Këto janë partitë politike që duhet të penalizohen për vjedhjen e fondeve të luftës, 3% dhe "Vendëlindja Thërret"

Këto janë partitë politike  që duhet të penalizohen për vjedhjen e fondeve të luftës, 3% dhe
Këto janë partitë politike  që duhet të penalizohen për vjedhjen e fondeve të luftës, 3% dhe

Faik Krasniqi

  • 12 November 2020 - 19:13

Shkruan: Faik Krasniqi

As çereku i këtyre parave nuk janë dhënë për çfarë janë kërkuar. Pjesa dërrmuese janë avulluar nga përgjegjësitë e këtyre fondeve. Në PDK dhe LDK janë përgjegjësit e këtyre fondeve. Prokuroria duhet të kërkoj llogari nga këta njerëz brenda këtyre dy partive!

-Në fillim të viteve '90' qeveria "Bukoshi" në ekzil, themeloi fondin 3 përqind. Çdo familje në Diasporë nga të ardhurat e tyre, kanë kontribuar me 3 përqind në këtë fond. Për një dekadë në këtë fond janë grumbulluar me qindra miliona marka, dollarë dhe franga. Në vitin 1998 me fillimin e luftës në Kosovë, LPK themeloi fondin "Vendlindja Thërret". Pak kohë më vonë u themelua edhe një fond tjetër, fondi "Atdheu në Rrezik". Edhe në këto fonde janë grumbulluar me qindra miliona marka e dollarë. Nga 1000 marka gjermane çdo muaj, ka qenë i obliguar çdo shqiptar në marrëdhënie pune që t'i derdh në këtë fond. Ka pasur familje me gjendje ekonomike të mirë, që kanë dhënë edhe shumë më të majme. Pa përjashtuar bizneset e shumta të shqiptarëve në Diasporë. partive!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".