Zgjedhja e Presidentit dhe e Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve

Zgjedhja e Presidentit  dhe e Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve
Zgjedhja e Presidentit  dhe e Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve

Riza Smaka

  • 10 November 2020 - 10:36

Shkruan: Prof.  Dr. Riza Smaka    

Moto “ T’i  urojmë elektorët për ta votuar z. J. Biden për President të SHBA-ve”

Kushtetuta e SHBA-ve   e miratuar në vitin 1787, është ligji fundamental  dhe suprem  i tyre , i  themelon format  e qeverisjes nacionale dhe i definon të  drejtat dhe liritë e popullit amerikan.

Kushtetuta e SHBA-ve  konsiston në Preambulën, shtatë artikuj – nene   dhe 27 amendmente, e përcakton  sistemin federal republikan  ,qeverinë nacionale dhe qeveritë e shteteve anëtare, qeverinë nacionale të ballansuar  me ndarje e kontrollim të ndersjellë të pushteteve legjislative, ekzekutive e gjyqësore ( Checs& Ballnace).

Degën ( Branch)  ekzekutive , sipas Kushtetutës së SHBA-ve  e ushtron Presidenti i SHBA-ve.

Kushtetuta e SHBA-ve  i përcakton metodat e përgjithshme për zgjedhjen e Presidentit .

Kushtetuta  e SHBA-ve nuk i  përcakton partitë politike   si kategori kushtetuese por aktet ligjore te shteteve anëtare të tyre si dhe praktikat e partive politike, evolutivisht,  e kanë ndryshuar atë status ,ashtu qe, aktualisht, ato ushtrojnë influneca të konsideruara nëpërmjet proceseve dhe aktiviteteve preliminare në  kandidime dhe nominime të kandidatëve për President dhe për Zëvendës President të SHBA-ve si dhe në votimet popullore.

Me nenin  2 ( Article II)  të Kushtetutës së SHBA-ve  dhe me Amendemntin 12 në Kushtetutën e SHBA-ve , përcaktohen   procedurat dhe metodat për zgjedhjen e Presidentit dhe të Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve.

Me provizionet  e theksuara abstraktohet  egzistimi i partive politike    si dhe i aktiviteteve politike të tyre në  proceset dhe procedurat e kandidimeve, nominimeve dhe   të votimeve popullore për kandidatë për President dhe Zëvendës- President të SHBA-ve!

Me ato provizione , zgjedhja e funksinarëve më të lartë të SHBA-ve,  konvencionalisht nisë dhe përfundon me rolin dhe funksionin e elektorëve dhe të kolegjeve elektorale!

Sëandejmi  ,votimi popullor , i drejtpërdrejt   i organizuar nga partitë politike të SHBA-ve , del të  jetë, nëse jo irelevant, atëherë , pak vendimtar në zgjedhjen e Presidnetit dhe Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve!

Emërimi  dhe aktiviteti  i elektorëve për  zgjedhjen e Presidentit dhe të Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve

Me nenin – Article II të Kushtetutës së SHBA-ve , është përcaktuar se, pushtetin    ekzekutiv e ushtron Presidenti i SHBA-ve , i cili , do të mbajë  funksionin ( Office) katër vjetë dhe bashkë me Zëvëndës Presidentin e SHBA-ve  , zgjedhën në mënyrën vijuese :“Secli shtet ( anëtar i  SHBA-ve) , konform me legjislacionin e vetë , emëron  aq elektorë sa ai shtet ka (reprezentativë dhe senatorë)  përfaqësues  dhe senatorë  në Kongresin e  SHBA-ve . 
Kongresi i SHBA-ve   e cakton kohën e zgjedhjes së  elektorëve të shteteve dhe ditën kur elektorët do të  votonin për kandidatë për President dhe Zëvëndës President të SHBA-ve.

Kandidati  për President dhe Zëvëndës President të SHBA-ve  kërkohet t’i këtë sëpakut 35 vjetë dhe , sëpakut , 14 vjetë   rezident i SHBA-ve .

Elektorët do të takohen në seli të shteteve  të tyre dhe do të votojnë me ballot për dy persona, njëri  sish duhet të jetë i shtetit anëtar tjetër. 

Pastaj , elektorët në sesion të përbashkët si Kolegj  Elektoral , në vend zyrtar të shteteve të tyre , Listën e kandidatëve  , me numrin e votave elektorale të besuara , e nënshkruajnë, e certifikojnë dhe  ia transmitojnë Presidentit të Senatit të SHBA-ve.


