Gjykata Speciale a është e Kosovës apo Bashkimit Evropian apo e kujt?

Gjykata Speciale a është e Kosovës apo Bashkimit Evropian apo e kujt?
Gjykata Speciale a është e Kosovës apo Bashkimit Evropian apo e kujt?

Blerim Burjani

  • 12 November 2020 - 10:36

Shkruan:Blerim Burjani

 Dhomat e Specilizuara të Gjykatës Speciale qëllimin kryesore e kanë vertëtimin e Zingjirit Komandues (Konventa e Gjeneves) gjatë luftës në Kosovë.

A ka pas organziim të luftës dhe a ka pas Shtabë të Përgjithshëm  të UCK gjatë luftës , pra a ka përgjegjësi të centralizuara, me fjlaë të tjera a ka pas përgjegjësi dhe dhënie të urdhërave komandues për të marr ndonjë veprim ose mos veprim.Tentativa e Gjykatës është të zbuloj për gjatë punës së saj dhe të konstatoj se a ka pas përgjegjësi të centralizuar apo individuale?

Nga konstatimet e tyre varen edhe personat e dyshuara për veprime që thuhen se janë ndërmarrë para , gjate dhe pas luftës në Kosovë.

Të përkujtojm se të luftërat guerile gjykatat  tilla më shumë  tentojn  te konstatojn  përgjëgjësia individuale se sa përgjëegjësia e centralizuar.

Po ashtu të përkujtojm se edhe Tribunali Ndërkombëtar në Hagë për lufëtrat në Ish-Jugosllavi kishte dështuar në rastin e Kosovë dhe rastet Limaj ,Haradinaj dhe të tjerëve të vertetoj edhe përgjegjsin individuale dhe përgjëgjësin e centralizuar.Kjo gjykat then ligjet ne fuqi te Kosovës, nuk I respekton simbolet e shtetit te Koosvës të cilën e ka themeluar,asnjë simbol as flamur të Kosovës e as asgjë  të shtetit nuk ka në sallën ku zhvillohen gjykimet.Kjo Gjykatë është themeluar më një marrvëveshje BE dhe Kosovë, por vepron në emër te Kosovës, nëse vazhdon kjo Gjykatë të mos respektoj shtetin themelues juridiksioni I saj mund te kontestohet dhe ndryshohet nga themeluesi I saj pra nga Kuvendi I shtetit te Kosovës

Kjo Gjykat(Dhomat e Specilizuara) për gjatë zhvillimit te seancave si synim të saj do ta ketë përgjegjësin individuale pasi që të dështon përgjegjsia e centralizuar e që për këtë qëllim këto Dhoma  të Specilizuara janë themeluar për “vertetuara apo dështuar “ në këto procese.Kjo Gjykatë orientimet e saj i ka tek përgjegjësia e centralizuar apo Shtbai i Përgjithshëm.

Kjo Gjykatë së bashku me prokurorin duhet të respektoj plotësisht të drejtat e palëve në procedurë sidomos palëve të akuzuara.

Aktakakuza fillestare është gjenerale dhe jo treguese  e qartë që palet ngarkohen me akuza  dhe pretendohen  nga kjo Gjykatë se janë  kryer vepra të rënda penale jo vetëm me peshë për zbardhjen e rasteve ne Kosovë  por për nga pesha e cilësimit të veprave  synohet edhe veprat penale që kanë   kontekstin  ndërkombëtar (sipas së drejtës ndërkombëtare penale-konevntave ndërkombëtare).

Tash a do të arrihen qëllimet e saj janë temë tjetër, apo kjo  do të jet Gjykatë me tepër verifikuese se sa denuese , kjo pritet te vertetohet nga proceset dhe seancat e ardhme.Synim përfundimtar I këtryre dhomave  do te jetë përgjegjësia individuale.

Reaksionet politike nuk mund te qojn peshë sa faktet juridike qe është themeluar kjo Gjykat, herën e fundit ka reagime nga Komiteti për Politik të Jashtme të SHBA duke rikujtuar këtë gjykatë se mandate i saj është edhe përfshirja   minoritetin serb që janë përfshir në luftë në Kosovë  dhe kanë kryer krime kundër shqiptarve.

Kjo gjykat akuzon palët –lideret e UCK , Hashimin, Kadiriun  , Jakupin,   Rexhepin dhe Saliun ,  për vepra penale me peshë të madhe nderkombëtare të kryerjes së veprave penale –krime të rënda kundër nnjerzimit. Realisht kjo Gjykat do të ballafaqohet me problem të asja ne mes fakteve dhe thash e thenave për luftën dhe veprimet e luftetarëve kjo do të jet sidë edhe për këtë gjykatë edhe për themeluesin e saj.Këtë Gjykatë mund ta karakterizojn seancat e gjata  ndoshta me 5 vjet te ardhshme por pa ndonjë rezultat, një cështje është e qart se kjo gjykatë ka mekanizmat e brendshëm të saj që mund ta stopojn punën e saj Omduspersoni (mbrojtja e të drejtave të njeriut), dhe dhoma e saj kushtetuese(validitetii saj).Kjo gjykat është rasti me unik në botë që është themeluar nga një shteti të cilin nuk ia njehë as simbolet e saj  dhe nuk e njehë themeluesin e saj Kuvendin e Kosovës.

Cfarë Gjykate është kjo?Është histori në vete dhe në përnbajtje, unike jo e zakonshme as me norma civile ndërkombëtare e as me të drejtën zakonore bdërkombëtare.

Kjo Gjykat duhet te jet efektive ne respektim të plotë të drejtave të njeriut.Puna e kësaj gjykate do të përqëndrohet në disa etapa:

1.Faza e verifikimit të fakteve dhe dëshmive

2.Faza e verifikimit te “mundshëm- të pamundshëm” të  fajësis në zingjrin komandues

3.Verikimi  i mundshëm/ I p,umdshëm i fajësisë individuale

Epilogu dhe fati i kësaj gjykate është I panjohur uk dihet se a do të mund të përfundoj këtë mision dhe qysh?

Konsideroj se është më rëndësi  që Bashkimi Evropian dhe shteti Kosoves të jen syqelur për punën e saj dhe veprimet dhe mandatin e saj 5 vjecar dhe përmbylljen e punës së saj brenda këtij mandati që rrjedhë edhe pas pesë viteve të themelimit të saj. Kjo gjykat do të vazhdoj punën e saj deri në përmbyllje me një marrvëshje përfudnimtare të konstatuar nga Kosova dhe Bashkimi Evropian kjo gjyjatë ka përmbyllë punën e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".