Lexoni edhe:
Ndryshe nga Thaçi e Krasniqi, Selimi s’ka vërejtje për trajtimin nga Specialja
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Duhet që Qeveria të funksionoje dhe natyrisht edhe Kuvendi. Pa këto nuk ka funksionim të shtetit dhe të pushtetit. E tash duhet Kosovës i duhet më shumë se kurrë funksionimi stabil i të gjitha institucioneve të shtetit. Kosova duhet të përcaktojë prioritetet në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Vendit i duhen organe që tregojnë se ku po shkon vendi dhe një Kuvend që e kontrollon Qeverinë. E kjo më së miri realizohet me zgjedhje të reja dhe ku populli vendos. Me skenarë të fëlliqura dhe improvizimet e dëmshme nuk funksionon Republika. Vendit tonë i duhet një Kuvend funksional dhe që i kryen tri pushtetet: pushtetin ligjor, ekzekutiv dhe gjyqtar. E këto pushtet realizohen me Kuvend funksional.
Ndryshe nga Thaçi e Krasniqi, Selimi s’ka vërejtje për trajtimin nga SpecialjaLexoni edhe:
Kuvendi është vendi ku vendoset mbi të ardhmen dhe funksionimin vendit dhe këtej edhe të Qeverisë. Nga funksionimi ose jo i Kuvendit varet edhe funksionimi i Republikës. Dhe, jo vetëm të Republikës, por edhe pushtetit dhe të çështjeve tjera. Tash po del se në Kosovë kemi një pushtet më të çrregullt se gjatë tërë kohës së deri tashme. Qeveria ka ardhur mbi një baze jo të qartë kushtetuese dhe këtej ka probleme të mëdha. Kjo, për faktit se nuk po funksionon as Qeveria dhe as Kuvendi. Pushteti është dobësuar dhe shkeljet janë të mëdha. Qeveria Hoti nuk e ka shumicën. Kjo është Qeveri që nuk po funksionon dhe fare nuk po arrijnë ta fus Kuvendin në veprim. Kemi kështu një Kuvend jo funksional dhe tepër burokratik dhe të kushtueshëm.
Deputetët nuk punojnë. Nuk po funksionon as Kryesia e Kuvendit. Seancat janë formale dhe komisionet mbajnë takime për të siguruar mëditjet që i marrin. Asnjëherë nuk u analizuan çështjet jetike për vendin. Këtu e kam fjalën për punësim, për shëndetësi, çështje pensionale, mbrojtjen në punë etj.
Presidenti i Kosovës të zgjidhet me Referendum popullorLexoni edhe:
Po kështu nuk kemi fare analiza të gjendjes politike dhe të raporteve me shtetin kriminal serb. Bëhen takime pa kritere në Bruksel dhe nuk kërkon llogari askush...asgjë. Kuvendi flenë. Flenë deputetët dhe i tërë sistemi. Qeveria është tipike fiktive dhe fare pa funksionalitet. Nuk kemi masa mbrojtëse ndaj koronavirusit etj. Çështjet e tilla janë të papërgjegjshme. Pushteti duhet të kuptoj se për përfitime personale nuk është aty. Ai duhet të hapi rrugë dhe vendi të funksionojë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".