Akuzat e Gjykatës Speciale kundër ish drejtuesve të UÇK-së si në kor të  orkestruar muzikor pa asnjë bazë juridike.

Akuzat e Gjykatës Speciale kundër ish drejtuesve të UÇK-së si në kor të  orkestruar muzikor pa asnjë bazë juridike.
Akuzat e Gjykatës Speciale kundër ish drejtuesve të UÇK-së si në kor të  orkestruar muzikor pa asnjë bazë juridike.

Muhamet Kelmendi

  • 11 November 2020 - 10:57

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 Paraqitja e të akuzuarave para Gjykatës Speciale është një dukuri e paraqitur dhe e rregulluar në Rregulloren e punës së Gjykatës. Në  këto paraqitja i pamë dy situata krejtësisht të kundërta: Njëra është e Jakup Krasniqit të lidhur dhe të emocionuar me veprime të bëra ndaj tij gjatë kohës së bastisjes dhe të arrestimit,  dhe Tjetra e Hashim Thaçit dhe te Kadri Veselit, të cilët ishin të karakterit thjeshtë juridik, me mbrojtje profesionale dhe pa deklarime të gjëra, përveç mbi pafajësinë. Të tretë u deklaruan të pafajshëm.

Tash priten zhvillimet e procedurës paraprake mbi qëndrimet mbi akuzat dhe mbi kërkesat për mbrojtjen në liri. E përbashkëta e akuzave të paraqitura nga Prokuroria nuk ndryshon fare ndaj asnjë të akuzuar. Akuzat si në korin muzikor ishin te njëjtën ne fjale dhe ne fjali, ne vende e ne llojet e veprave kriminale qe akuzoheshin. Eshte, pra, një kor muzikor që kurrë në këtë gjykatë nuk mund të vërtetohen.

Ato janë shumë të gjëra dhe tepër jo profesionale "Armiq, vrasje, grabitje , torture etj." Procedura do të vazhdoj dhe lypset të presim për mendimet dhe përfundimet, sikundër edhe për verdiktin e fundit. Por, pavarësisht kësaj, jam i mendimit se kjo gjykatë do të pësojë fiasko të plotë dhe kurrë nuk do të vërtetohen ato akuza. Kjo, për faktin se është thjeshtë e karakterit politik, pa asnjë bazë juridike.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".