Paraliza po troket në dyert e instuticioneve të Kosovës !

Paraliza po troket në dyert e instuticioneve të Kosovës !
Paraliza po troket në dyert e instuticioneve të Kosovës !

Ismail Muçiqi

  • 13 November 2020 - 07:55

As Koronavirusi nuk po e vedison klasën politike që të sillet dhe veprojë karshi rrethanave dhe situatave të papritura të cilat po dhënë sinjale shqetësuese për shtetin.

Analiza e raporteve të ecurive ekonomike të Kosovës të cilat dolën nga Banka Kombëtare tregojnë se për shkak të rrethanave sfiduese të Pandemisë dhe dështimeve të një pas njëshme të Qeverisë dhe të Institucioneve të Kosovës shkalla e ramjes ekonomike gjatë këtij viti po sillet 5 deri në 7%.

Këta indikator tregojnë se Ekonomia e Kosovës e cila është në shkallën më të ulët të shteteve të rajonit, për shkak të dështimit të politikave zhvillimore dhe të mungesës së investimeve nga jashtë rrezikon që një numër i kapaciteteve dhe degëve të ekonomisë të mbyllen dhe të falimentojnë.

Institucionet e Shtetit përkatësisht Qeveria aktuale të cilës si duket i ka humbur rruga në oborr po merr vendime at hokë duke i ashpërsuar masat administrative deri tek karantina kundër qytetareve të cilët kanë shumë halle dhe probleme si në aspektin financiarë një ashtu edhe në mbrojtjen dhe menaxhimin e gjendjes shëndetësore të një numër të madhë të anëtareve të familjes të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme kronike e mos të themi akute.

Një Qeveri e cila nuk është në gjendje të krijojë rrethana juridike për të votuar ligjin për pakon emergjente për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe bizneseve të cilat gjatë kësaj periudhe pësuan ramje duke i reduktuar edhe me qindra mija vende të punës.

Statistikat tregojnë se vetëm gjatë këti viti për shkak të mbylljeve nga Pandemia e Koronavirusit dhe nga masat radikale të Qeverisë dhe të Ministrisë përkatëse të Shëndetësisë afër 20 mijë persona janë largua nga  puna.

Kjo që po ndodhë është jo vetëm pasqyrë e shkallës se pa përgjegjësisë dhe mungesë e vetëdijes por kjo tregonë edhe mjerimin dhe dhimbjen e gjendjes në Shoqërinë Kosovare.

Paraliza institucionale është prezente po thuajse në të gjitha institucionet aktuale të cilat po thirren në emër të qytetarëve.

Sot sillen dhe veprojnë pa fije turpi duke e keqpërdorur votën dhe besimin e popullit.

Ka kohë që një numër i ligjeve dhe qashtjeve tjera të karakterit shtetëror kanë mbetur të pa votuara për shkak të mungesës së forumit dhe opstrukcioneve të deputeteve ndaj çështjeve të caktuara të cilat duhet të aprovohen në Parlamentin e Kosovës dhe kanë rendësi shtetërore.

Se në qfarë shkalle ka ra niveli dhe morali i partive politike dhe i mekanizmave tjerë të Qeverisë dhe Parlamentit tregon më së miri situata momentale në Parlamentin e Kosovës puna e të cilit është e varur nga lista serbska dhe nga Kabineti i Aleksandër Vuqiqit.

Shtetet e Ballkanit që nga shfaqja e Pandemisë kanë aprovua nga 3 pako financiare për tu ndihmuar qytetarëve në përballjen me Pandeminë, si dhe për tu ndihmuar familjeve në këto ditë të vështira për të sigurua ushqimë barëra dhe artikuj tjerë ushqimorë të nevojshme për jetën e përditshme.

Shtetet për rreth Kosovës si masë paraprake kanë nda nga 100 euro për çdo qytetarë që kanë shtetësinë dhe janë qytetarë rezidentë të një vendi.

Epidemia mundë të parandalohet dhe të luftohet shumë më lehtë kur qytetarët kanë burime financiare si dhe rezerva për të përballuar ketë murtajë famë keqe.

Shteti ka obligimë që tu ndihmojë qytetarëve duke u sigurua sasi të nevojshme dhe të mjaftueshme të ushqimit, duke aprovua masa lehtësuese për lirimin nga taksat dhe obligimet e përditshme si janë energjia elektrike uji, bërllogu, komatat bankare si dhe infraskurturën e nevojshme në mënyrë që njerëzit të kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pa pasur nevojë apo detyrime  për të dalur apo lëvizur për të kërkuar punë për ta ushqyer familjen.

Në fundë po theksojmë se me këto eksperimente dhe masa të cilat po i aplikonë Qeveria e Kosovës ndaj qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit jo që nuk sollën rezultate në parandalimin apo luftimin e Covid 19 por kjo mënyrë e menaxhimit ka krijua kaos dhe q/rregullim total të rendit dhe jetës normale tek çdo familje Kosovare dhe po shkakton pasoja dhe trauma me përmasa.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".