Instituti Kombëtar i Shëndetsise dhe ministria përkatëse me masa drastike të karantinës në 7 komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetsise dhe ministria përkatëse me masa drastike të karantinës në 7 komuna të Kosovës
Instituti Kombëtar i Shëndetsise dhe ministria përkatëse me masa drastike të karantinës në 7 komuna të Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 07 November 2020 - 09:12

Raportet të cilat po vijnë nga Instutiticionet Shëndetësore përkitazi me gjendjen epidemiologjike janë shumë shqetësuese për opinionin e gjerë në Kosovë.

Shtimi i numri i të infektuarve për ditë e më shumë po rritet nëpër Komunat tona, është shqetësues numri i madhë i rasteve të vdekjevevetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u infektuan 720 raste të reja, dhe 11 të vdekur.

Instutiticionet në krye me Ministrinë e Shëndetësisë pa pritmas sot me 6 Nëntor i ashpërsuan masat e lëvizjeve te qytetarve duke i ndalue dhe kufizue tubimet dhe manifestime si dhe ahengjet e qytetarëve në 7 Komuna të Kosovës. Kjo beri që të futen në karantinqytetarët, pa i informuar paraprakisht për një vendimë të këtillë.

Këto masa drastike të cilat po mirën at/hokë po e tregojnë mënyrën e zbehtë të menaxhimit të Pandemisë Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës me muaj të tërë nuk po arrijnë të aprovojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Shtetet e rajonit që nga fillimi i kësaj epidemie kanë aplikue masa konkrete financiare për tu ndihmuar qytetarëve dhe bizneseve në mënyrë që mos të rrezikohet edhe më shumë shëndeti, ekonomia dhe gjendja e tyre sociale.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria përkatëse paraprakisht kanë obligimë ligjor dhe kushtetues që gjatë menaxhimit të kësaj epidemie në rendë të parë duhet ndihmuar familjet e shumta të cilat jetojnë me ndihma sociale simbolike dhe të cilat kanë halle dhe probleme të ndryshme shëndetësore e deri tek mungesa e strehimit të një numri të personave gjithandej Prishtinës dhe Komunave për rreth.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë obligimë dhe misionë që në këto ditë të vështira me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës ti rrisinë kapacitetet dhe Infraskurturën Shëndetësore nëpër qendrat spitalore, dhe në objektet tjera ekzistuese publike.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë përgjegjësi dhe obligime gjithandej nëpër Komunat e Kosovës ta shtojnë numrin e testeve shëndetësore si masë preventive për identifikimin e personave të prekur apo potencialisht të rrezikuar nga kjo epidemi.

Është lehtë me aprovua masa drastike nëpër kabinete, pa e analizuagjendjen ekonomike sociale të qytetarëve në prag të Stinës së Dimrit ku shumica e familjeve ende nuk ka sigurue lëndë djegëse për Dimër.

Jemi dëshmitarë dhe në kontakte të përditshme me shumë familje dhe persona të cilët për çdo ditë trokasin në Zyrat e Shoqatave Humanitare për të kërkuar miell apo artikuj tjerë ushqimor të cilat ju mungojnë.

Të futesh në karantinë një familje lagje apo fshatë pa i informuar qytetarët dhe pa pasur njohuri se a kanë rezerva për ushqimë është veprimë i pa maturë, dhe dhe bënë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Këto janë pasojat e më hershme të Qeverisjeve të dështuara të cilat Sistemin e Shëndetësisë e kanë lënë anash dhe asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet afatgjatë për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë.

Nëse këto masa të Karantinës vazhdojnë edhe më gjatë, një numër iqytetarëve do të ballafaqohen edhe me mungesën e ushqimit e mos të flasim për ata të cilët jetën e përditshme kanë të lidhur me sigurimin e barnave përshkak të sëmundje të ndryshme kronike dhe atyre akute.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".