Bideni President i SHBA-ve, është lajmi më i gëzuar që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës!

Bideni President i SHBA-ve, është lajmi më i gëzuar që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës!
Bideni President i SHBA-ve, është lajmi më i gëzuar që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës!

Ismail Muçiqi

  • 09 November 2020 - 07:12

Gjatë pritjes së rezultatit të votimeve për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e gjithë Bota ishte në pritje për të ardhmen e njerëzimit.

Edhe pse u shkrua shumë për zgjedhjet në Amerikë dhe u dhanë shumë komente gjithandej Botës, për popullin shqiptarë në momentet më kritike të historisë lindin papritmas “engjëjt” të cilët e shpëtuan dhe e bekuan këtë tokë të Dardanisë e cila është e ujitur me gjakun e shumë e shumë gjeneratave.

Për mua si Gazetarë - Opinionist kam bindje dhe besim se Presidenti Joe Biden po vjen në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur Politika Botërore dhe stabiliteti dhe siguria ishin në pikën më kritike që nga lufta e Dytë Botërore.

Gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump rendi Botëror u luhat gjithë andej Globit.

Politika e Administratës Amerikane nuk ishte më konsistente në ruajtjen e paqes dhe ekuilibrit të njerëzimit.

Veprimet kontroverse dhe autokrate të Trumpit krijuan shqetësime frikë dhe pasiguri për të ardhmen edhe tek shtetet aleate të Amerikës.

Gjatë udhëheqjes 4 vjeçare marrëdhëniet me Shtetet e Europës ishin sfidua disa here dhe ishin  në pikën më të ulët.

Po ashtu edhe aleanca Veri Atlantike e NATO-së ishte në situatë të pa lakmueshme në zbatimin e konceptit politiko-ushtarak të emisionit të saj.

Tani me fitoren e Joe Biden për President të Shteteve të Bashkuarave të Amerikës njerëzimi po frymon më lirshëm.

Kamë shpresë dhe bindje se Presidenti Biden do të përkrahë Kosovën dhe duke bërë me dije Serbinë se Pavarësia, integriteti dhe Sovraniteti i Republikës së Kosovës janë të pa kthyeshme.

Kamë shpresë se Administrata e Presidentit Biden do të veprojë në drejtim të forcimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës duke e futur Shtetin e Kosovës në ombrellën e NATO-së.

Është interesant të theksohet se Toka e Kosovës është tokë e shenjët të cilën e ka bekuar Zoti.

Gjithmonë gjatë historisë të gjithë ata të cilët kanë bërë luftëra dhe zullume në këtë vend , koha dhe rrethanat historike i ka mallkuar.

Mjerisht politika Kosovare dhe të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë të institucioneve të Kosovës kanë udhëheqë politikë dhe diplomaci naive në raport  me Serbinë e cila asnjëherë nuk ka pushuar së vepruari kundër Shtetit të Kosovës.

Serbia e cila ishte në pritje duke shpresuar se do të fitojë Presidenti Trump ishte shteti më i pakënaqur me fitoren e Demokratit Joe Biden.

Politika imperjaliste serbe në krye me Vuqiqin, Daqiqin dhe me zagaret tjerë të Milloshoviqit shpresuan se me Presidentin Trump do të arrijnë që Pavarësinë e Kosovës do ta kthejnë në tryezën e bisedimeve.

Por rrethanat tani te krijuara në Shtëpinë e Bardhë janë garanci se politika e re e Presidentit Biden do të jetë ajo e cila do ta flak andrrën e nacionalizmit serbe për Serbinë e madhe dhe kjo shpresë do të vdes një herë e përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".