Shteti në bllokadë totale, zgjedhjet janë të pa shmangshme

Shteti në bllokadë totale, zgjedhjet janë të pa shmangshme
Shteti në bllokadë totale, zgjedhjet janë të pa shmangshme

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 11 November 2020 - 19:22

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Uniteti kurrë nuk ka qenë më i domosdoshëm se tani dhe jo të futen në qeveri njerëz familjar, poterexhi, baxhanak, baxhanakesha, gjysmë analfabet dhe njerëz që i paguajnë postet deri në 500.000 mije euro, por Kosovës i nevojiten njerëzve të profileve përkatëse dhe për të ecur përpara, do të duhej të bëhen ndryshime rrënjësore, një epokë e re ,përndryshe nuk ka rrugë tjetër se populli është lodhur me këta mafio-oligarkë të bandave të kanaleve të nëntokës kriminale.Prandaj them sot a nesër zgjedhjet do të jenë të pashmangshme sepse nuk shkon me zor dhe për interesa të atyre që kanë në gjak pushtetin dhe hajnin, kam thënë dy-tri ditë më parë dhe shpejt doli se çdo gjë e ka fundin, por fundi mjerisht doli si thash unë me faqe të zezë, por secili varet për këmbë të veta që thuhet nga anët e mia, atje larg në Zhur të krahinës së Lumes.

Zgjedhjet në Kosovë janë të pashmangshme, sepse Kosova që nga pas lufta e deri më sot kurrë më keq nuk ka qenë. Ndonëse deshëm apo s´deshëm faji është i yni dhe i askujt tjetër. Kush e kupton me dy fije mend në kokë politika tani vdiq, prandaj tash e tutje duhet lënë inatet politike, duhet lënë pazaret e pista që janë zhvilluar deri tani të gjitha në dëm të vendit dhe për interesa personale dhe karrieriste.

Këto banda që kanë mbetur tani janë sa për sy e faqe e faqja e zezë pa asnjë të bardhë. Nuk shkohet më tej me këtë kastë të këtyre bandave politike, populli është i lodhur aq tej mase sa që nuk mundet më t´i duroj lojërat dhe pazaret e pista të tyre. Popullit, i duhet një ekonomi e forte ,punësimet që së paku të siguroj ekzistencën dhe të mos i numëroj një nga një të gjitha.

Deshëm a po s´deshëm të pranojmë edhe tjetrën arrestimet e fundit na qitën si hije të zezë si emër në botë edhe pse vë kanë bërë vetes , bota fletë se u arrestua një president i një vendi dhe menjëherë ajo zonja Osmani bëri një gjest fëmijëror dhe turrë vrap te varri i atij me shall dhe në Prekaz. Tha kryetar historik, komandanti legjendar... lërini më këto kopalla se populli është mësuar, që i kemi mësuar përmendësh këto vjersha. Kryetari historik dhe pastaj çka, çka pastaj?.

Popullit i duhen gjërat elementare të jetës që ju bandat politike i´a keni vjedhur dhe i keni lënë pa shpresë. Si mundë të merren vesh tani tyxharët dhe kopilët e Titos? E shikoni se nuk e kanë hallin e vendit dhe të qytetarit, por e kanë hallin e pazarit se kush të jetë president i vendit, e shikoni se si e kanë inatin e kaurit dhe me thoni çka mundë të pres vendi nga këta matrapaz dhe dilinxhi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".