Presidenti i Senatit të SHBA-ve , në sesion të përbashkët të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve , listat e kandidateve dhe të kandidatëve për President  dhe Zëvëndës President të SHBA-ve , publikisht i hap, i kumton një nga një emrat me votat elektorale të tyre. 

Kandidati – ja  qe ka fituar numrin më të madh, por jo më pak se shumicën absolute, do të zgjedhej President i SHBA-ve.

Nëse do të ndodhte që  , asnjë kandidat – e nuk do të fitonte  shumicën absolute të votave eklektorale ,ose,  disa kandidatë – e do të fitonin numër të njëtë të votave elektorale (...If such Number  be a Majority of the whole Number of Electors  appointed and if there be more than one who have sucha  Majority and have equal Number of Votes then the House of Representatives shall immediately chuse...) , Dhoma e Pëefaqësuesëve , imediatisht do të zgjedhtë me ballota  një sish për Presieent të SHBA-ve; Nëse asnjëri kandidat-e nuk do të fitonte   shumicën absolute të votave elektorale , atëherë , nga pesë kandidatë – e me numër më të madh të  votave elektorale ,do të procedoheshin për zgjedhje me votim të caktuar .Votat e anëtarëve të  Dhomës Përfaqësuese , llogaritën një për secilin shtet anëtar. Quorumi për votim valid kërkohet të konsistojë nga  shumica absolute e anëtarëve të dy të tretës së shteteve të SHBA-ve.

Pas  zgjedhjes së Presidentit  të SHBA-ve , kandidati me numrin më të madh të  votave elektorale do të zgjedhej Zëvendës President i SHBA-ve. 

Nëse dy apo më shumë  të tillë do të kishin numër të njëjtë të votave, në procedurë vijuese, njërin sish,  për Zëvëndës President, do ta zgjedhte Senati i SHBA-ve.”

Zgjedhja e Presidentit dhe Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve , aktualisht ,sipas  Amendmentit 12 në Kushtetutën e SHBA-ve

Amendmenti  12 në Kushtetutën e SHBA-ve ,  i propozuar në datën 9 dhjetor  18o3 dhe i ratifikuar në datën  27 korrik 1804, qe është në fuqi ,  me disa novelime , e përcakton procedurën  vijuese të zgjedhjes së Presidentit dhe të Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve: 

“ Elektorët  do të mbajnë sesion të kolegjeve elektorale në  lokale zyrtare të shteteve të tyre ku do të votojnë për Presidentin  dhe Zëvëndës Presidentin e SHBA-ve ; njëri sish duhet të jetë i një shtetit tjetër të SHBA-ve;   elektorët , në kolegje elektorale , në ballote të veçanta të , do të emërtojnë kandidatin e votuar për President dhe kandidatin e  votuar për Zëvëndës President; pastaj, do t’i veçojnë listat e kandidatëve për President dhe për Zëvëndës President me numra të votave veç e veç;  listat e tilla, do t’ia dërgojnë Presidentit të Senatit të SHBA-ve; Presidenti i Senatit, në sesion të përbashkët të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve do t’i hapë listat e certifikuara elektorale  dhe do t’i numërojë votat për secilin kandidat . Kandidati me numrin ( absolut  të votave elektorale  )  më të madh të votave për President , do të  zgjedhej President; nëse, asnjë kandidat nuk do të kishte fituar   shumicën absolute të votave elektorale, atëherë, deri në tre kandidatë me me shumë vota  do të radhiteshin në Listën për Kandidatë për President të SHBA-ve; Dhoma e Pëefraqësuesve ,me ballote, do të  zgjedhtë President kandidatin me shumicë absolute të votave të përfaqësuesve ,ashtu që, votat e përfaqësuesve të secilit shtet do të llogariteshin nga një votë pavarësisht numrit të  tyre; quorumi kërkohet të jetë sëpakut nga dy të tretat e anëtarëve të shteteve si dhe të shteteve anëtare ; nëse do të dështonte zgjedhja në atë roundë, procedura do të zbatohej  jo më vonë se deri në ditën e katërtë të muajit Mars në vijim; në situatë të tillë , Zëvëndës Presidenti do të vepronte si President i SHBA-ve. Nëse , asnjë kandidat nuk do të kishte fituar  shumicën e votave elektorale të kërkuar, nga dy kandidatë me më shumë vota, Senati do të zgjedhtë Zëvëndës Presidentin e SHBA-ve; quorumi për këtë qellim do të konsistonte në dy të tretën e të gjithë numrit të senatorëve dhe shumica e numrit të përgjithshëm kërkohet për zgjedhje;  poqëse, asnjë kandidat për President nuk do të delte kushtetutësisht meritor për Zyrën e Presidentit , për atë do të vlerësohej të ishte Zëvëndës Presidenti i SHBA-ve (  But no person constitutionally  ineligible to the Office of President  , shall be eligible to that of Vice President of  the USA) 

