Pushteti si mall i prishur!

Pushteti si mall i prishur!
Pushteti si mall i prishur!

Riza Smaka

  • 07 November 2020 - 19:35

Shkruan: Prof.  Dr. Riza Smaka   

Në doktrinat  si dhe në praktikat politike e juridike , jo  shumë herë, por , rregullisht është manifestuar dhe  konfirmuar dukuria e defeormimit, degjenerimit dhe degradimit , kryesisht , moral dhe politk  të titullarëve të funksionave politkke e shtetërore. Ushtrimi i gjatë i funksioneve publike nga persosna të njëjtë ,  pashmangshëm prodhon raste e situata të shumta korruptive dhe abuzive nëpërmjet autorizimeve publike e, seandejmi , edhe  pakënaqësi , zhgënjime e dëshprime të thella të qytatarëve përballë titullarëve “ të pazëvendësueshëm” të funksioneve publike !

Nëse ia  dëshiron të mirën mikut, bënë çmos dhe mos e lejo të ushtrojë gjatë  funksione publike

Nga antika e hershme deri në aktualit ,    filozofë e mendimtarë të shquar , në vepra të veta   kanë theksuar faktin se pushteti infekton, prishë, deformon personin qe  ushtron gjatë funksione publike. Edhe në odat shqiptare , kur ka qenë fjala për këtë  problematikë, kudo dhe kurdo ka qenë thënë se, këtë apo atë person e prishi politika përkatësisht pushteti qe e ushtroi  gjatë; nuk ishte i tillë por e çarti pushteti; nëse don ta njofish personin e caktuar jepja pak pushtet dhe tek atëherë do ta njëfish  fare mirë; ra pushteti dhe e çarti;mos paq punë me pushtatarë të përhershëm etj.

Në vendin  tonë,nga viti 1999 e deri në aktualitet, skenën politike , kryesisht e kanë   ushtruar dhe vijojnë ta ushtrojnë, kryesisht , persona të njëjtë dhe si të tillë , të  bartur, të hargjuar, të amortizuar dhe për aq , të paadmiruar nga shumica e qytetarëve.

Shumica e personave të  tillë, autorizimet për ushtrim të pandërprerë të  funksioneve publike, politike e shtetërore e adresojnë në  “ meritat nga lufta për çlirimin e Kosovës”. Në saje të meritave  të tilla , numër i madhe e personave edhe pa kualifikime dhe pa njohuri elementare të  doktrinës ushtarake , janë shpërblyer me grada e privilegje ushtarake deri në gradë të  gjeneralit. Në anën tjetër , jo pak oficerë të tillë me grada ushtarake të larta , duke e nderë vetën “ të  thirrur” në ndërkohë kanë pasë konvertuar në funksionarë poltikë madje “ të pazëvendësueshëm”arësisht nga rezultatet dhe  efektet e ushtrimeve të funksioneve politike e pushtetarë të tyre.

Ushtrimi i  gjatë i pushtetit nga persona të njëjtë, në vendin tonë,  rezultoi abuzime, arbitrarizma, nepotizma, pasurime ilegale, dështime të  rënda të shujatë sçrbmta e të ndryshme

Pas  çlirimit të vendit tonë nga okupacioni   serb, populli ynë i përvuajtur dhe i etshëm për liri, demokrati, barazi kombëtare, përparim dhe   zhvillim, ab ovo, ka filluar dhe pandërprerëshëm deri sot e kësaj dite ka vijuar të zhgënjehej, dëshprohej dhe  mbetej i deziluzionuar nga abuzime të paskrupullta të klasës politike, tani më të vendit tonë!
Sëandejmi , aktualisht ,  populli ynë nuk ankohet  më kundër sëpatës , por, ironikisht   kundër bishtit të sëpatës i cili origjinën nga  pyjet tona!

Pasurimet ilegale nga   Fondi Vendlindja Thrretë ,  3 %,privatizimet  korruptive , tenderimet e kurdisura , stërfryrja  iracinale e strukturave të qeveritare dhe të administratës publike,zgjedhjet   dhe emërimet  e funksionarëve   qeveritarë e administrativë në  kundërshtim me Ligjin e Parkonsonit dhe me parimin e meritokratisë,krijimet e shkaktimet e aferave kriminale ,  stimulimi , prima facie implicit i krimit të organizuar dhe  formave të ndryshme të korrupsionit , klasa politike e vendit tonë , jo qe nuk i ka   luftuar seriozisht ,por, nuk ka treguar   as nuk tregon vullnet as vendoshmëri politike  për t’i luftuar madje as për tu përballur me to!

