Momenti i fundit për unitet politike , instuticional dhe kombëtare për shtetin e Kosovës

Momenti i fundit për unitet politike , instuticional dhe kombëtare për shtetin e Kosovës
Momenti i fundit për unitet politike , instuticional dhe kombëtare për shtetin e Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 11 November 2020 - 08:52

Partitë politike, Lider Shipi i tyre dhe të gjitha strukturat Intelektuale, Akademike, Shoqëria Civile dhe personalitetet e veçanta që gëzojnë autoritet në popull kanë përgjegjësi për të ardhmen e këti vendi.

Në këto ditë të vështira Shteti i Kosovës gjindët në udhëkryq dhe po sfidohet gjithnjë e më shumë nga faktori i brendshëm politik si dhe nga faktorët e jashtëm në krye me Shtetin Serbë dhe me aleancat e tije.

Këto ditë Kosova po sfidohet edhe nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale në Hagë.

Aty u arrestuan dhe po gjykohen figurat kyqe të cilat që nga pas lufta ishin në krye të institucioneve të Shtetit. Me një fjalë para opinionit Botëror po luhatet autoriteti dhe imazhi i Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje i zuri të pa përgatitura Institucionet e Kosovës, të cilat edhe kështu ishin mjaftë të brishta për shkak të përçarjeve dhe interesave partiake për të marrë sa më shumë pushtet.

Kosova është në pozitë të pa lakmueshme edhe për shkak të raporteve shumë armiqësore nga Serbia, e cila bëri luftë dhe gjenocidë, për qka u bombardua nga Aleanca Veri Atlantike e NATO-së.

Përfat të keq Populli i Kosovës dhe institucionet në detyrë gjatë këtij viti u përballen edhe me Epideminë e Koronavirusit e cila nuk ka të ndalur.

Kjo murtajë e goditi rëndë edhe ekonominë e vendit duke i mbyllur afër 30 mijë vende të punës dhe mbylljen e një numeri të madhe të bizneseve.

Kriza ekonomike po i godet familjet gjithandej Kosovës dhe më gjere.

Të gjitha këto mund të përballoheshin më lehtë sikur të kishim një klasë të përgjegjshme politike e cila po vazhdon me sjelljen dhe mendësinë primitive në luftë për pushtet.

Kjo kulturë politike e pa denjë po e luhat funksionimin e institucioneve të shtetit dhe gjithnjë e më shumë po e zbehë imazhin dhe autoritetin të Lider Shipit.

Mjerisht në momentin e pikërishëm nuk ekziston institucion në Kosovë i cili i përmbush nevojat dhe kërkesat për ti zgjedhur problemet e krijuara për të hecur më shpejtë Republika e Kosovës.

Barikadimi i interesave të partive politike dhe shkelja e parimeve programore kanë ndikuar negativisht në besimin e qytetareve në besimin e institucioneve dhe mekanizmave tjerë të shtetit.

Koha dhe rrethanat po tregojnë se është momenti i fundit që vetëdija intelektuale, politike dhe Kombëtare tu përgjigjet sfidave dhe vështirësive me të cilat vite me radhë përballet Shoqëria Kosovare.

Është koha dhe momenti që Shoqëria Civile ta ngrisë zërin e arsyes për ndryshimin e gjendjes në aspektin organizativ dhe funksional të shtetit, duke i kultivuar vlerat demokratike të Shteteve Perëndimore.

Misioni i Shoqërisë Civile nuk është vetëm monitorues apo hartues i raporteve të mekanizmave të shtetit por Shoqëria Civile bashkë me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve ka përgjegjësi morale q/të jep ide dhe vizion duke ju parapri proceseve demokratike të shoqërisë në konsolidimin e shtetit. Edhe mjetet e Informimit kanë obligimë moralë dhe profesional dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që ta luajnë rolin e tyre për të cilën kanë marë obligime para opinionit dhe ligjit. Në shumicën e mediumeve në Kosovë mungon niveli i dijes dhe profesionalizmit, mungojnë emisionet dhe lajmet të cilat kenë karakter eduakivë dhe inspirues të cilat do të sjellenin  energji pozitive tek gjenerata e re. Debatet politike nëpër televizionet e ndryshme është pasqyra konkrete përmes të cilave po helmohet opinioni dhe janë bërë irituese tek qdo familje Kosovare. Rrethanat e tanishme politike të cilat e kanë polarizua skenën politike e obligojnë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve dhe Shoqërinë Civile që të fillojnë iniciativën e përbashkët për të krijua platformë të unitetit politikë dhe kombëtarë në mënyrë që institucionet Republikës së Kosovës ta rrisin përgjegjësinë dhe ta arsyetojnë betimin e votës së popullit.

Çdo iniciativë e cila kontribuon në unitetin e politikës Kosovare duhet të jetë e pranueshme dhe e mirëseardhur për çdo individë apo subjekt politikë apo bares i institucioneve të shtetit.

Nëse këto përqarje vazhdojnë edhe më tutje nuk do te mbetet rrugë tjetër përveç të kërkohet ndihmë nga personalitetet të veqanta në mesin e popullit  të cilët ende e gëzojnë besimin dhe e kanë autoritetin për ta bashkuar popullin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".