BE-ja mos të tregohet e njëanshme me Kosovën, po i mbanë krahun Serbisë me Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë

BE-ja  mos  të tregohet e njëanshme me Kosovën,  po i mbanë krahun Serbisë me Dhomat e Specializuara  të Gjykatës Speciale në Hagë
BE-ja  mos  të tregohet e njëanshme me Kosovën,  po i mbanë krahun Serbisë me Dhomat e Specializuara  të Gjykatës Speciale në Hagë

Ragip Guraziu

  • 12 November 2020 - 07:14

Shkruan: Ragip Guraziu

Derisa Bashkimi Evropian po e favorizon Serbinë dhe nuk po i trajton më seriozisht çështjet e hapura nga e kaluara e përgjakshme nëpër të cilën ka kaluar Kosova, shtrohet dilema se mos kemi të bëjmë përsëri me atë mentalitetin e vjetër evropian, anti shqiptarë të transformuar e të bartur nëpër kohë deri më sot, derisa agresorin po e trajtojnë si viktime kurse neve na mbajnë në pozitën e agresorit, edhe pse dihet se sikur të mos intervenonte NATO-ja dhe KFOR-i, Serbia veç se do i kishte dëbuar shqiptarët nga Kosova, dhe dihet lufta si u zhvillua dhe pasojat e luftës së pa barabartë me armikun. Atëherë, pse pra u bombarduar Serbia dhe u bë rrëzimi i regjimit të Millosheviqit, veprime me të cilat përfundimisht u njollosën serbët si kriminel, çetnik, derisa disa edhe mbajtën burgun, dhe kjo është arsyeja pse nuk është fare normale që Kosova të shpallet agresore e Serbia viktimë.

 

-Derisa Natasha Kandiq, themeluesja e Qendrës për të Drejtën Humanitare e cila ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë edhe BE-ja duhet të insiston dhe ti bëjë presion Serbisë për ti pranuar dhe zbardhur këto krime. Zonja Kandiq po tregohet shumë e sinqertë dhe po i thotë gjërat ashtu sikur që janë. Ajo deklaroi së fundi edhe në lidhje me gjykimet e Thaçit dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së, se Serbia do të duhet të përgjigjet shumë shpejt se ku janë trupat e shqiptarëve të vrarë në Beleg, ku janë trupat e të vrarëve të mbetur në fshatin Kralan, trupat e të vrarëve të mbetur në Izbicë e kudo tjetër, prandaj pyetja ime do ishte kjo: Pse nuk po merren parasysh asnjëherë deklaratat e z. Natasha Kandiq, themelueses se Qendrës për të Drejtën Humanitare, sa herë që flet për Kosovën dhe krimet serbe, nuk është person që nuk duhet t'i varet veshi derisa është në këtë pozicion.

 

Tani këto arrestimet e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës, dhe i shumicës së drejtuesve të ish shtabit të përgjithshëm të UCK-së, të dyshuar për krime lufte bazuar në akuzat e konstruktuara nga Serbia, janë edhe një momenti i duhur që nuk duhet të humbet, për mobilizim të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe spektrit politik, për ti bërë presion Serbisë për zbardhjen e të gjitha krimeve që i ka bërë në Kosovës dhe i ka bartur trupat në serbi. Një kundërvënie të tillë e ka kërkuar edhe Natasha Kandiq, themeluesja e Qendrës për të Drejtën Humanitare e cila ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë, kurse politika Kosovare duhet të sillet në mënyrë shumë serioze dhe të mos e injoron këtë kërkesë që e bënë zonja Kandiq. Një borgj të madh në këtë çështje shumë të dhembshme karshi Kosovës e ka edhe BE-ja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".