Sfida e madhe për Kosovën, lufta e drejtë e UÇK-së të mbrohet me dinjitet nga ata që po shkojnë në Gjykatën Speciale të Hagës

Sfida e madhe për Kosovën, lufta e drejtë e UÇK-së të mbrohet me dinjitet nga ata që po shkojnë në Gjykatën Speciale të Hagës
Sfida e madhe për Kosovën, lufta e drejtë e UÇK-së të mbrohet me dinjitet nga ata që po shkojnë në Gjykatën Speciale të Hagës

Dardan Grapci

  • 09 November 2020 - 07:03

Shkruan: Dardan Grapci

Për ta rrënuar, shuar, këtë Gjykatë siq po pretendojnë disa individ është shumë vonë, prandaj nëse janë të pastër në zemër dhe në shpirt këta ish-ushtar, atëherë nuk kanë nevojë pse të frikësohen, sepse drejtësia një ditë duhet të triumfoj.

-E kam cekur disa herë dhe do e ceku përsëri se ajo çka i bëjmë vetvetes, nuk ta bënë askush, prandaj kjo Gjykatë Speciale kur është votuar në parlament para 5 viteve, po shihet ashiqare se nuk ka pasur për qëllim ti dënoj forcat serbe që kanë bërë krime në Kosovë, si duket tani kjo Gjykatë apo më mirë të them, Serbia e ka shfrytëzuar këtë krijim të Gjykatës në favor të saj, duke i dërguar menjëherë dokumentacionet shtesë me emra dhe mbiemra të ish-luftëtarëve të UÇK-së, ku kjo Gjykatë e ka filluar misionin e saj duke i gjykuar vetëm Ushtarët e UCK-s e jo të Serbisë. Pse ka ndodhe kjo?

Sepse kur është votuar kjo Gjykatë është bërë një gabim i madh. Asnjë deputet politik, pozitë apo opozitë nuk ka dal haptas në media apo parlament, për ta kërkuar futjen ne ligjin e Gjykatës Speciale edhe përndjekjen dhe gjykimin e krimeve serbe të luftës, për ti dënuar ushtarët Serb me emra dhe mbiemra. Kosova po dështon seriozisht në këtë çështje sepse nuk janë përgatitur me dokumentacione dhe fakte shtesë kundër ushtarëve serb, janë sjell sikur nuk kanë fare informacione se si do të jetë roli i kësaj Gjykate të cilën vetë e kanë votuar etj, sepse po të ishin të përgatitur, të vetëdijshëm, sot në ulëset e Gjykatës Speciale do ishin marrë në pyetje ushtarët, kriminelët serb e jo ushtarët e UÇK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".