Disa   theksime dhe  raste të veçanta

Presidentin dhe Zëvëndës Presidentin e SHBA-ve , në rrethanat dhe procedurat e   theksuara më sipër , i zgjedhin elektorët e shteteve anëtare të SHBA-ve.

Në praktikat e deritashme të  zgjedhjeve të këtyre dy funksionarëve shtetërërë më të lartë të SHBA-ve, ka ndodhur,  jo vetëm njëherë qe, kandidati – ja i – e caktuar, të këtë fituar vota popullore më shumë se sa kandidati – ja  opozitar – e , por, të këtë humbur në votimin elektoral , ashtu qe, kandidati – ja me më pak vota popullore, ka ndodhë të fitojë me më  shumë vota elektorale ( të  fitojë shumicë absolute të votave elektorale nga sëpakut dy të tretet e shteteve anëtare)  dhe të  zgjedhej President përkatësisht Zëvëndës Presidenti i SHBA-ve.

Para miratimit të Amendmentit 12 në Kushtetutën e SHBA-ve , me nenin – Artikullin 2 të Kushtetutës së SHBA-ve  , nuk kërkohet nga elektorët për të votuar veç e veç për Presidentin dhe për Zëvëndës Presidentin por për dy kandidatë, për njërin  sish jashtë shtetit të tyre. Sëandejmi , ka pasë ndodhur qe, kandidati për President të SHBA-ve z. Thomas Jefferson dhe kandidati për Zëvëndës President  të SHBA-ve z. Aaron Burr kanë pasë fituar numrin e njëjtë të votave elektorale në sesionin e përbashkët të dy dhomave të Kongresit të SHBA-ve. Pas disa procedurave në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve , ka pasë  fituar z. Thomas Jefferson dhe, ka qenë zgjedhur Presidnet i SHBA-ve.

Edhe në një rast tjetër , nga Dhoma e Përfaqësuesve, pra jo   nga votat elektorale , z. John Quinci Adams , ka qenë zgjedhur President i SHBA-ve.

Me  Seksionin 2  të Amendmentit  25 në Kushtetutën e SHBA-ve,  është përcaktuar se, kurdoqë posti i Zëvëndës Presidentit  do të mbetej vakant, Presidenti i SHBA-ve do të nominonte Zëvëndës Presidentin   i cili do të merrte postin pasi që do të konfirmohej nga dy dhomat e Kongresit të SHBA-ve!

Në  vitin 1973 , Gerald R. Ford , konform me këtë Amendment , ka qenë  zgjedhur Zëvëndës President i SHBA-ve. Pas dorëheqjes së Spiro T. Agnew nga   posti i Zëvëndës Presidentit të SHBA-ve , Gerald R. Ford ka qenë nominuar nga Presidenti i SHBA-ve Richard M. Nixon  dhe, ka qenë konfirmuar nga dy dhomat e Kongresit të SHBA-ve. 

Presidenti i SHBA-ve , Richard M. Nixon , për shkak të aferës “Watergate” , në  vitin 1974 ka pas dhënë dorëheqje e, rrjedhimisht, Zëvëndës Presidenti Gerald R. Ford , e ka pasë  fituar postin e Presidentit të SHBA-ve. Në procedurën e administrauar sipas Amendmentit 25 , Seksionit 2 në Kushtetutën e SHBA-ve, Nelson A. Rockfeller ka qenë  zgjedhur Zëvendës Presidenti i SHBA-ve. Në atë mënyrë, për herë të parë në historinë presidenciale të SHBA-ve ,ka pasë ndodhur qe , Presideni sikundër edhe Zëvendës Presidenti i SHBA-ve ,kanë qenë zgjedhur pa pjesëmarrje në fushatën  zgjedhore as pa u votuar nga elektorët pra pa vota popullore dhe pa vota elektorale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".