Riformatimi i Qeverisë Hoti shpëtimi i vetëm nga zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen jo më vonë se 6 muaj

Riformatimi  i Qeverisë Hoti shpëtimi i vetëm nga zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen jo më vonë se 6 muaj
Riformatimi  i Qeverisë Hoti shpëtimi i vetëm nga zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen jo më vonë se 6 muaj

Blerim Burjani

  • 10 November 2020 - 07:29

Shkruan: Blerim Burjani

Dihet mirëfilli që Haradinaj nuk po heq dorë, po e donë edhe këtë post të Presidentit, sikur që ishte kryeministër me plotë dështime dhe skandale, pozitë e mbajtur gjysmë mandati me hajgare, por që ja tash pretendimet e tij janë të bëhet edhe president. Kjo ka tejkaluar seriozitetin institucional andaj mendoj se ka të drejtë LDK që mendon se më mirë është zgjedhje të reja se sa falje të postit njeriut që nuk ka kapacitet por ka guxim me kërkua me qenë në krye të shtetit edhe pse deri më tash i ka shkuar mbrapsht drejtimi i shtetit.

Pra kjo çështje duhet disi të gjendet një zgjidhje. Tash javët në vijim dhe ky muaji mundë të jetë ose muaj i marrëveshjes ose ushtruesja e detyrës do të qëndroj në këtë post për 6 muaj, dhe më pastaj në pranverë vijnë zgjedhjet, gjë që nuk tingëllon keq kjo çështje”.

-Riformatimi i kësaj qeveria është e vetmja rrugë për të mos shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Tash kjo i bije merre ose lere, ose PDK-ja brenda qeverisë ose zgjedhja të jashtëzakonshme. Por edhe po të shkohet në zgjedhje nuk është tragjike asgjë, është normale. Tash edhe pse jemi në kohën e pandemisë kemi një praktikë që po mbahen përplot procese zgjedhore anë e këndë botës. Derisa po mbahen zgjedhje në vendet tjera, në këto kushte të imponuara nga pandemia, por me masa mbrojtëse të cilat janë në zbatim, edhe ne mundë ti përshtatemi nje situate të tillë dhe mundë ti bëjmë zgjedhjet.

Se vendi mundë të shkon shpejtë edhe në zgjedhje të reja, nëse nuk arrihet marrëveshja për zgjerim të koalicionit dhe për pozitën e presidentit të ri, po e dëshmon ndryshimi i disponimit politik në LDK. Ka kohë që LDK-ja po vjen duke u pajtuar me faktin që më përpara të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme se sa me dhënien e postit të presidentit ndaj një figure politike që fare nuk merr vesh as në politike dhe në asgjë tjetër, por vazhdon të mbetet ashti si është në skenë politike, siç është rasti i Ramushi. Tash ai edhe s’ka asnjë kapacitet për të ushtruar poste të larta shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".