Paraja e  kthen ujin e lumit përpjetë!

Jo vetëm në  vendin tonë por kudo dhe kurdo,të pasurit i kanë krijuar dhe administruar  situatat socio – ekonomike, kulturore dhe i kanë administruar aferat politike. Në  vendin tonë , kryesisht, strukturat politike e pushtetare i mbajnë dhe i ushtrojnë personat e sterpasuruar në   rrethana nebuloze, obskurante, konfuze, virulente e për aq ilegale.Persona të tillë kishin dhe vijojnë të kenë kapacitete për të ushtruar   influenca të fuqishme në hallkat pushtetare , në vendosje të rasteve të caktuara në formën e dëshiruar për ta , në caktim dhe zgjedhje të  kandidateve dhe kandidatëve për deputete e deputetë si dhe në caktimin “ sipas qëndrimeve politike” e formave votuese për situata e raste të caktuara.

Vetting-u politik në  vendin tonë, nevojë imediate

Pasi që , jo pak    titullarë të funksioneve  politike e pushtetare ose janë pasanikë  nebulozë ose janë eksponentë të tyre në një anë dhe, në praktikë, janë evidente dështimet të shumta e të ndryshme  në ushtrime të funksioneve publike, qeveritare e përgjithësisht pushtetarë në anën tjetër, tregohet nevoja e ngutshme për vetting politik, qeveritarë, legjislativ, administrativ dhe gjyqësor e prokurorial!

Në atë  vazhdë, faktor   ndihmës mund të jenç edhe aktakuzat penale aktuale e të pritshme, nga të  cilat, pashmangshëm do të pasojnë ristrukturime kuadrovike në subjekte politike , qeveritare e pushtetarë në përgjithësi! Zgjedhjet e përgjithshme janë  të nevojshme dhe , pas tyre me shpresë të daljeve në sipërfaqe të skenës politike të persanave të painfektuar me afera korruptive , me zotësi profesionale dhe me vullnet politik të mirëfilltë, të  cilët fuqishimisht do të angazhoheshin dh emobilizoheshin për krijimin dhe funksioinalizimin e shtetit të drejtës në vend të shtetit juridik të vendit tonë.

Klasën  politike të  re eventualisht  të përtrirë ,do të pritnin punë  serioze dhe të mëdha.

Fillimisht një legjislativ i rinjë  të formuar jashtë influencave të titullarëve  politikë e pushtetarë aktual, do të prodhonte një ekzekutiv të rinjë , me aftësi për të ushtruar me efektivitet dhe eficiencë pushtetin   ekzekutiv konform me ligjin e në atë mënyrë për të funksionalizuar legalitetin efektiv dhe eficient. Ekzekutivi i pritshëm do të duhej të  formohej legalisht , të kishte kapacitete ekzekutive të plota dhe nder të tjera të përgatiste mirë, të propozonte dhe arsyetonte bindshëm shumë akte ligjore të reja, akte ligjore në fuqi t’i amendonte me  përmirësime, plotësime dhe çfuqizime të caktuara. Legjislativi , aktet juridike të tilla do t’i miratonte pa hezitime. Nder akte ligjore të reja qe Ekzekutivi do të duhej t’ia propozonte dhe Legjislativi do të  duhej t’i miratonte , do të ishin:

Ligji për Përgjegjësinë Morale, Objektive , Politike e Juridike,

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e Lokale,

Ligji për Qeverinë,

Ligji për Pagat,

Ligji për Financimin e   Subjekteve Politike,

Ligji për Origjinën e Pasurisë dhe për Konfiskimin e Pasurisë së

Fituar Kundërligjshëm,

Ligji për Punë e Punësim,

Ligji për Studimet publike e Private,

Ligji për Mjekësinë Publike dhe Private,

Ligji  për Zbatimin e Kushtetutës, Akteve  Ligjore e Akteve Nënligjore

në Aplimim...

Kushtetuta aktuale do të  duhej të amendohej në disa pjesë e segmente.

Me  këtë  por jo vetëm me këtë aktivitet  legjislativ e vijimisht ekzekutiv në masë dhe pjesë të madhe e të mirë do të  kontributohej në funksionalizimin e shtetit të drejtës në vend të “ shtetit juridik” aktual, do të  sigurohej përfillja e zbatimi i ligjit në aplikim e me te konstitucionalizmi e legaliteti , aq të rëndësishëm dhe aq të papërfillur në  vndin tonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".