Pas furtunës së Gjykatës Speciale Kosova të ketë kujdes,  është hapur kapaku dhe nuk dihet  çka do të del nga ajo zgavër e errët

Pas furtunës së Gjykatës Speciale Kosova të ketë kujdes,  është hapur kapaku dhe nuk dihet  çka do të del nga ajo zgavër e errët
Pas furtunës së Gjykatës Speciale Kosova të ketë kujdes,  është hapur kapaku dhe nuk dihet  çka do të del nga ajo zgavër e errët

Dr. Hysni Aliu

  • 06 November 2020 - 09:45

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 Situata në të cilën po kalon shteti i Kosovës është sa e dhimbshme po aq komplekse. E dhimbshme, sepse u dërguan në Hagë njerëzit më të lartë të shtetit tonë dhe ish udhëheqësit e UÇK-së duke filluar nga ish presidenti Thaçi  duke njollosur kështu përgjithmonë shtetin e Kosovës, dhe luftën çlirimtarë të UÇK se, dhe duke cenuar në themel vlerat nëpërmes të cilave  ky shtet u formua si i tillë. 

Situata është komplekse, sepse  kemi një qeveri që është e dirigjuar nga Vuçiqi, si rrjedhojë tërësisht e varur nga vota e tij nëpërmes Listës Serbe, pra qeveri që nuk mundë të jetë mbrojtëse e vlerave të UÇK- së e si rrjedhojë as e të akuzuarve të Hagës e as të Kosovës. Këtë situatë,  tepër komplekse e bënë edhe më të rëndë fakti që Kosova është në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova, si rrjedhojë, është duke lëvizur nëpër një fushe të minuar e udhëhequr nga mashtruesit.

Pra Kosovës munden ti shpërthejnë minat ndër këmbë në çdo moment, nëse edhe më tutje përfaqësohet nga z. Hoti e Isa Mustafa ( nga prapaskena), në këtë dialog. Këta të LDK-së  që deri dje i quanin vrasës dhe SHIK-ut  këtë që sot udhëtuan për në Hagë, tani çuditërisht qenkan mërzitë dhe po derdhkan lot krokodili për, sipas tyre  ” ish vrasësit e figurave më të larta të LDK së”, por me të cilët bashkë qeverisën deri në ditën e fundit. Pra, ku mundemi të ju besojmë më këtyre dyfytyrëshve, që edhe në dialogun e Brukselit,  nuk flasin e nënshkruajnë diçka tjetër mbrapa dyerve të mbyllura e tjetër para publikut. 

 Këta që e mashtruan popullin e vetë, është e  sigurt  që do ta tradhtojnë edhe shtetin e vetë. Këta që e shkelën kushtetutën e vendit, nuk ka dyshim që do e shkelin sërish. Krimineli, pothuajse gjithmonë e përsëritë vetveten. Kosova tani pothuajse në tërësi është në duart e miqve tanë ndërkombëtare, por është edhe nën ndikimin dhe e atakuar rëndë nga armiqtë e saj, duke filluar nga Serbia dhe krimit nga brenda. Kosova duhet të ketë shume kujdes, sepse kapaku është hapur, e nuk dihet se çka do të del nga ajo zgavër e errët.  

Rruga në atë shpellë të gjatë, vetëm sa ka filluar. Unë shpresoj shumë që miqtë tanë ndërkombëtar të mos përsërisin gabimet e më hershme dhe të bëjnë kompromise me kriminelët për  hirë  të një qetësie, që është në realitet  një qetësi vrastare për shtetin e Kosovës. Kosova, sipas mendimit tim, nuk duhet ta ndërprenë dialogun, pore duhet ta ndërpresë udhëheqjen e dialogut nga njerëzit që i nënshtrohen  urdhrave  të Vuçiqit  siç është z. Hoti dhe qeveria e tij.  Kjo qeveri me Komunikatën e fundit pas arrestimit te z. Jakup Krasniqi, as që  mori guximin ta përmend fjalën UÇK, e dihet pse, pra Lista Serbe e Vuçiqi nuk i lejon.

E ku mund ta mbrojnë shtetin këta si të tillë. Është koha që bisedimet ti udhëheqë njeriu që ka dinjitet njerëzorë, profesional dhe intelektual, që nuk është e korruptueshme e as e shantazhueshme, e ajo është UD-së  së   Presidentit  z. Vjosa Osmani. Kosova nuk guxon ta lejoj Serbinë të shfrytëzoj këtë moment të dhimbshëm për shtetin e Kosovës. Kosova, duhet të kërkoj që dialogu të zhvillohet në nivel presidentësh, ashtu siç Brukseli kërkonte më herët, por u ndryshua përbërja pas akuzave kundër Thaçit. 

 Me Vjosa Osmanin presidente dhe udhëheqëse e dialogut, Kosova mundet të bëj gjumë të rehatshëm dhe të zgjohet e sigurt, që shtetësia e saj nuk do të cenohet. Z. Hoti duhet të shkarkohet nga detyra, ashtu siç u ngarkua. A ka mundësi ligjore për qeveri teknike që do udhëhiqej nga njerëzit më të ngritur të vendit? Unë nuk e di, sepse nuk jam njohës i asaj lëmie, por e di që  këtij  populli duhet ti kthehet dinjiteti dhe mirëqenia.  LDK-së duhet ti kthehet dinjiteti i vetë, duke larguar z. Isa Mustafa nga posti që ka si zaptues i LDK-së dhe robërues i Kosovës. 

PDK, duhet të zgjedhë kryetar partie z. Bekim Jasharin, njeri i cili do ja forconte themelet kësaj partie dhe shtetit të Kosovës.  VV duhet të shndërrohet në mbrojtës të vlerave të UÇK së, duke përkrahur çdo iniciativë që e ofron mbrojtjen sa më të  dinjitetshme  të atyre që u dërguan  dhe  të tjerëve që do të dërgohen në Hagë. Prindit, nuk i largohet dhimbja për fëmijët, pa mare parasysh se sa dhimbjet mund ti kenë shkaktuar ata. 

Presidentin e ri të Kosovës, nuk guxojnë ta zgjedhin këta deputet të tanishëm, që më së pakti janë  vetvetja  e më së shumti përfaqësojnë krimin. Një gjë e tillë, nuk guxon të lejohet me asnjë kusht,  dhe në asnjë rast e me asnjë çmim, sepse do na përsëriten gjërat e njëjta sikurse pas zgjedhjes së z.  Thaçi president. Ne kemi nevojë për një kryetar shteti dhe një kryetar qeverie, që e mbron  shtetin e vet e jo vetveten. Një kryetare, e kryeministër, që ka vlerat dhe kulturën shtete formuese dhe besimin tek populli, në nivelin e kryetarëve e kryeministrave të vendeve të BE së.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".