Kosovës i duhet urgjentisht një Gjykatë Speciale kundër korrupsionit, jo gjykatë e njëanshme për krime lufte

Kosovës i duhet urgjentisht një Gjykatë Speciale kundër korrupsionit, jo gjykatë e njëanshme për krime lufte
Kosovës i duhet urgjentisht një Gjykatë Speciale kundër korrupsionit, jo gjykatë e njëanshme për krime lufte

Faik Krasniqi

  • 09 November 2020 - 17:27

Shkruan: Faik Krasniqi

Kam qenë dhe jam për themelimin e një gjykate për korrupsion dhe çdo krim tjetër, përfshirë edhe për krime lufte, por jo për një Gjykatë të njëanshme që gjykon vetëm shqiptarët. Tash është vonë për çdo gjë! Për asnjë vend të botës nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit, që të krijohet gjykatë speciale për viktimën. Në rastin e Kosovës ndodhi një gjë e tillë.

-Në çdo shkrim kam qenë kundër votimit të Gjykatës Speciale. Ndoshta më i zëshmi. Kam qenë dhe jam edhe sot, për të vetmen arsye, sepse në atë Gjykatë do të gjykohen vetëm shqiptarët, por jo edhe serbët që na kanë vrarë dhe masakruar. E mbaj në mend që një pjesë e atyre që sot po thonë liria ka emër, ishin pro votimit të kësaj Gjykate. Por dyfytyrësia nuk ka kufi në mesin tonë. Tash kanë "ndryshuar" qëndrim. Kjo falë paaftësisë së politik bërësve tanë. Ne ishim viktimë, Serbia ishte agresore.

Në vend se ne të kishim punuar që për Serbinë të krijohet një Gjykatë Speciale për gjenocidin dhe krimet e shumta që bëri gjatë luftës në Kosovë, Serbia arriti të krijojë Gjykatë Speciale, për gjoja krimet shqiptare ndaj serbëve.Kurse këto parti që po na sundojnë qe dy dekada e votuan këtë Gjykatë kundër nesh. Është e kotë të flasin ata që e kanë votuar. Tash çdo gjë është vonë. Çfarë kanë menduar ata? Kjo Gjykatë nuk është krijuar kot së koti. Çdo gjë që thonë tregojnë vetëm hipokrizinë e tyre. Asgjë më shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".