e tradhtisë, sepse si thonë nga anët e mia ne Zhur, të krahinës së Lumes, askush nuk të bënë si ta bënë koka e jote", prandaj, ndoshta e keni parë se askujt nuk i vie keq, ama askujt.

-Lojërat e pista të Hashimit të Brojës i ngjajnë sikur ai njeriu që është duke u mbytur në mes të detit dhe e sheh një kashtë, dhe e kapë për të shpëtuar. Është për të ardhur keq për këtë njeri të sëmurë mental, të shkretë dhe mjeranë, kur ky dilinxhi jo vetëm që e solli këtë Gjykatë Speciale, por i kërcnonte njerëzit, ndryshe i kërcënonte langonjtë dhe zagarët e tij që deomos te pranojnë gjykatën dhe patjetër të ngrenë duart lartë në atë mezlishin e Kadri Topuzit dhe të aprovohet, dhe kur e pa vetin se e ka me të dredhur dhe se po i digjet bishti këtij dilinxhie, tani mundohet të del i pa lagur. Kot e ka.

Ky renegat duhet t´i kërkoj falje popullit që e solli këtë gjykatë që po merret me të dhëna të Serbisë fashiste dhe pa kurrfarë kushti, ky pis i pisave duhet t´i kërkoj falje popullit se si e baraspeshoi kriminelin me viktimën. Pra, populli, kurrë nuk duhet t´ia fal këtë tradhti. Pastaj sa herë është thënë nga këta krye mangupa, nga krye banditë, nga këta krye vagabond që gjyqësia është e ndarë nga politika dhe atëherë përse i futet hundët taman si ajo miza në bisht të kalit? Përse edepsëz e bëre këtë, fol? Po qëllimet e tua prej dredharaku po dihen. Sepse ke punuar vetëm për interesa te tua personale dhe karrieriste dhe asgjë për interesa shtetërore ose të qytetarëve të vendit.

Krahasoni po të ishte kjo menjëherë pas luftës do të trazohej jo vetëm Kosova po të gjithë shqiptarët në botë dhe tani as kush nuk ja varë fare teneqen! Lidhur me këtë temë jam duke punuar sistemakisht që pak më vonë të dal me një shkrim që të gjithë ata që e kanë votuar këtë Gjykatë që bazohet në dokumente dhe të dhëna serbiane të shpallen tradhtarë kurse krye tradhtari tashme dihet ka vetëm një emër është dhe quhet Hashim Thaçi i Haxhi Brojës! pa më të voglin dyshim! Dhe, po e përfundoj se me këto lojëra të pista, naive dhe primitive të kësaj bande me shëndet e baishi se ja keni bërë vetit, jo vetëm gishtin por sa edhe krahu deri në bërryl ja keni futur vetit, tani mbajeni dhe mos vajtoni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".