Kërkohet zgjidhje urgjente për të parin e shtetit, mungesa e përkohshme e Presidentit jo më shumë se 6 muaj

Kërkohet zgjidhje urgjente për të parin e shtetit, mungesa e përkohshme e Presidentit jo më shumë se 6 muaj
Kërkohet zgjidhje urgjente për të parin e shtetit, mungesa e përkohshme e Presidentit jo më shumë se 6 muaj

Riza Smaka

  • 10 November 2020 - 07:32

Prof. Dr. Riza Smaka

Në rastin kur nuk ndodhë kalimi vullnetar i përgjegjësive , pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me shumicën e kualifikuar të votave të Kuvendit vendoset që Presidenti është përkohësisht i paaftë për t'i ushtruar funksionet e veta dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës caktohet ushtrues detyre i Presidentit deri sa ai të jetë i aftë për ushtrimin e përgjegjësive të veta!

-Posti i ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nuk mund të ushtrohet për periudhë kohore më të gjatë se gjashtë muaj! Në rastin kur, Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk është i aftë përkohësisht për të ushtruar funksionin përkatësisht për t’i përmbushur përgjegjësitë e veta, ai , v u l l n e t a r i sh t, mund t’ia kalojë detyrat e postit të tij Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Nëse kundër Presidentit aktual të Republikës së Kosovës do të ngritej aktakuzë penale e plotfuqishme, do të mund të ndodhte që ai të paraqiste dorëheqjen nga posti i Presidentit, që do të thotë se nuk do të ishte detyrimisht i obliguar për ta ofruar dorëheqjen e vetë, përderisa, çfarëdo aktakuze, juridikisht është hipotezë, që mund të konfirmohet me aktgjykim dënues përfundimtar por mund të ndodhë edhe e kundërta çfarë ishte rasti me z. Ramush Haradinaj-n.

Deri në rastin më të keq të mundshëm të shpalljes përfundimtare fajtor dhe të caktimit të dënimit, kush do pra, A Fortiori, aq më parë Presidenti, konform me parimin e indolencës, do të konsiderohej i pafajshëm. Zgjidhja e tillë kushtetuese shprehimisht i referohet gjendjes shëndetësore por, konform me Analogia Juris-in dhe Analogia Legis-in, do të mund të trajtohej edhe situata e ndalimit - arrestimit eventual të Presidentit për një periudhë të caktuar. Kalimi i kompetencave të Presidentit në atë të Kryetarit të Kuvendit bëhet me urdhër shkrimor i cili duhet të përmbajë periudhën dhe shkaqet e kalimit të përgjegjësive të tija. Urdhrin shkrimor Presidenti do të jepte fakultativisht nga se kalimin e përgjegjësive e bën vullnetarisht e jo imperativisht!

Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillonte ushtrimin e funksionit të vetë pas skadimit të shkakut apo shkaqeve penguese për periudhën e caktuar. Nga momenti i tillë , Kryetarit të Kuvendit do t’i pushonte autorizimi i ushtrimit të funksionit të Presidentit! Posti i ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nuk mund të ushtrohet për periudhë kohore më të gjatë se gjashtë muaj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".